Nga Artur AJAZI/ Lulin nuk e shpëton dot arrestimi i Saimirit
Luli është turrur në orvajtjen e fundit të tij, për të fitua...
Ajo që të bën përshtypje në këtë zallamahinë e çështjes Tahiri, me aktorë komisionin e mandateve, treshen e prokurorëve, Tahirin vet, publikun që pret, ku midis ka plot femra të eksitura, punë trendi etj…, është ballafaqimi i mësueses më nxënësen. Apo i pedagoges me studenten.
Ky ballafaqim midis zonjës Hysi, rojtares a kuratores së ligjeve qeveritare dhe prokurores Imeraj. Një rob nga grigja jonë, por që i irriton ”reformatorët” me faktin që paska lindur në Tropojë. Dhe po të vësh re sot faqet në shtypin e ditës, ka aq shumë mllef komentesh ku prokurorja del si një kamikaze për emrin e Berishës. Nuk e di, por marrëzia jonë është kaq e bukur, kaq me ethe, sa e gjitha çfarë ndodh në Shqipëri është material brilant për syrin regjisorial. Tek ne asgjë nuk ndodh seriozisht. Tek ne gjithçka bjerret në preteksin e yçklave të njëpasnjëshme që dalin. Ne jemi robër të dyshimit. Dhe kështu kemi për të mbetur. Madje për hatër të këtij dyshimi dhe inatit me iksin apo ypsilonin, nuk e kemi problem të falim çdo mëkat, çdo padrejtësi popullore a sociale.
Jo më kot sot të gjithë po merren me zhbirimin e lidhjeve të prokurores me Berishën, se sa me kartelin e drogës ku përmendet Tahiri. Por mos u nxitoni në përfundime se, prokuroria e Katanias ka akoma prova të pa shpalluara.
Por jemi tek ballafaqimi i mësueses me nxënësin. Eshtë si të thuash ballafaqim i investitorit me produktin. E para, pedagogia plot ironi i kujton prokurores doktorimin, çfarë është dhe çfarë nuk përbën provë. Madje me pyetje që karakterizohen rëndom me atë ë-në shqiptare. Provë është kjo, ë? Thotë media 3 tonë drogë, kjo është prove, ë? E dyta, përballë saj nxënësja që me qetësi i kujton mësidhënien se cili është roli i prokurorit dhe cili i gjykatës etj.
Pse e shoh këtë ballafaqim si një sadifaksion historik? Një rast që do i ofronte vendit intelektualët e vërtetë. Produktet e universitetit të tij. Dhe për më tepër respektin e brezave që po rriten për katedrat edukuese të baballarëve të tyre.
Por nuk ndodhi. E gjitha u kthye në një ironi pyetje përgjigjesh.
Kur duhej të ishte një bashkëpunim i forte në kuptimin e vlerave intelektuale. Aq më tepër kur jemi peng i një reforme në drejtësi duke mbetur në klasë vit pas viti për aderimin në europë. Një bashkëpunim ku askujt tjetër, nuk do i takonte për të qënë më krenar se sa universitetit dhe kësaj pedagoge për studentin e tyre. Por nuk ndodh. Ndodhi e kundërta. Kjo pedagoge që sot është një shtetare partiake, bëhet vazhdimësi e asaj inteligjence mediokre, produkt i universitetit të Tiranës. Jo për fajin e universitetit. Jo për fajin e Shqipërisë, por për fajin e partisë.
Tani se cila është prove dhe cila nuk është e tillë, është bajate t’ia tregosh një pedagogeje të jurispudencës. Por duhet ndonjëherë edhe ajo përvoja me fjalë po bajate prej popullit. Ajo që sipas teje prove është muti, jo era e tij. Tahiri vetëm erë po lëshon. Se cili është dallimi e dashur pedagoge, po ta ilustroj me një bisedë poetike mes gjermano amerikanit Charles Bukowksi dhe së vjehrrës. (Ndofta një vjehërr artistike) Gruaja plot edukate e mirësjellje i ankohej përse njerëzit përdorin fjalë të pista? Në fakt edhe ai ishte një përdorues i hapur i tyre, më shumë se aq. Mbase ajo po i binte pragut që të dëgjonte dera.
Dhe ai iu përgjgij, sepse po të përdorim këtë fjalorthin tend plot edukatë e kulturë, nuk ka më jetë pasi bëhet një jetë e mërzitshme. Kjo po ndodh edhe aty, një edukim i mërzitshëm po vret Shqipërinë ditë më ditë. Dhe sigurisht ti je pjesë e tij./ CityNews
Luli është turrur në orvajtjen e fundit të tij, për të fitua...
Pak minuta më parë një sasi hashashi është gjendur e hedhur ...
Sa here ndodhin ngjarje me permasa te medha qe prekin jeten ...
Në një postim në rrjetet sociale, kryetari i grupit parlame...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, përveç aksionit për mbylljen...
Në një dalje për mediat, kryetari i grupit parlamentar të PS...
Në një postim në rrjetet sociale, ish kryeministri Sali Beri...
Në një dalje për mediat, deputeti i LSI, Nasip Naço ka dekla...
Në një dalje për mediat, deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka ...
Sekretari i Burimeve Njerëzore në FRPD, Indrit Hoxha, ditët ...
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi zhvi...
Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim dhe ka kaluar në se...
Kreu i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio ka mbërritu...
Rreth orës 4 të mëngjesit të së shtunës një person në grind...
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i grupit parlamentar ...
Xhandarmëria franceze ndërmorri një aksion blic në qytezën e...
Aksioni i fundit i ndërmarrë nga Forcat e Armatosura është o...
Pas mbledhjes së Këshillit për Rregulloren dhe Mandatet, ish...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka qënë e pranishme sot në...
Pasi deputeti demokrat Eduard Halimi në mbledhjen e Këshilli...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...