E hodhën drogën në një rezervuar/ Burg për shqiptarët në Londër
Shpërndarësit e drogës e hodhën kokainën në një rezervuar pa...
Një ironi e fatit i bën liderët tanë të sillen njësoj, kur kapen me duart të zhytuara në krim. Edi Rama po vepron me skandalin e përfshirjes së ministrit të tij më të afërt dhe më të ?suksesshëm?, në të njëjtën mënyrë si paraardhësi i tij me gardistët e 21 Janarit.
Po të kthejmë kokën pas dhe të shohim atë që ndodhi dy vite më parë, ngjashmëria është e frikshme.
Në shtator të 2015, atëherë kur një oficer policie, denoncoi për herë të parë lidhjen e ministrit të Brendëshëm me trafikantët e klanit Habilaj, Rama nuk gjeti dot asgjë më krijuese se sa shpikja e një alibie. Ai e akuzoi Dritan Zaganin si bashkëpunëtor të trafiaknëve dhe si dekonspirues të aksioneve të policisë. Ai zhvilloi një tubim ?madhështor? përpara 2 mijë policëve, në pallatin e kongreseve, për t?u thënë se vëmendja e tyre nuk duhej përqëndruar tek denoncuesi, por tek anatemimi i tij (lexo shkrimin poshtë).
Pra, për kryeministrin më e rëndësishme ishte të përleshej me faktet sesa të përballej me të vërtetën.
Sali Berisha bëri të njëjtën gjë pasi gardistët e tij vranë katër protestues të pafajshëm në bulevard. Fillimisht ai foli për çadra pistoletë dhe thika me helm. Ai këmbënguli deri në marrëzi se faji ishte i atyre që ndodheshin në anën e mirë të historisë (pra se të vrarët ishin qëlluar nga shokët e tyre), njësoj si Rama që i kërkoi policve të dënonin aktin e kolegut të vet, që ai dhe Tahiri e kishin burgosur.
Por, kjo histori e propagandës që do të groposë të vërtetën duke i mbivënë asaj një gënjeshtër të madhe, nuk përfundon këtu. Historia e komportimit të ngjashëm të Edi Ramës dhe Sali Berishës është fatkeqësisht identike. Sjellja e tyre është e njëjtë edhe pasi e vërteta shpërthen në sy të të gjithëve.
Pasi doli me video se katër viktimat e 21 janarit ishin qëlluar nga gardistët brenda kryeministrisë, Sali Berisha zgjodhi planin B. Ai i harroi alibitë e çartura që kishte nxjerrë nga goja dhe shpiku historinë e ?grushtit të shtetit?, ku ishin përfshirë prokuroria, opozita dhe mediat.
Të njëtën gjë po bën edhe Rama. Edhe ai ka vënë në veprim skenarin rezervë. Pasi alibia se Dritan Zagani ishte bashkëpuntor i trafikanëve ra, pasi përgjimet italiane treguan se në mbrojtje të tyre ishte qeveria, Rama filloi të flas për puç dhe komplot.
Ai bën sikur faktet e ardhura nga përtej Adriatikut nuk ekzistojnë dhe sikur gjithçka është një koalicion kundër tij, i organizuar nga prokurorët e nxitur prej opozitës dhe të ndihmuar nga mediat e kazanit.
Të dyja këto histori, aq identike në vullnetin për të varrosur faktet e bëjnë tejet më të lehtë kuptimin e së vërtetës. Por po aq sa na ndriçojnë për të shkuarën, ato kanë aftësinë të na bëjnë më të lexueshme edhe të ardhmen.
Megjithëse zgjati edhe dy vite e gjysëm pas 21 janarit, pushteti i Berishës mori përgjithnjë mbi vete njollën e krimit. Ai vazhdoi të mbijetojë, por humbi çdo legjitimitet dhe kredo morale.
E njajta etapë po hapet edhe për Ramën pas skandalit Habilaj- Tahiri. Për të, tani, ekziston dhe prova flragrante e një qeverisjeje që mbështet dhe mbron trafikantët. Vazhdimi i saj është vetëm një zgjatje agonie.
@Lapsi.al
Shpërndarësit e drogës e hodhën kokainën në një rezervuar pa...
Ditën e sotme në Kosovë ka filluar procesi i zgjedhjeve loka...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me deklaratë...
Autoritetet kosovare kanë konfirmuar se në pikën kufitare në...
Prokuroria e Krimeve të rënda ka dalë nënjë deklaratë për me...
“Panorama” zbardh detaje nga mbledhja e të shtunës e Këshill...
Qytetarët e Kosovës do të vendosin sot me votën e tyre për u...
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar pas ...
Dy grabitës shqiptarë identiteti i të cilëve nuk bëhet i dit...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Int...
Policia ka arritur të vërë në pranga dy të rinj, pasi i ka k...
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi inauguroi Qen...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Kavajë, ku...
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, m...
Policia e Elbasanit gjatë 24 orëve të fundit ka ndërmarrë nj...
Policia e Korçës ka arritur të vërë në pranga një 29-vjeçar,...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me bërjen publike t...
Pas takimit të kryeministrit të vendit Edi rama me Policinë ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...