Video/ 32 vite më parë qanim ne vdekjen e diktatorit
Për më shumë se 40 vjet, në Shqipëri u instalua nga një prej...
?Keqardhje për kryeministrin i cili në panik e çoroditje totale nga reagimi popullor, opozitar dhe i institucioneve financiare ndërkombëtare, lidhur me futjen e biznesit të vogël në TVSH, rreket të gjejë strehe tek statusi i një deputeti të tij?,kështu ka deklaruar kryetari i partisë demokratike Lulzim Basha
Më tej ai u shpreh: ?Marrezi të thuash se Opozita po i del në mbrojtje biznesit të madh duke propozuar kufirin e regjistrimit në 12 milionë lekë?! Pra, të nxjerrësh jashtë skemës së TVSH dhjetra mijëra biznese të vogla dhe t’u garantosh atyre një taksim të thjeshte e të ndershëm me kuota fikse e pa regjistrime kontabël të nderlikuara, qenka mbrojtje e oligarkeve? Sharlatanizëm!!?
Gjatë deklaratës së tij Basha kishte disa pyetje në lidhje me kryeministrin Rama: ?Pse kryeministri dhe deputeti i tij pas gati 4 vitesh në pushtet paskan lejuar të mëdhenjtë të shtiren si të vegjel? Pse pas kaq e kaq fushatave gjoja anti-informalitet, shteti i kryeministrit dhe deputetit të tij detyrohet të dorezohet para oligarkeve të vërtetë të cilët duan t’u rrëmbejnë të vegjëlve djersën, mundin dhe sakrificën në 21 vite jetë të ekzistences së TVSH?
Po FMN e lexon kryeministri dhe deputeti i tij? Po ekspertet e tij i degjon kryeministri dhe deputeti i tij??
?Kush ju pergjigjet pyetjeve të mesiperme e kupton qartë se i vetmi që mbron oligarket është kryeministri dhe deputeti i tij.
Lerini provokimet dhe uluni të diskutoni me biznesin e vogel, me shoqatat e konsumatoreve, me FMN, pse jo, edhe me opozitën. Propozimi ynë per rritjen e pragut të biznesit të vogel pa TVSH në 12 milionë lekë është zgjidhja për këtë situatë absurde të krijuar nga çmenduria?, shprehet Basha./ CityNews
Fjala e plotë e Bashës:
Tema kryesore e mbledhjes së grupit parlamentar ka qenë reforma zgjedhore. Zoti Bylykbashi ka paraqitur draft strategjinë e Partisë Demokratike e cila përmblidhet në një aksion politik, dekriminalizimi i zgjedhjeve.
Dekriminalizimi i zgjedhjeve dhe mbështetja totale për votën e emigrantëve si propozim i kahershëm i Partisë Demokratike. Po mbushen 8 vite që PD ka propozuar votën e emigrantëve.
Janë dy pra shtyllat kryesore të reformës zgjedhore: Dekriminalizimi i zgjedhjeve- vota e emigrantëve.
Çështja e dytë që kemi diskutuar me prioritet, ka qenë amendamenti që do t?i përcillet Kuvendit për financimin nga buxheti i shtetit të gjithë librave të shkollës për fëmijët nga klasa e parë deri në klasën e nëntë. Çështja e tretë ka të bëjë me disa ligje të propozuara nga mazhoranca, që synojnë përkeqësimin e kontrollit të qeverisë në sektorin e noterëve publik në funksion të aleancës së krimit politik dhe roli që ka kupola politike në këtë bashkëpunim mafioz. Kemi diskutuar një sërë çështjesh të tjera, që do të trajtohen në komisione. Pra, puna në komisione do të vazhdojë dhe këtë javë dhe padyshim edhe qendrimet tona në këto komisione dhe në seancën plenare të javës së ardhshme, beteja jonë për shkëputjen e lidhjes krim- shtet, do të vazhdojë. Ne ju ftojmë edhe një herë të gjithë ju, mediat në veçanti, gazetarët e ndershëm dhe kurajozë shqiptarë të mos jepen para presionit të gjithanshëm që e dime, është i pranishëm në aktivitetin tuaj. Vetëm te enjten e kaluar një nga gazetarët kurajozë, Artan Hoxha bëri me dije se pas arrestimit të Durim Kecit, persona me imunitet janë paraqitur në komisariatin e policisë për t?i ushtruar presion politik policisë.
Në dijeninë tonë, bëhet fjalë për kryetarin e bashkisë së Durrësit dhe përfituesin direkt të bandave të Durrësit, Vangjush Dako, dhe të paktën një deputet të PS . Këto janë prova dhe fakte që flasin qartë se krimi i organizuar shqiptar dhe mafia shqiptare, kanë te kjo qeveri dhe te ky kryeministër, një mbrojtës dhe një promovues të interesave të tyre. Beteja më jetike e shtetit shqiptar, për shoqërinë shqiptare, për familjet shqiptare dhe për shqiptarët e thjeshtë dhe të zakonshëm, është beteja për të larguar nga karriket e pushtetit ata që janë bërë njësh me krimin e organizuar, kryeministrin Rama dhe mashat e tij në pushtet.
Së fundmi, do të doja t?i jepja një përgjigje për çoroditjen totale dhe panikun që e ka kapur për çështjen e TVSH. Në këtë çoroditje, çekuilibrim total, nuk e di se çfarë thotë. I referohet statusit të një deputeti që e ka çorientuar në fakt akoma dhe më keq. Pretendon që PD ndihmon oligarkët, duke propozuar çfarë? Që biznesi i vogël të mbetet jashtë skemës së TVSH. Ku është ndihma këtu për oligarkët?
Oligarkët po i ndihmon ai që në emër të oligarkisë dhe të interesave të tyre, dëshiron të zhvendosë barrën e TVSH-së tek ata që mezi mbajnë frymën gjallë, tek biznesi i vogël.
I kam bërë, dhe ia përsëris thirrjen, që të tregojë se sa kontribuojnë oligarkët të cilët rrinë me të nga mëngjesi në darkë, me të cilët ndan interesat në të gjithë sektorët jetikë të vendit. Sa kontribuojnë ata? Sa taksa paguajnë oligarkët shqiptarë në buxhetin e shtetit?
Nuk kam marrë përgjigje pse Edi Rama mbron dhe promovon interesat e këtyre oligarkëve, një grushti njerëzish të cilët kanë shtënë në dorë të gjithë sektorët kryesorë të ekonomisë shqiptare.
Propozimi ynë është i thjeshtë: biznes i vogël të konsiderohet çdo biznes nën nivelin 12 milionë lekë të reja xhiro në vit.
Biznesi i vogël të mos paguajë TVSH, por duke përfshirë biznesin nën fashën 12 milionë lekë do të rritet lufta kundër informalitetit, do të rritet formalizimi i ekonomisë.
Në qoftë se këta thonë që paska oligarkë të cilët maskohen në biznese të vogla, atëherë çfarë përgjegjësie mbajnë këta për dhjetra aksione të ashtuquajtura kundër informalitetit? A mund të na tregojnë cilat qenë rezultatet e këtyre aksioneve? Cilat qenë rezultatet e këtyre aksioneve dhe përgjegjësia e Edi Ramës si kryeministër për katër vite e kusur aksione, në qoftë se akoma pretendohet se oligarkët fshihen tek biznesi i vogël?
Në fakt, oligarkët nuk fshihen tek biznesi i vogël por fshihen tek paradhoma e kryeministrit, pse jo edhe në zyrat e tij dhe në rezidencat e tij të pushimit.
Lufta kundër informalitetit nuk bëhet duke goditur biznesin e vogël.
Le të pyesim, pse ekspertët e tij janë ngritur kundër futjes së TVSH tek biznesi i vogël?! Pse FMN është shprehur kundër futjes së TVSH-së tek biznesi i vogël?!
E mirëpresim një ballafaqim të argumentave, si opozitë. Pse jo, të ftojmë të gjithë aktorët, edhe biznesin e vogël, edhe institucionet ndërkombëtare, FMN, edhe ekspertët e ndryshëm që vijnë nga bota akademike, disa prej tyre shumë afër në mendime me Partinë Socialiste, dhe të ndajmë shapin nga sheqeri.
Futja e biznesit të vogël në skemën e TVSH-së nuk do të ndihmojë formalizimin e ekonomisë, do të rrisë çmimet, do të shkatërrojë vendet e punës duke mbyllur biznesin e voël dhe do ti bëjë favore vetëm një grushti oligarkësh duke i bërë ata totalisht të pakonkurueshëm në tregun e konsumit të mallrave, nga bizneset e vogla që operojnë sot anembanë vendit.
Prandaj thirrja ime është të heqë dorë nga retorika, të pranojë propozimin e opozitës i cili shumë shpejt do të materializohet dhe të heqë dorë nga çoroditja dhe paniku që e ka kapur nga një front i bashkuar qytetarësh, konsumtatorësh, biznesi i vogël, opozita, institucione ndërkombëtare monetare si FMN dhe ekspertët të cilët njëzëri kërkojnë me të drejtë që biznesi i vogël të mos futet në skemën e TVSH-së, sepse në këtë mënyrë do të rriten çmimet, do të shkatërrohen vendet e punës dhe vetë arka e shtetit nuk do të fitojë por do të humbë të ardhura.
Pyetje: A mund të na thoni diçka mbi dekriminalizimin e zgjedhjeve, se jemi të paqartë?
Basha: Jeni të paqartë sepse procesi është në nisje, ne kemi propozimet tona dhe këto propozime do të pasurohen edhe përmes konsultimit brenda vetë demokratëve, me aleatët tanë politikë dhe me të gjithë faktorët shoqërorë që duan ti japin fund shitblerjes së votës, dhunimit të votës dhe bashkëpunimit midis kriminelëve dhe politikanëve.
Për më shumë se 40 vjet, në Shqipëri u instalua nga një prej...
Policia italiane ka shkatërruar një bandë italo-shqiptare me...
Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD, në një dalje për ...
Si çdo ditë edhe sot një telefonues në emisionin “Aldo Morni...
Në një dalje për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Lul...
Ditët e fundit, Parlamenti (ose më saktë grupi deputetëve të...
Policia italiane ka vënë në pranga një shtetas shqiptar pas...
Prej disa javësh, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Bas...
Kafeja është pikënisja e ditës për secilin prej nesh. Të gji...
Intervistë me Elona Mema, CEO Spar AlbaniaSi është të drejto...
Edi Rama mori çka endërronte brenda vetes në këto vite, qëku...
I kërkova mikut tim floqar, Ahmet Likës ndonjë dokument që l...
Policia e Tiranës ka evidentuar dhe sekuestruar në katin e s...
Ish-drejtori i arkivës së Ministrisë së Brendshme, Kastriot ...
Ditën e diel në emisionin “Kojshia Show” ishin të ftuar dy p...
Një tjetër rast i trafikut të lendëve narkotike është goditu...
Një sasi prej 31 kg e 882 gram lëndë narkotike, e llojit mar...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko mori pjesë në...
Ndërsa ishte i pranishëm në një takim të organizuar për Dias...
Një makinë në ecje është përfshirë nga flakët në rrugën naci...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...