web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama mbron hapur Saimir Tahirin

23 Tetor 2017, 07:33, Aktualitet CNA

?Saimir Tahiri do vazhdojë të jetë një njeri i lirë dhe një deputet i lirë. Nëse prokuroria del me prova dhe fakte, atëherë do mblidhet komisioni i mandateve dhe do vendosë?.

Kështu u shpreh kryeministri Rama në fjalën e tij para grupit parlamentar të PS, duke lënë të nënkuptohet se nuk do të pranojnë arrestimin e Saimir Tahirit dhe as heqjen e mandatit të deputetit.

Rama u shpreh se do të presin fjalën e drejtësisë, por sipas tij vetëm kur prokuroria të dalë me prova dhe fakte konkrete dhe jo me akzua politike.

Gjithashtu, Rama pohoi se pranon hetimin e Tahirit, ndalimin e daljes jashtë vendit dhe gjithë ndalesat e tjera ligjore, duke vërejtur se pafajësia e tij duhet vërtetuar, por jo me “letra bakalli”.





Lajmet e fundit nga