Fatos Nano: Komunikoj me aktorët e duhur politikë
Në një intervistë për “Klan Plus”, ish-kryeministri dhe ish-...
Pas operacionit të zhvilluar në Vlorë ku u kap një sasi rekord droge, Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Rebani Jaupi në një deklaratë për mediat ka dhënë detaje në lidhje me këtë operacion.
Sipas Jaupit, droga e sekuestruar mbrëmjen e djeshme i përket grupit kriminal Habilaj.
Gjithashtu ai bëri të ditur se policia ka arrestuar shtetasin Armand Koçerri, banesa e të cilit ishte shndërruar në magazinë për drogën.
Deklarata e plotë e Policisë:
Mega-operacioni “Banda e Babicës”, kapet rreth 4 ton drogë, 1 në pranga 2 të shoqëruar. Goditet baza ku strehohej droga e grupit kriminal ‘Habilaj’ të ndaluar edhe në Itali
Në kuadër të goditjes së grupeve kriminale që trafikojnë lëndë narkotike drejt shteteve europiane, kryesisht Italisë, Policia e Vlorës në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, kanë finalizuar një mega-operacion të nisur pas një hetimi të mirfilltë me metoda speciale.
Referimi është bërë nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë në datë 30 prill 2017 në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për grupin kriminal të njohur si “Habilaj”, pas informacioneve që kishin siguruar për aktivitetin në fushën e trafikimit të narkotikëve.
Ditën e djeshme në fshatin Babicë është organizuar ndërhyrja në terren në bashkëpunim mes Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Departamentit kundër Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit, Drejtorisë Vendore Vlorë, nën drejtimin e një Prokurori të Krimeve të Rënda dhe Drejtorit të Departamentit kundër Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit, me rreth 50 forca speciale ‘Delta’ dhe forca nga policia lokale.
Në një banesë në këtë fshat është konstatuar një sasi e konsiderueshme me lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Nga peshimi rezultoi 3 978 kg kanabis.
Në përfundim të veprimeve, Policia ka arrestuar si posedues të drogës shtetasin Armando Koçerri, 31 vjeç, banues në Babicë.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale lëndën narkotike si edhe një mjet lundrues gomone në pronësi të Ferdindand Habilaj, me prokurë përdorimi nga Moisi Habilaj, një armë gjahu, si dhe një sasi fishekësh pistolete dhe automatiku.
Ndërkohë po vijojnë veprimet për sekuestrimin e pasurive me burim të dyshimtë për
personat e implikuar.
Në ambientet e Policisë Vlorë janë shoqëruar edhe dy shtetas të tjerë, si edhe po vazhdojnë veprimet për dokumentimin e plotë të kësaj dosje kriminale.
Hetimet po vijojnë intensivisht ne bashkepunim me organin e akuzes dhe partneret ne nivelin e nje operacioni nderkombetar per dokumentimin dhe konfiskimin e pasurive kriminale dhe kryerjen e veprimeve te percaktuara qartesisht ne ligj.
Policia e Shtetit është e angazhuar për goditjen e çdo aktiviteti antiligjor me fokus të veçantë atë në fushën e narkotikeve dhe të pasurive kriminale që burojnë nga ky aktivitet.
Duke përfituar nga ky komunikim me publikun, gjej rastin që në emër të Policisë së Shtetit të ftoj çdo qytetar që ka informacion apo konstaton veprimtari antiligjore të telefonojë falas në numrat 112 ose 129, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të ashpër./ CityNews
Në një intervistë për “Klan Plus”, ish-kryeministri dhe ish-...
Pas kërcënimit të presidentit Katalonas se do të shpallë pav...
Shpërthen lufta mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socalis...
Sipas kreut të PD, Lulzim Basha përgjegjësi dhe përfituesi i...
Në deklaratën e tij për mediat kreu i PD, Lulzim Basha ka he...
Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Adriatik Llalla, ka mbërr...
Në deklaratën e tij për mediat kryedemokrati Basha ka hedhur...
Në një deklaratë për mediat, kryetari i Partisë Demokratike,...
Në një letë dërguar nga presidenti katalonas Carls Puigdemon...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka njoftuar për ...
Ndërkohë që, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, po drekonte...
Analisti Gjekmarkaj ka bërë një analizë të ngjarjeve të fund...
Në një postim në rrjetet sociale, ish-kryeministri Sali Beri...
Në një deklaratë për mediat, kreu i policisë së Shtetit, Hak...
Drejtori i Policisë Haki Çako ka shkarkuar nga detyra të gji...
Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar për herë të parë pas ka...
Një operacion i gjerë i policisë ka ndodhur mbrëmjen e djesh...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në mesnatë në qytetin...
Policia e Shtetit ka dhënë detaje të reja në lidhje me drogë...
Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Int...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...