Sot tubimi i 48-të kundër qeverisë/ Ja kur mbahet protesta e radhës para Kuvendit
Ditën e sotme mbahet protesta e 48 radhazi kundër qeverisë...
Ditën e sotme mbahet protesta e 48 radhazi kundër qeverisë...
Partitë opozitare, të cilat u mblodhën paraditen e sotme në një takim kanë zhvilluar diskutime me dyer të mbyllura lidhur me shpërthimin e skandalit të përgjimeve në Itali të trafikantëve shqiptarë të lidhur me ish-ministrin e Brendshëm dhe paratë e drogës për të cilaj flitej se u përdorën për zgjedhjet e fundit.
Mësohet se në këtë takim LSI-ja përfaqësohet nga tre deputetë, përveç kryetares Monika Kryemadhi e konkretisht: Petrit Vasili, Edmond Haxhinasto dhe Përparim Spahiu.
Nga ky takim, partitë opozitare kanë nxjerrë një deklaratë të përbashkët, ku i kërkojnë prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla të fillojë menjëherë hetimet për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Sipas deklaratës së tyre, faktet e publikuara janë tronditëse.
Në deklaratë thuhet se kriminaliteti i zgjedhjeve u provua me fakte dhe se hetimet duhet të kryhen edhe për ministra të tjerë të qeverisë.
Deklarata e plotë:
Ne përfaqësuesit e Partive Politike Parlamentare dhe jo Parlamentare të mbledhur sot në këtë moment shumë të vështirë që po kalon vendi deklarojmë se:
Kriminalizimi i zgjedhjeve të 25 qershorit përmes parave të drogës dhe përfshirjes së kriminelëve dhe bandave është provuar tërësisht me faktet tronditëse të ditëve të fundit, të cilat janë asgjesuese dhe pa asnjë ekuivok.
Demokracia në Shqipëri ndodhet në një moment kritik dhe në një udhëkryq tepër të rrezikshëm pasi qeveria është bërë frymëzuese dhe mbështetëse kryesore e trafiqeve dhe veprimtarisë kriminale duke tronditur nga themelet sigurinë individuale të çdo qytetari dhe të shtetit në tërësi.
Ky moment shumë i vështirë që po kalon vendi dhe qytetarët shqiptarë na imponon:
Krijimin e një Fronti të Bashkuar Opozitar kundër Krimit me të gjithë partitë politike, që kanë këtë vetëdije për rrezikun madhor që po kalon vendi.
Jemi të bindur se drejtuesi dhe përgjegjësi kryesor i lidhjeve të krimit e narkotrafiqeve me kupolën e lartë të shtetit dhe përfaqësuesi kryesor i narkoshtetit, interesave të oligarkisë dhe të korrupsionit është kryeministri Edi Rama.
Ky Front kërkon:
Largimin e kryeministrit nga drejtimi i qeverisë si përgjegjësi kryesor i lidhjeve të krimit me kupolën qeverisëse, si përfaqësuesi i interesave të korrupsionit dhe oligarkisë, si ideatori dhe realizuesi i blerjes së votave dhe kërcënimit të votuesve.
Krijimin e një qeverie të antimafias dhe reformës zgjedhore me mandat të përcaktuar që të cojë vendin drejt zgjedhjeve për të rivendosur legjitimitetin.
Fronti shprehet i vendosur që së bashku me qytetarët do ta realizojë me të gjithë mjetet demokratike këtë kërkesë.
Ky Front i kërkon Prokurorit të Përgjithshëm të nisë urgjent dhe të kryejë me shpejtësi, në përputhje me dispozitat kushtetuese e ligjore, hetimin për ish-Ministrin Sajmir Tahiri dhe në bashkëpunim me autoritetet homologe italiane dhe te tjere, të kryejë të gjithë veprimet e nevojshme për të vënë para drejtësisë të gjithë individët e implikuar në trafikun e drogës dhe të armëve, të zbuluar së fundmi.
Të hetojë edhe lidhjet e ministrave të tjerë të kesaj qeverie me trafiqet dhe implikimin e tyre në bashkëpunimin kriminal për blerjen e votës në 25 qershor 2017.
Ky Front i bën thirrje cdo organizimi qytetar, apo të shoqerisë civile si dhe cdo qytetari të ndershëm të bëhet pjesë e kësaj beteje historike me krimin për të mbrojtur sistemin tonë demokratik, sigurine kombetare dhe të ardhmen e fëmijve tanë.
Fronti do të mbeshtese me vendosmeri:
Zbatimin e Reformës në Drejtësi për të siguruar DEKRIMINALIZIMIN E POLITIKES ndëshkimin e drejtuesve të lartë të shtetit të implikuar në afera korruptive, pasuruar në mënyrë të paligjshme, të lidhur me krimin e narkotrafiqet si dhe Realizimin e një Reforme Zgjedhore gjithpërfshirëse që garanton shpërbërjen e lidhjeve të krimit me politikën, eleminimin e përdorimit të parave të korrupsionit, krimit e narkotrafiqeve për blerjen e votës, me objektivin e zhvillimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme./ CityNews
Pas një njoftimi nga Policia Greke për shkak të një greve që...
Gjatë një operacioni anti-drogë në Bari të Italisë, policia ...
Pas zbardhjes së përgjimit mes, Moisi Habilajt dhe dy trafik...
Në një takim me përfaqësues të biznesit, ministri i Financav...
Një vit më parë CityNews.al denoncoi nëpërmjet disa fotove e...
Gjatë një vizite në Dibër, ambasadori britanik në vendin ton...
Ish-ministri Teknik i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj, k...
Ish-ministri i Brendshëm, dhe një nga njerëzit më të afërt t...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet social...
Kryeministri Edi Rama vijon ritualin e tij të përditshëm duk...
Shqipëria aplikon një model tipik për vende me kabinete të f...
“Kripa Vlorë” sh.a., është gjetur në shkelje të rënda financ...
Policia e Tiranës ka arrestuar dy qytetarë iranianë pasi dys...
Nga përgjimet e realizuara nga policia italiane, rezulton se...
Ndërsa ishte i pranishëm në konferencën kombëtare kundër tra...
Në një opinion në lidhje informacionet e publikuara nga përg...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua me pro...
Pasi emri i ish-ministrit Saimir Tahirit u imlikua nga Moisi...
Mediat italiane bëjnë të ditur se dy të rinj shqiptarë kanë...
Pas zhvillimeve të fundit, ku ish-ministri i Brendshëm Saimi...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Ditën e Premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Të paktën 14 persona humbën jetën dhe pesë të tjerë mbetën...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...