Grupi Balfin investon 180 milion euro në Maqedoni në projektin më të ri Skopje East Gate
Grupi Balfin njofton blerjen nëpërmjet kompanisë së krijuar ...
Sot prokurori i përgjithshëm i antimafias në Itali, Franco Roberti, i kërkoi qeverisë së vendit të tij ndërhyrjen emergjente për një luftë frontale të drogës, ose legalizimin e saj. Midis të tjerave gjyqtari me origjinë napolitane, theksoi faktin se Italia është totalisht e pushtuar nga droga dhe se pasojat ndihen kudo. Ai hodhi idenë e legalizimit në mënyrë që shteti të konkuroj tregun e kriminelëve, një lloj monopoli për të bllokuar drogat e lehta e sidomos ato që vine nga Shqipëria. Dhe në fund ai e mbylli duke thënë se shteti është krijuar për të luftuar kriminelët dhe jo për të bashkëjetuar me ta. Një fjalë e publikuar edhe në shumë media të vendit tone.
Thjesht si një informacion, kur duhet të ishte një analizë me t’i vënë gishtin kokës. Dhe kjo për faktin që tregon se sa problem është bërë Shqipëria për vendet fqinje dhe Europën. Në një fare mënyre këtu merr përgjigje edhe ajo pyetja e përditshme, se, pse vendi ynë po vonon kaq shumë integrimin përfundimtar në Bashkimin Europian. Franco Roberti përmendet edhe nga shtypi në botë për konstatimin se grupet mafioze të dorës së dytë në Itali janë bërë më të rrezikshëm se etërit e tyre. Dhe kjo fal tregut të lire të drogës që vjen nga vendi përmatanë Adriatikut, pra vendi ynë.
Pak muaj më pare një alarm të tillë e dha edhe Greqia, madje duke theksuar se nga Shqipëria nuk vjen vetëm droga por edhe bosët e saj. Personi së cilit i referohej qe një qytetar i Delvinës me post në dogana dhe që sot është në kërkim.
Nga kjo luftë e fqinjëve, nga arrestimet në masë të shqiptarëve në Itali, për shkak të përgjimeve rezulton se në periudha dy a tre vjeçare vetëm nga Vlora janë transportuar drejt Italisë, si nga ajri dhe deti, tonelata kanabis sativa (35 deri 40 ton) me vlerë mbi 350 mijë euro. Vetëm nga Vlora…, po nga e gjithë Shqipëria? Përgjigja është alarmante dhe kjo i përket qeverisjes së Edi Ramës. Janë shifra që me të vërtetë kanë luajtuar themelesh organet e hetimit dhe të akuzës në vendin fqinj. Dhe sado që shqiptarët të grinden mes tyre me llogjet se pse kjo prokurori kështu e ashtu. Pse nuk arrestoi Berishën në 21 janar 2011, por kërkon arrestimin e Sajmirit sot, etj. Sado të japim shfaqe me qytetarë të verbuar pas iksit a ypsilonit, mes lotëve, pas fitoreve partiake, halli i tyre është një, lufta pa kompromis trafikantëve dhe lënien e Shqipërisë nën shenjtërinë e pisllëkut të saj.
Rasti i Vlorës është në fakt nisja e tatëpjetës së Edi Ramës, edhe për faktin tjetër se ai është edhe një deputet fuqiplotë i saj. Shifrave kokëforta, përgjimeve, avionëve të rrëzuar, depove të kthyera në rafineri, emrave me pushtet, kryepleqve në zonat e thella etj., mund t’ua falim ne, mund t’ua fali Edi Rama, partitë ku aderojnë dhe që ngrohën duart me lëpushkat nga kanabisi, por asesi Europa. Edi Rama mund të shkoj konferancave, mund të flasi për progres, për politika rajonale në përmisimin e klimës. Mund të flasi gjithë ditën duke u dhënë mënd për luftën kundër drogës dhe krimit. Mund të justifikoj për shkak të kapjes ish ministrin e plot rreth tij tashmë të shkarkuar e përjashtuar, por kjo nuk ia ndal aspak më zdrypjen. Shifrat flasin të kundërtën e sharmit modernist të Edi Ramës. Por dhëntë Zoti që bashkë me botën ta kuptojnë këtë edhe shqiptarët në mënyrë që të bëhen kuratorë të fateve të tyre.
Hiqeni nga mendja se një krahinë e tërë me atë volum prodhimi, që voton kryeministrin…, ku përfliteti ish ministri i brendshëm dhe krahu i djathtë i kryeministrit, të mos u prishi shijen kancelarive matanë.
Këto janë pa pjekuritë shekullore, por edhe të qëllishme të shtetarëve tanë. Në të njëjtën kohë kur një vend i rajonit përshembull, si, Serbia…, edhe pse doli nga luftrat ndër etnike, urrejtjes racore, i garanton Europës siguri nga krimi dhe është më pranë anëtarësimit se ne që kemi plot 27 vjet që e kërkojmë. Mirëpo ndërsa ne merremi me suportin e kultivuesve të drogës, ata pushtojnë qiellin me fluturakë, bëjnë shtet dhe të imponohen. Kurse fluturakët tanë janë Tahirët, ai peshku kavajas, grupet e luginës së Vlorës dhe Delvinës. Sot Edi Rama karshi Europës është një tip i pozitave të Erdoganit, në një izolim total. Në një theqafje pa kthim. Sado ta votojmë. Sado vende me shumicë në parlament t’i japim. Nuk ka kthim mbrapa. Dhe e keqja është se një që e shtyjnë me dy duar, merr me vete edhe popullin e tij.
Grupi Balfin njofton blerjen nëpërmjet kompanisë së krijuar ...
Menjëherë pas deklaratës së kryeministrit Rama, i cili doli ...
Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur sot përjashtimin e Sa...
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një automjet është për...
“Saimir Tahiri do vazhdojë të jetë një njeri i lirë dhe një ...
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, në mbledhjen...
Mëngjesin e sotëm, koha ka qënë me vranësira dhe me reshje t...
Komunikimin javor me qytetarët që zakonisht e bënte të diela...
Në të gjithë territorin e Kosovës janë mbyllur të gjitha ven...
Do e shijoni deri ne maksimum kete dite kaq te bukur per das...
Do jeni te stresuar shumicën e kohës ju te dashuruarit dhe s...
Të gjithë kanë fast foodin e preferuar. Ne jemi të gjithë të...
Dëgjoni ju vajzat e apasionuara mbas makeupit. Sapo u hodh n...
Fotografja Amanda J. Alvares është një tifoze e madhe e seri...
Bota është një vend i mrekullueshëm, plot me vende tropikale...
Të bësh miliona është e vështirë, dhe shumica prej nesh nuk ...
21 tetori është një datë shumë e rëndësishme për Kim Kardash...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...