Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
MARK MARKU
Ka shumë shkaqe për mu ngesën e shtetit ligjor në këta 27 vjet të pluralizmit politik në Shqipëri, por asnjëri prej tyre nuk do të bëhej i perceptueshëm pa sjellë ndërmend disa ngjarje të rënda të ndodhura nga viti 1991 e këtej në Shqipëri. Ngjarjet janë këto: Masakra e 2 prillit në Shkodër, në vitin 1991, manipulimi i zgjedhjeve në maj të vitit 1996, rënia e piramidave në vitin 1997 dhe revolta e armatosur që pasoi këtë rënie, vrasja e deputetit Azem Hajdari në shtator të vitit 1998, shpërthimi i Gërdecit në vitin 2008, shfaqja e videos së Ilir Metës, sulmi ndaj Kryeministrisë dhe vrasja e katër protestuesve në bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?, në janar të vitit 2011.
E fundit në këtë listë ngjarjesh të rënda është kanabizimi i Shqipërisë dhe skandali që shpërtheu pas publikimit të të dhënave të mbledhura nga policia italiane që implikonte Policinë e Shtetit dhe ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, si mbështetës të këtij aktiviteti kriminal. Pse janë pikërisht këto ngjarje si fjalëkyçe për të kuptuar një nga shkaqet themelore të dështimit të shtetit ligjor në Shqipëri? Sepse në këto ngjarje janë përfshirë drejtpërdrejt figurat më të rëndësishme të politikës dhe shtetit shqiptar të këtyre 27 vjetëve: Ramiz Alia, Gramoz Ruçi, Fatos Nano, Sali Berisha, Ilir Meta dhe së fundmi Edi Rama.
Ka edhe figura të tjera të rangut të dytë, të tretë apo të katërt të përfshira në këto ngjarje, por ato nuk e shpjegojnë dukurinë. Përfshirja e figurave më të rëndësishme politike dhe shtetërore në këto ngjarje i ngarkonte ata me përgjegjësi të drejtpërdrejtë, për të cilat do të duhej të përgjigjeshin para drejtësisë. Por, për ta shmangur këtë, pas çdo ngjarjeje të tillë, është ndërmarrë prej tyre një fushatë e ashpër kundër sistemit gjyqësor, duke e detyruar atë që për secilën nga këto raste të mos bëjë gjykime të pavarura për të nxjerrë fajtorët e këtyre ngjarjeve të rënda me pasoja për jetën e qytetarëve dhe shtetin shqiptar.
Fushata të tilla kanë përfunduar thuajse përherë me ?sukses?, që në këtë rast nënkupton vënien nën kontrollin e tyre të sistemit të drejtësisë, duke e degraduar këtë sistem në një strukturë që garanton paprekshmërinë e njerëzve zullumqarë të veshur me pushtet: presidentë, kryeministra, ministra, deputetë, funksionarë të lartë publikë. Këtej kemi edhe paradoksin që në vendin europian me më shumë korrupsion, shkelje të ligjit, manipulime vote, trafik dhe kontrabandë të paligjshme të kemi kaq pak eksponentë të sferave të larta të shtetit që janë përballur me ligjin për pasojat e krimeve të tyre.
Për kompensim në sistemin e drejtësisë është toleruar dhe madje inkurajuar korrupsioni i një pjese të mirë të gjykatësve dhe prokurorëve, pasi si të korruptuar ata ishin më të nënshtruar dhe më të shantazhueshëm. Në këtë këndvështrim, rasti Tahiri shfaqet si atentat i radhës kundër drejtësisë dhe shtetit ligjor, pasi përmes përgjimeve dhe hetimeve të bëra nga policia dhe gjykatat italiane, nuk komprometohet vetëm emri apo figura e një ish-ministri të Brendshëm, por zbulohet se procesi i kanabizimit të Shqipërisë është realizuar në bashkëpunim të plotë me strukturat e shtetit shqiptar.
Edhe nëse nuk e fitojnë statusin e provës së krimit për prokurorinë dhe gjykatat, ato në vetvete para syve të opinionit publik shprehin realitetin e zymtë të shkrehjes totale të shtetit shqiptar, të rënies së tij në gjunjë para strukturave të narkotrafikut, të komprometimit të rëndë të tij. Informacionet dhe provat janë mbledhur nga institucione të pavarura dhe të specializuara të një shteti të fuqishëm demokratik europian si Italia. Tek e fundit të njëjtat informacione, veçse jo të detajuara, iu transmetuan opinionit publik shqiptar dy javë më parë nga ambasadori amerikan Lu.
Pra, ngjarja ishte e rëndë dhe publiku priste me interes reagimin e qeverisë së tij ose më saktë rreshtimin e saj pro apo kundër një drejtësie të pavarur. Rama kishte vetëm dy alternativa në këtë rast: të mbronte veten dhe Tahirin ose sistemin e drejtësisë. Ka zgjedhur veten dhe Tahirin.
Dilema e tij duhej të ketë qenë e fortë, pasi ai gjendej nën presionin e kryqëzuar të opozitës, mediave, opinionit publik dhe ndërkombëtarëve, ndryshe s?ka si shpjegohet ndryshimi drastik në deklaratat e bëra prej tij në dinamikën e ngjarjes. Jo më larg se tri ditë më parë, ai shprehej se: ?Është e neveritshme dhe shokuese çka ka dalë prej bisedave të dy kriminelëve? dhe se kërkonte ?të vërtetën dhe vetëm të vërtetën? prej organeve ligjzbatuese.
Një ditë më vonë, ai e theksoi mesazhin e tij duke krijuar idenë se po e lëshonte Tahirin për drejtësinë, teksa fliste për ?dru të shtrembër në mesin tonë?. Një ditë më pas, ai e përmbysi gjithë ç?kishte thënë më parë, teksa shprehej për atë që po ndodhte si për një ?muhabet pazari, 72 orë çorbë në kazanët e krimit, politikës dhe medias?. Është pikërisht ky ndryshim në deklaratat e kryeministrit që përcaktoi edhe qëndrimin e maxhorancës së majtë në komisionin e mandateve, ku pala socialiste iu përgjigj negativisht kërkesës së prokurorisë për arrestimin e deputetit Saimir Tahiri.
Duke vazhduar më tej, eksponentë politikë, përfshi edhe ministrin e Brendshëm Xhafaj, kanë ndërmarrë një fushatë intimiduese kundër grupit të prokurorëve që paraqitën kërkesën në Parlament dhe vetë institucionit të Prokurorisë. Kryeministri Rama s?po bën asgjë tjetër veçse po përsërit të njëjtin skenar të kopjuar pikë për pikë nga paraardhësit e tij në raport me sistemin e drejtësisë.
Një akt i tillë i jep fund shpresës se kjo histori do të mbyllej njëherë e mirë me zbatimin e reformës në drejtësi. U përkiste organeve të drejtësisë dhe vetëm atyre ta përcaktonin nëse është apo jo fajtor Tahiri. Pikërisht në momentin kur ata iu futën punës për hetimin e çështjes, kryeministri Rama dhe maxhoranca që ai drejton iu futën punës për t?i bllokuar ata, gjë që zhduk edhe shansin më të vogël për të pasur shtet ligjor në këtë vend.
Pra, do të përsëritet e njëjta histori, ku pas çdo ngjarjeje të rëndë që implikon personalitetet e larta shtetërore apo politike, drejtësia vihet nën kontrollin politik dhe me siguri, pas kësaj do të përsëritet e njëjta histori bajate dhe kriminale e 27 viteve: sulm mbi prokurorët (ndonjëri prej tyre vetëm pse ishte nga Tropoja, a thua se tropojanët e kanë të ndaluar me ligj të jenë prokurorë apo gjykatës), sulm gjykatave dhe përveç kësaj, bashkëpunim me ta në korrupsion dhe padrejtësi, në abuzime dhe privilegje, sepse vetëm si të tillë mund të jenë vulnerabël para sistemit politik dhe rrjedhimisht në shërbim të tij.
Tjetra, pra ajo që kemi dëgjuar për veting dhe pastrim të sistemit gjyqësor, për gjykatës të pavarur dhe ndëshkim të të korruptuarve, nuk janë gjë tjetër veçse një përrallë e bukur për dimrin që po troket në derë. /Panorama.com
Pak më parë “CityNews.al”, raportoi se një i shoqëruar është...
Një person i shoqëruar në kryeqytet është arratisur nga ambi...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i kanë marrë seriozisht kër...
I ftuar në edicionin e lajmeve në “News 24”, Andi Bushati, k...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadh...
Një tjetër lëvizje ka ndodhur në Top Channel. Moderatorja e ...
Jonida Shehu, moderatorja e “Pasdite në Top Channel”, pas la...
ISIS ka ndërmarrë së fundmi një sulm në një qytet qendror të...
Gazetari i njohur Agim Xhafka, ka ironizuar me qëndrimet e k...
Ish-shefi i Antidrogës së Fierit, Dritan Zagani, ka dhënë nj...
Ditën e sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve priti në takim ...
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, me mbështetje të JTI shpall k...
Situata politike shqiptare po kalon ditët më të nxehta të sa...
Pas mbajtjes për vite të tëra të vlerave të mëdha të parave...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim, K...
Zirkon Disha aktivist i shoqërisë civile ka reagur nëpërmjet...
115 fëmijë, gra e burra, të gjithë emigrantë sirianë kanë mb...
Një aksident me vdekje ka ndodhur mesditën e sotme në Lezhë....
Nuk mund të rri pa e bërë këtë koment për dy arsye:Së pari s...
Gjykata e Kavajës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe dën...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...