Denoncimi/ Dhunohet gazetari, ja kush fshihet pas ngjarjes
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet social...
Ish-ministri i Brendshëm, dhe një nga njerëzit më të afërt të kryeministrit Rama, Saimir Tahiri është përfshirë ditët e fundit në një skandal përgjimesh të bandës së Habilajve nga Vlora, e cila është përfshirë në trafik ndërkombëtar droge.
Tahiri dje ka mohuar akuzat por përgjegjësinë e shitjes së makinës së tij e ka vetëm ai, të cilën e quajti gabim. Po në atë mjet me targë AA03GB u çua drogë drejt Italisë, në kohën kur ende ky mjet figuronte në emër të Tahirit.
Nga ana tjetër përgjimet kanë nxjerrë edhe të akuzuarit që përmendin ish-ministrin e Brendshëm, për shumën 5 milion euro të fituara në një muaj apo 20 milion euro në fushatë.
Përtej këtyre akuzave dhe asaj çfarë thuhet në qarqet politike qëndronte nje betejë e hapur e disa individëve dhe klaneve brenda Partisë Socialiste kundër Saimir Tahirit dhe forcës që ai kishte kur ishte ministër i Brendshëm dhe mbështetjes që kishte nga Edi Rama.
Tahiri e mbajti atë post për katër vite, i dyti pas Kadri Hazbiut në historinë e Shqipërisë.
Tahiri dje në konferencën e tij për shtyp tha se në krah kishte pasur edhe njerëz të cilët do të donte ti kishte përballë, ai nuk foli me emra por i drejtpërdrejtë ishte në qëndrimet e tij.
Fatmir Xhafa, Erion Veliaj, Ilir Meta tashmë president por dhe shumë ministra të tjerë socialistë, kush me vete e ku të gjithë bashkë janë ata që për çështje personale apo të së ardhmes politike kanë goditur, ku përballë e ku pas shpine Saimir Tahirin vetëm disa muaj pasi ai u bë ministër i Brendshëm.
Lufta me Veliajn ishte ekzistenciale, Bashkia e Tiranës do ti jepej trashëgimtarit të Edi Ramës. Betëjën e fitoi Veliaj i cili jo vetëm tashmë ka një superfuqi mediatike bateritë e të ciliës janë kthyer kundër Tahirit por dëgjon dhe shijon rrënimin moral të rivalit të tij brenda PS-së, pa folur për dëshirën për ta parë pas prangave.
Fatmir Xhafa do të donte tja vinte vetë prangat Saimir Tahirit, një përplasje e ashpër mes tyre ka filluar disa kohë më parë. Pasi Tahiri nuk i bëri ?nderin? që Fatmir Xhafa i kërkoi, ky i fundit në qarqet politike fliste për hakmarrjen ndaj Saimir Tahirit që nuk do ta harronte kurrë.
Përplasjet kanë qënë edhe më të forta me Ilir Metën, akuzat për përgjime, por edhe se Tahiri e luftonte ashpër LSI-në dhe mbështetësit e saj sollën një konflikt të hapur mes tyre.
Shumë nga ministrat e kabinetit Rama u rreshtuan kundër Tahirit, pasi koalicionin me Ilir Metën e shinin si një avantazh për të fituar lehtësisht zgjedhjet pasi e majta e bashkuar mund të çmontonte Partinë Demokratike. Pa LSI-në për shumicen e bashkëpunëtorëve të Ramës fitorja e zgjedhjeve do të ishte më e vështirë dhe më e lodhshme, kjo i bënte ata të ishin kundër veprimeve dhe qëndrimeve të Saimir Tahirit, i cili me shumë gjasa nuk duket ti ketë bërë i vetëm të gjitha, por i orjentuar nga kryeministri i tij Edi Rama, i cili dje e shiti siç ka shitur shpesh bashkëpunëtorët e tij.
Jo gjithçka fillon dhe mbaron tek përgjimet apo skandali i këtyre dy ditëve sepse beteja brenda llojit është ajo më vrastare, se çdo betejë tjetër në politikë./ CityNews
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet social...
Kryeministri Edi Rama vijon ritualin e tij të përditshëm duk...
Shqipëria aplikon një model tipik për vende me kabinete të f...
“Kripa Vlorë” sh.a., është gjetur në shkelje të rënda financ...
Policia e Tiranës ka arrestuar dy qytetarë iranianë pasi dys...
Nga përgjimet e realizuara nga policia italiane, rezulton se...
Ndërsa ishte i pranishëm në konferencën kombëtare kundër tra...
Në një opinion në lidhje informacionet e publikuara nga përg...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua me pro...
Pasi emri i ish-ministrit Saimir Tahirit u imlikua nga Moisi...
Mediat italiane bëjnë të ditur se dy të rinj shqiptarë kanë...
Pas zhvillimeve të fundit, ku ish-ministri i Brendshëm Saimi...
Pasi kanë negociuar me zjarrfikësin burrë dhe grua të cilët ...
Ndërsa kryeministri Rama ka postuar në rrjetet sociale një n...
Forcat Demokratike Siriane (FDS) të mbështetura nga Shtetet ...
Presidenti amerikan Donald Trump tha të martën se Shtetet e ...
Avokati Spartak Ngjela i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, t...
Saimri Tahiri nuk është as vetëm shitësi fatkeq i një makine...
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i grupit parlamentar ...
Ndërsa ndodhen në majë të vinçit në qendër të Tiranës prej o...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...