Kontrolle dhe konfiskime kundër evazionit fiskal në Gjermani
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Avokati Spartak Ngjela nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale i jep ?lamtumirën? kryeministrit Rama.
Sipas Ngjelës Rama po shkon drejt fundit të vet. Implikimet e stafit të tij me korrupsionin dhe krimin e organizuar sigurisht që do të jenë çështjet kryesore të SPAK-ut. Ngjela shprehet se pas Tahirit, Ramës po i kërkohet dhe po shkon drejt penalizimit edhe sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë.
?Krimit shtetëror po i hiqet kallaji. Kot shqetësoheni, nuk ka më shpëtim. I mërzitur ishte dje edhe Basha. E kishin shpresën te Rama që të bllokonin Reformën në Drejtësi. Kalamaj këta që i solli në skenë historia e hidhur e Shqipërisë, por që tani janë drejt fundit?, shkruan Ngjela.
Sipas tij Reforma në Drejtësi është ingredienti kryesor i forcimit të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
Ngjela thekson se Rama nuk ka më shpresë, dhe dorëheqja është shpresa e tij e fundit./CityNews
Postimi i plotë i Spartak Ngjelës
Lamtumirë Rama!
Ike me turp nga kjo punë.
Dy herë është shitur partia që drejton sot Ramë ziu: një herë e bleu Enver Hoxha me paratë e Ibrahim Biçakut, në vitin 1941; dhe herën e dytë e bleu Edi Rama me leje ndërtimi, duke qënë kryetari më abuziv i bashkisë së kryeqytetit në të gjithë historinë e kësaj bashkie.
I. Rama po shkon drejt fundit të vet. Implikimet e stafit të tij me korrupsionin dhe krimin e organizuar sigurisht që do të jenë çështjet kryesore të SPAK-ut.
Ndërkohë bëhet e ditur se ministrat e Ramës janë të përgjuar që nga viti 2013. Çfarë i duhej këtij kaqoli që të mashtronte perëndimorët, dhe të shkonte sa nga Stambolli në Moskë!
Ndërkohë Gjermania dhe USA i dhanë 3 vjet kohë Ramës që të bënte reformën, por më pas e mbyllen si kapitull Ramën…. kuptuan qe nuk realizon dot reforma perendimore, qe ata i duan për të implementuar sistemin e vet demokratik në Shqipëri, në funksion të ngritjes së Shqipërisë si aleati i tyre kryesor në politikën për Ballkanin Perëndimor.
Tani, pas Tahirit, Ramës po i kërkohet dhe po shkon drejt penalizimit edhe sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë.
Ndërkombëtarët po godasin stafin e ngushtë të Ramës. Pse?
Ja, kjo është pyetja që duhet të ngrënë gazetaria shqiptare, e jo të merret vetëm me faktin. Nuk e kuptoni që gjithçka po ngrihet kundër Ramës?
Krimit shtetëror po i hiqet kallaji.
Kot shqetësoheni; nuk ka më shpëtim. I mërzitur ishte dje edhe Basha. E kishin shpresën te Rama që të bllokonin Reformën në Drejtësi. Kalamaj këta që i solli në skenë historia e hidhur e Shqipërisë, por që tani janë drejt fundit.
Kanë marrë fund të gjithë. Reforma në Drejtësi është ingredienti kryesor i forcimit të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Shqiptarët me ndihmën e politikës amerikane po shkojnë drejt bashkimit të tyre federativ; dhe kjo do të ndodhë menjëherë sapo shqiptarët të mposhtin korrupsioni galopant Rama-Berisha dhe klientët e tyre.
Të gjithë antishqiptarët e korruptuar që kanë drejtuar këtë vend do të penalizohen.
Partia Socialiste nëse nuk merr masa kundër Ramës dhe bandës së tij, do shkojë drejt shkatërrimit.
Il.
Tani duhet të bëhet pyetja: a do të japë dorëheqjen Edi Rama?
Rama nuk ka më shpresë, dhe dorëheqja është shpresa e tij e fundit. Saliu dhe Basha po i bëjnë thirrje të qëndrojë, mos e dëgjoni se çfarë thonë.
Gramoz Ruçi që e bëri kryetar të Partisë pse Nano i kishte mbyllur telefonin, duhet ta rrëzojë këtë tarallak që rast pas rasti do të dalë shumë i implikuar dhe do jetë domosdoshmërisht objekt i SPAK-ut.
Politika ka një rregull: mos shkoni pas kufomës se ju merr me vetë në varr.
Kjo është arsyeja që, nëse Rama nuk jep dorëheqjen, duhet rrëzuar nga brenda, në të kundërt, të gjithë krerët e Partisë Socialiste janë të rrezikuar.
Ishte gabim i Partisë Socialiste që mori një aventurier rrugësh dhe e bëri kryetar të saj.
Por çdo gabim ka kosto.
A do të jetë në gjendje Gramoz Ruçi që t’ia ulë koston e dëmit Partisë Socialiste, nëse Rama nuk jep dorëheqjen?
Kjo duhet parë.
Policia Fierit ka arrestuar një shtetas të shpallur në kë...
Ish-aleati i Lulzim Bashës, kreu i Partisë Lëvizja e Legalit...
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, ka marrë një sërë masa...
Specialistët për Narkotikët godasin një tjetër rast prodhimi...
Aksidenton me pasojë vdekjen një shtetas dhe në bashkëpunim ...
Prej disa ditësh organet Ligjzbatuese italiane kanë ndërmarr...
Policia e Durrësit ka bërë të mundur arrestimin e dy shtetas...
Zëvendëskryetari dhe deputeti i LSI-së, Luan Rama, ka reagua...
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, edhe gomerët e fushës së K...
Gjatë fjalës së tij në tryezën e frontit opozitar, kryetari ...
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar pas shkarkimit pa m...
Pas mbarimit të tryezës së partive opozitare, kryetarja e LS...
Pas përfundimit të takimit me partitë opozitare, kryetari i ...
Partitë opozitare, të cilat u mblodhën paraditen e sotme në ...
Pas një njoftimi nga Policia Greke për shkak të një greve që...
Gjatë një operacioni anti-drogë në Bari të Italisë, policia ...
Pas zbardhjes së përgjimit mes, Moisi Habilajt dhe dy trafik...
Në një takim me përfaqësues të biznesit, ministri i Financav...
Një vit më parë CityNews.al denoncoi nëpërmjet disa fotove e...
Gjatë një vizite në Dibër, ambasadori britanik në vendin ton...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Ditën e Premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Të paktën 14 persona humbën jetën dhe pesë të tjerë mbetën...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...