web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali i BOOM/ Fabrika e riciklimit “rrezik vdekje” për banorët në Librazhd

23 Tetor 2017, 17:48, Aktualitet CNA

Tjetër masakër mjedosor me rrezik për jetën e banorëve është denoncuar në emisionin ?BOOM? në RTV Ora News.

Kamera e BOOM udhëtoi në Librazhd, aty ku banorët e lagjes ?Detashmen? janë në rrezik për jetën pasi në hyrje të kësaj lagjeje ndodhet fabrika e riciklimit, e cila  ka bllokuar  rrugën me mbetje nga më të ndryshme, kryesisht  pjesë elektronike.

Lagjja ndodhet vetëm 2 km larg nga qendra e qytetit të Librazhdit, por banorët janë shumë të shqetësuar për këtë situatë.  Ata thonë se kanë vetëm dy mundësi për të shkuar në shtëpi, ose të kalojnë përmes fabrikës së riciklimit, ose mbi shinat e trenit.

Për shkak të problematikave të shumta kjo lagje mund të quhet ?toksike? pasi  toka, ajri dhe uji  kanë një nivel të lartë ndotje. Fabrika e riciklimit jo vetëm që ka bllokuar rrugën por nuk ka as kanalizim për  ujrat që dalin nga  përpunimi i mbetjeve.

Pa kanalizime janë edhe  të gjitha banesat e  lagjes ?Detashmen? duke e bërë zonën një burim infeksioni. Por me e tmershme është kur  mëson se e gjithë  kjo lagje është plot me mbetje spitalore. Mjafton të gërmosh pak tokën dhe  mbetjet shfaqen në çdo cep.

Gazetarja e BOOM foli edhe me pronarin e firmës, i cili tha se do ta pastronte rrugën por për momentin firma e tij ndodhet në një krizë financiare.

Ndërsa institucionet, Inspektoriati i Shëndetit Publik dhe Bashkia nuk marrin asnjë përgjegjësi.

Denoncimi i banorëve në BOOM

Banori: Jemi të bllokuar  nga plehrat nuk kemi ku të kalojmë. Lart kalon treni, poshtë janë mbetjet. Kemi 3 probleme rruga kryesore, kanali i ujrave të zeza dhe fabrika e riciklimit. Bashkia të marrë masa dhe të na japë një zgjidhje.

Banori: Kur kam shkuar në bashki më kanë nxjerrë jashtë sikur të jem qen rrugësh.

Banori: Në 2014 djalit i ranë flokët. Nuk lashë vend në Shqipëri, megjithatë përfundova në Greqi.

Gazetarja: Kush është arsyeja e rënies së flokëve?

Banori: Arsyeja janë lëndët reaktive dhe ndotja.

Gazetarja: Po vajza ka një shenjë në faqe?

Banori: Vajza ka gati një muaj me këtë shenjë, e ka dhe këtej nga këmbet.

Djali 10 vjecar thotë: Mua më shqetëson shumë era, ve dorën në hundë kur vij në shtëpi. Kur dal  jashtë me merret fryma  nga ajri i pisët.

Pronari i firmës ricikluese: Jam në krizë financiare

Gazetarja: Kemi ardhur për të ndjekur një shqetësim të këtyre banorëve, që kanë dy probleme, e para është me rrugën tuaj. Pretendimi është që është bllokuar rruga nga këto pajisje elektronike që ne pamë  dhe e dyta ka një kërkesë për të vendosur tubacion për ujërat që përpunohen mbetjet, sepse janë vatër infeksioni?

Pronari i fabrikës riciklimit: Banorët mund të kenë të drejtë,unë jam në pozita të vështira ekonomike.

Më kanë ardhur dy tre here, por ngaqë unë s?jam mire ekonomikisht dhe kam qenë komplet i çorjentuar. Do t?ia bëj, unë nuk mund të dal dot kunder 20 ose 30 vetave.

Do t?ia heq do t?ia mbledh që të mos kem problem. Jam blloku totalisht nga ana e lekut. Jam në pozita të vështira, nuk është turp të tregosh. Ato kanë të drejtë do mundohem ta bëj, do mbledh fonde do ta bëj do t?ia heq. Është në ditë të zezë bisnesi.

Banoret kanë  dorëzuar një kërkesë  te Drejtoria e Shëndetit Publik Librazhd në  mars të vitit 2017, por deri tani asgjë nuk është bërë.

Gazetarja: Kam ardhur këtu se po ndjek një shqetësim qytetar. Mbetjet spitalore përpara shtëpive dhe janë të mbuluara me dhe. Nuk e di nëse jeni në dijeni të kësaj problematike?

Inspektore e Shëndetit Publik: Po, po jemi në dijeni. Unë kam folor dhe me zotërinë edhe kemi shkuar e kemi parë rastin, e kemi verifikuar. I kemi çuar shkresë Inspektoritit Elbasan. Sepse ne kështu e kemi, çfarë konstatojmë vëmë në dijeni Inspektoriatin, këtë kemi të drejtë. Para 2015-tës kemi pasur të drejtë që mund të vinim gjoba, procesverbale, masa të tjera. Ai është një subjekt, duhet ti vënë gjobë atij subjekti.

Qytetari: Në Elbasan isha dy herë dhe më thanë s?ka ardhur kërkesa këtu.

Inspektore e Shëndetit Publik: Kjo është ankesa juaj, numri i telefonit të zotërisë. Në 16.3  e ka sjellë zotëria.

Gazetarja: Dmth ankesa është bërë që në mars të 2017 dhe ka 6 muaj që nuk gjen zgjidhje.

Inspektore e Shëndetit Publik: Ne i kemi çuar shkresën Inspektoritatit Shtetëror Shëndetësor, ja ku është këtu. Në mars ku ka ardhur dhe është ankuar në datën 16. Ne kemi shkuar, kemi verifikuar rastin, kemi bërë shkresë për Inspektoriatin, është drejtuar nga Shëndeti Publik Librazhd në datën 4 prill ia kemi cuar ne. Aty është një fabrikë e riciklimit të plastmasit dhe ai ujrat e zeza, të gjitha mbetjet e fabrikës ai nuk i kishte sistemuar deri në fund. I kishte lënë te fusha. Ky ishte shqetësim dhe është e vërtetë, ama edhe banesat të këtyre familjeve nuk ishin të sistemuara.

Gazetarja: Për sa kohë Elbasani nuk përgjigjet, si i bëhet?

Inspektore e Shëndetit Publik:  Edhe ne nuk kemi çfarë ti bëjmë.

BOOM shkoi në bashki, por as kryetari dhe as nënkryetari nuk ishin në zyrë edhe pse ora ishte 13:00 e mesditës

Informacioni: Çfarë problemi  kishit?

Qytetari:  Çfarë problemi  kam unë? I kam fëmijët të gjithë të sëmurë, nga mbetjet spitalore që kam te shtëpia te dera e shtëpis. E di kryetari vetë, i kam qenë nja 20 herë në zyrë bashkë me këto komshijtë e mi.

Informacioni:  Nuk është asnjëri  këtu, prandaj nuk di kush? .

Gazetarja: Nuk mund të na presi njeri, gjithë kjo Bashki askush nuk mund të na përgjigjet? Brenda orarit zyrtar që një Institucion mos të ketë asnjë person përgjegjës nuk më duket normale. Asnjë titullar as Kryetari as Nënkryetari?

Informacioni: Ishin sot.

Gazetarja:  Po është ora 1 dhe nuk i gjejmë këtu?

Informacioni:  Kanë ikur në një vaki.





Lajmet e fundit nga