web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Konflikti për pronën/ Godet me sende të forta vëllain

16 Tetor 2017, 07:45, Aktualitet CNA

Rastet e përsëritura të dhunës në familje nuk kanë ta ndalur kohët e fundit.

Një 52-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasnit, pasi ka goditur me mjete të forta vëllanë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia bën të ditur se i arrestuari është shtetasi, Nevrun Muça,  banues në fshatin Lleshan.

Arrestimi i tij, u bë pasi në fshatin Lleshan, për motive pronësie dyshohet të ketë goditur me sende të forta vëllain e tij, shtetasin B.M., 33 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a  i Kodit Penal.

Gjithashtu uniformat blu bëjnë të ditur se konflikti mes vëllezërve ka nisur për motive pronësie./ CityNews





Lajmet e fundit nga