Vrasja e ish-policit/ Apeli i GJKKO-së jep vendimin për Ilir Selmanin
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi dënimin me 28 ...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi dënimin me 28 ...
Një vit më parë CityNews.al denoncoi nëpërmjet disa fotove ekskluzive një takim të prokurorit të Tiranës, Petrit Fusha me kryebashkiakun Erion Veliaj.
Takimi i një prokurori me kryetarin e Bashkisë në të njëjtin qytet ku ata ushtrojnë funksionet e tyre është diçka normale në një shtet ku vërtetë funksionojnë institucionet dhe ruajnë raportet e tyre legale.
Pikërisht ashtu siç e interpretoi Veliaj takimin e tij me Petrit Fushën në kompleksin Taiwan në një drekë dy orëshe në qendër të Tiranës.
Por në fakt e vërteta është krejt ndryshe nga ajo që tha Veliaj në atë kohë, këtë e faktoi me qëndrimin e tij edhe kryeprokurori Adriatik Llalla.
Në atë kohë Veliaj drekonte me Petrit Fushën, ndërkohë që kishte disa ngjarje për të cilat kryebashkiaku ishte kallëzuar penalisht, ku më kryesorja është vrasja e Ardit Gjoklaj në një nga ndërmarrjet e kontraktuara nga Bashkia e Tiranës për përpunimin e mbetjeve urbane, pra minimalisht kryebashkiaku i Tiranës ishte një person i kallëzuar dhe dyshuar për katër apo pesë vepra penale dhe drekonte në restorantet luksoze të Tiranës me prokurorin që kishte në dorë tja hapte gropën apo ta linte Veliajn të qetë.
Çuditërisht pas asaj dreke një firmë e afërt me Petrit Fushën fitoi një tendër disa miliona euro për një investim në qendër të kryeqytetit. Erion Veliaj ishte i dyshuar dhe kallëzuar, Petrit Fusha drekonte me të për shtatë palë qefe a thua se ishte me një qytetar të thjeshtë dhe jo me një person që kishte probleme me ligjin.
Në atë kohë Veliaj u justifikua, fotoja u bë virale në media, lajmi mori dhenë, por çudia më e madhe tre ditë zgjat, tani ndoshta dosjet e Erionit janë mbyllur dhe palët i kanë zgjidhur qokat me njëri-tjeterin.
Dje kemi një tjetër qëndrim, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ndodhej në qendër të akuzave pas publikimit të përgjimeve të kryera nga prokuroria e Katanias në lidhje me trafikun ndërkombëtar të drogës.
Tahiri menjëherë vrapoi për të kryeprokurori Adriatik Llalla, ky i fundit nuk i hapi derën e zyrës pasi e konsideronte person të dyshuar dhe jo më të shkonte të hante drekë siç bëri Veliaj me Petrit Fushën.
Dikush mund ta justifikojë Llalën si një njeri të Ilir Metës, një person që ka pasur përplasje me Saimir Tahirin, por këto nuk thonë asgjë përpara qëndrimit të tij, i cili edhe pse nuk kishte asnjë dosje dhe dokument për një akuzë të ngritur ndaj Saimir Tahirit, mori pozicion duke e quajtur të dyshuar pas daljes së përgjimeve.
Adriatik Llalla i mbylli derën Saimir Tahirit, dhe ndoshta mori vendimin e duhur duke respektuar ligjin. Të njëjtin veprim nuk e bëri Petrit Fusha, as Erjon Veliaj.
Saimir Tahiri gjeti një derë të mbyllur te Adriatik llalla, kurse Petrit Fusha e priti për të paktën 30 minuta në restorant Erion Veliajn ti shkonte në tavolinë dhe drekuan bashkë. Në atë kohë u tha se fatura u pagua nga një kompani private e cila po organizonte një drekë nga ana tjetër e kompleksit Taiwan.
Për Tahirin pa akuzë, me publikim përgjimesh, Llalla mbyll një derë, për Veliajn me kallëzim dhe dosje në prokurori kreu i këtij institucioni në Tiranë e pret në një restorant luksoz në qendër të kryeqytetit, shtrojnë një drekë mirë e mirë së bashku dhe një tender i dyshimtë pas disa ditësh është qershia mbi tortë.
E pra kjo është prokuroria shqiptare, këta janë dy nga personazhet që sollëm si argument në këtë shkrim, duke i krahasuar me dy personazhe të tjerë politikë, jo se Llalla është më i ndershëm apo më serioz se vetë Petrit Fusha, por në këtë rast ka mbajtur një qëndrim mjaft dinjitoz dhe që e çon me shpatulla pas murit vartësin e tij që drejton prokurorinë e Tiranës.
Po të fillojnë historitë me prokurorin e përgjithshëm, historitë e arrestimeve në vjeshtë, dosjet e krimeve të mbyllura nga ky institucion, po ti vije në një peshore nuk dihet se nga anon kandari./ CityNews
Gjatë një vizite në Dibër, ambasadori britanik në vendin ton...
Ish-ministri Teknik i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj, k...
Ish-ministri i Brendshëm, dhe një nga njerëzit më të afërt t...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet social...
Kryeministri Edi Rama vijon ritualin e tij të përditshëm duk...
Shqipëria aplikon një model tipik për vende me kabinete të f...
“Kripa Vlorë” sh.a., është gjetur në shkelje të rënda financ...
Policia e Tiranës ka arrestuar dy qytetarë iranianë pasi dys...
Nga përgjimet e realizuara nga policia italiane, rezulton se...
Ndërsa ishte i pranishëm në konferencën kombëtare kundër tra...
Në një opinion në lidhje informacionet e publikuara nga përg...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua me pro...
Pasi emri i ish-ministrit Saimir Tahirit u imlikua nga Moisi...
Mediat italiane bëjnë të ditur se dy të rinj shqiptarë kanë...
Pas zhvillimeve të fundit, ku ish-ministri i Brendshëm Saimi...
Pasi kanë negociuar me zjarrfikësin burrë dhe grua të cilët ...
Ndërsa kryeministri Rama ka postuar në rrjetet sociale një n...
Forcat Demokratike Siriane (FDS) të mbështetura nga Shtetet ...
Presidenti amerikan Donald Trump tha të martën se Shtetet e ...
Avokati Spartak Ngjela i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, t...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi dënimin me 28 ...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Të paktën 14 persona humbën jetën dhe pesë të tjerë mbetën...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...