web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Berisha poston fotot horror/ Kjo është liria e shtypit në narkoshtetin e Noriegës

19 Tetor 2017, 11:33, Aktualitet CNA

Në një postim në rrjetet sociale, ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot dhunimin e një gazetari nga Kavaja.

Në postimin e tij, Berisha ka publikuar fotot dhe thotë se Dritan Kanapari, drejtuesi i portalit Buletini i Kavajës është masakruar nga bandat e qeverisë për shkrimet kritike ndaj pushtetit.

Gjithashtu Berisha shprehet se e dënon në mënyrë maksimale këtë akt kriminal dhe kërkon nxjerrjen e autorëve para drejtësisë.

Postimi i Berishës:

Kjo eshte liria e shtypit ne narko-shtetin e Norieges!

Te dashur miq, ky eshte gazetari, drejtuesi i portalit Buletini i Kavajes, Dritan Kanapari, qe u masakrua parembreme nga bandat e qeverise tek dera e shtepise, per shkrimet e tij kritike ndaj pushtetit.

Duke denuar dhe nje here me ashpersine me te madhe kete akt kriminal ndaj gazetarit Kanapari, i bej thirrje prokurorise se shtetit te nise menjehere hetimet per gjetjen dhe ndeshkimin e merituar ligjor te autoreve te ketij krimi te shemtuar ndaj lirise se mediave! sb/ CityNews





Lajmet e fundit nga