Policia e Shtetit jep alarmin/ Kujdes me ekspozimin e të dhënave bankare
Policia e Shtetit ka bërë një njoftim të rëndësishem nëpërmj...
Pas akuzave të bëra nga kryeministri Rama mëngjesin e sotëm, në lidhje më çështjen e Saimir Tahirit, për të cilën tha se akuzat e prokurorisë janë bazuar në bindje politike dhe jo në fakte dhe prova, ka reaguar Prokuroria për krimet e Rënda.
Prokuroria për Krimet e Rënda shprehet se deklaratat politike nuk do të mund të intimidojnë aktivitetin e tyre hetimor.
Prokuroria deklaron se ishte e qartë se që në fillim të hetimit do të përballeshim me goditje frontale politike.
Gjithashtu në njoftimin për shtyp të organit të akuzës thuhet se deklarata e sotme e Ramës ishte e kundërt me atë që ka deklaruar për reformën në drejtësi.
Deklarata e plotë:
Prokuroria për Krime të Rënda rithekson qëndrimin e saj se deklaratat politike nuk e kanë intimiduar dhe nuk mund ta intimidojnë aktivitetin e saj hetimor.
Prokuroria për Krime të Rënda e ka të qartë se, që në fillimet e këtij hetimi, do të përballej me goditje frontale politike, për shkak se person nën hetim është ish-ministri i Brendshëm dhe aktualisht deputet i Parlamentit të Shqipërisë.
Por, kjo nuk e pengoi aspak që t?i drejtohej Kuvendit të Shqipërisë me kërkesë për autorizimin për arrestimin e personit nën hetim. Pasi, në vlerësimin e prokurorëve të çështjes, ekzistojnë kushtet dhe rrethanat ligjore, për të cilat është e nevojshme të merren masat që parashikon Kodi i Procedurës Penale për rastet e veprave të rënda, si ato të ?Trafikut të narkotikëve?, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, si edhe ?Korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë?.?.
Gjithçka çfarë u deklarua publikisht nga Kryeministri i Shqipërisë z. Edi Rama, paraditen e së Hënës (dt. 23.10.2017) shkon në të kundërt të asaj që është deklaruar për dy vite me radhë-Reformën në Sistemin e Drejtësisë.
Në fjalën e tij, kryeministri, në cilësinë e Kryetarit të subjektit politik që ai drejton, shprehu opinionin dhe vlerësimin mbi provat e paraqitura në mënyrë sekrete nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda në Këshillin e Mandave dhe Imuniteteve në Parlamentin e Shqipërisë.
Pra, në mënyrë publike, Kryeministri mori rolin e gjykatës, një atribut që nuk i takon as me Kushtetutë dhe as me ligj.
Në vlerësimin tonë, ky qëndrim publik i Kryeministrit është sinjal i qartë që lufta kundër korrupsionit në nivele të larta, qëllimi i të cilës ishte edhe miratimi i Reformës në Drejtësi, do të kontrollohet nga politika.
Prokuroria për Krime të Rënda ka pasur kënaqësinë, disa kohë më parë, të dëgjojë përvojën e homologëve të saj në Kroaci, hetimet e të cilëve, të nisura për një orë dore, përfunduan me arrestimin e, më tej, me dënimin e ish-kryeministrit të atij vendi. Gjithashtu, përvoja të ngjashme të suksesshme ka pasur edhe në vende, si Rumania e të tjerë.
Prokuroria për Krime të Rënda është e bindur se i gjithë faktori politik shqiptar, i mbështetur edhe nga partnerët më të rëndësishëm ndërkombëtarë, hartuan Reformën në Drejtësi, duke pasur si guidë të suksesshme përvojën kroate e rumune, të cilat i ndihmuan për t?u integruar në Bashkimin Europian.
Nëse hetimet e Prokurorisë do të shoqërohen me ndërhyrje flagrante të politikës, atëherë qëllimi i Reformës në Drejtësi për luftën kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë në nivele të larta, do të jetë një sfidë e cila nuk do të përballohet me sukses.
Gjithësesi, Prokuroria për Krime të Rënda po vijon hetimet e saj, si për rastin konkret, ashtu edhe për çështje të tjera të krimit të organizuar dhe grupeve të strukturuara kriminale. Deklaratat politike dhe, sidomos presionet indirekte me procesin e Vetingut, nuk mund dhe nuk do të mund të cënojnë proceset hetimore.
Policia e Shtetit ka bërë një njoftim të rëndësishem nëpërmj...
Policia e Lushnjes ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë...
Ministri i Jashtëm spanjoll, Alfonso Dastis, ka mohuar se ve...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke procesuar numërimi...
Një 57-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, pasi makina...
Sot prokurori i përgjithshëm i antimafias në Itali, Franco R...
Grupi Balfin njofton blerjen nëpërmjet kompanisë së krijuar ...
Menjëherë pas deklaratës së kryeministrit Rama, i cili doli ...
Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur sot përjashtimin e Sa...
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një automjet është për...
“Saimir Tahiri do vazhdojë të jetë një njeri i lirë dhe një ...
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, në mbledhjen...
Mëngjesin e sotëm, koha ka qënë me vranësira dhe me reshje t...
Komunikimin javor me qytetarët që zakonisht e bënte të diela...
Në të gjithë territorin e Kosovës janë mbyllur të gjitha ven...
Do e shijoni deri ne maksimum kete dite kaq te bukur per das...
Do jeni te stresuar shumicën e kohës ju te dashuruarit dhe s...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...