VIDEO / Ja si përgjigjet Tom Doshi për akuzat ndaj Tahirit
Përmendja e emrit të Saimir Tahirit në përgjimet e trafikant...
Nga Mero Baze
Opozita nuk mund të mos mblidhej sot për çfarë ka ndodhur. Edhe gjuha e saj e ashpër kundër kryeministrit nuk është tepërim. Çdo opozitë do ta bënte në vend të saj këtë gjë.
Por një gjë nuk do ta bënte simbolikisht asnjë idiot. Të thërriste viktimat e luftës së saj politike dhe trofetë e fitoreve të veta, si të barabartë në krye të vendit.
Njeriu që i dha tonin tryezës opozitare quhet Koço Kokëdhima. Nuk ka ndonjë rëndësi pse ai ka qenë mik i Edi Ramës. Miqësitë shkojnë e vijnë dhe njeriu ka të drejtë t?i ndryshojë ato. Por ai është trofeu i vetëm i betejës politico- ligjore të opozitës së Lulzim Bashës kundër qeverisë së Edi Ramës, mandatin e kaluar.
Nga ana tjetër, ajo që nuk ka ndryshuar akoma tek Koço Kokëdhima, është aksioni i tij i vetëm politik në historinë e këtij vendi, për kanabizimin e Shqipërisë.
Ai nuk është vetëm ideatori i liberalizimit të kanabisit, por është një iniciator me vepra konkrete në këtë drejtim. Ai ka bërë lobing publik dhe politik për këtë çështje, ka bërë takime në popull, ka takuar viktima të kanabisit dhe e ka kthyer atë në kalë beteje.
Për shkak të afërsisë së tij të madhe me Edi Ramën në vitin 2015, beteja e tij për liberalizimin e kanabisit, u muar dhe si një sinjal që Edi Rama kishte mbyllur një sy për atë që po ndodhte.
Më pas Kokëdhima u prish me Edi Ramën, për shkak se Rama i hapi rrugë aksionit opozitar, për ta çuar Kokëdhimën para Gjykatës Kushtetuese.
Nën paranojën se ai e shiti mandatin e tij në Gjykatë Kushtetuese nga presioni i ambasadorëve të Perëndimit, Kokëdhima u prish me Edi Ramën dhe ju bashkua disa nismave, përfshi dhe LSI, për të bllokuar dhe rrëzuar qeverinë Rama.
Pamvarësishtë pozicionit të ri, ai kurrë nuk ka bërë qoftë dhe një deklaratë për të tërhequr platformën e tij të ?Zgjidhjes? së çështjes së kanabisit, përmes liberalizimit të tij.
Ai vazhdon të mbetet politikani i parë dhe i vetëm në Shqipëri, që e ka këtë objektiv të jetës së tij politike.
Duke e u ulur sot në krye të vendit në tryezën e opozitës, Lulzim Basha vetëm sa ka bërë qesharake një çështje serioze të opozitës, siç është beteja kundër qeverisë për këtë çështje.
Shqipëria ka nevojë të japë prova serioze për shkëputje të fortë dhe të qartë nga historia e drogës dhe bandave që kanë lidhje me politikën, nga Shkodra, Elbasani, Vlora e Saranda.
Por mes atyre ndaj të cilëve duhet të distancohet politika shqiptare, Koço Kokëdhima është në krye të listës. Ai jo vetëm që duhet të izolohet politikisht, por ndaj tij duhet të procedohet dhe penalisht, pasi ka bërë presion publik për të lejuar kanabizimin e vendit.
Duke vendosur atë në krye të vendit në tryzën opozitare, Lulzim Basha banalizon tërësisht energjitë opozitare. Dhe ajo që është më e keqja, kam frikë se e bën nga kureshtja, përse Edi Rama e mbante afër atë njeri. Me siguri mendon se ka zbuluar një talent dhe në këtë pikë ka nevojë të flasë më gjatë me Berishën.
Kurioziteti i tij për rivalin dhe ish- mikun e tij, e bën atë sot një lider qesharak opozitar, që në vend që ta paraqesë Kokëdhimën si një trofe të betejës së tij kundër Ramës, po na e nxjerr si një hero kundër Ramës.
Me këtë llogjikë i bie që nëse Saimir Tahiri dorëhiqet dhe përballet me drejtësinë, duke e fituar betejën, dhe për këtë shkak të mërzitet me Edi Ramën dhe PS, Basha ta ftojë dhe atë në tryeza opozitare. Dhe kështu të vazhdojë pa fund, duke marrë viktimat e luftës së tij politike si heronj, në pritje për të marrë në sini kokën e Edi Ramës.
Koço Kokëdhimën nuk e çoi Edi Rama në Gjykatë Kushtetuese, por opozita. Ai ka humbur mandatin prej Lulzim Bashës. Nga një dorë ja kemi dhënë të gjithë, por Bashën vumë para me dosje në duar. Tani nëse Lulzim Basha nuk di të mbrojë as sukseset e veta, nuk ka pse ja jep meritat Edi Ramës. Se megjithë dhimbjen që ka ai, vet, Edi Ramës i bëhet nder ta quajë Kokëdhimën viktimë të tij. Dhe këtë dhuratë vetëm një kryeopozitar si Lulzim Basha mund t?ia bëjë. Ai që mendon se çdo gjë që flak Edi Rama, duhet shijuar./TemA
Përmendja e emrit të Saimir Tahirit në përgjimet e trafikant...
Një mama që jeton në Australi, tregon se nuk ka harxhuar asn...
Analisti Arjan Vasjari, ka sulmuar sërish LSI-në dhe kryetar...
Në një postim në rrjetet sociale, gazetarja Sonila Meço, ka ...
Në pritje të Halloween, të gjithë postojnë foto me veshje, m...
E ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel, kryetarja e...
Gjeneralët dhe zyrtarët e lartë të ushtrisë paramilitare ser...
Eshtë shkruajtur shpesh për të penduarin e drejtësisë Amerik...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
Shoqata e Invalidëve Para dhe Tetraplegjikë e Shqipërisë ësh...
Analisti Arjan Vasjari, i ftuar në studion e emisionit “Top ...
Sot është dita kundër Saimir Tahirit.Në Shqipëri, përveç dit...
Policia e Tiranës ka arritur të identifikojë autorin e ngjar...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur para pak çast...
Gazetari Skënder Minxhozi, i ftuar në emisionin ‘Top Story’,...
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministri i Shqip...
Ajet Patozi, emigrant në Greqi, tregon në emisionin “STOP” h...
Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin iu bëri t...
Çudirat në institucionet shqiptare nuk kanë të mbaruar!Një e...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar të publikojë denonc...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...