web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fillon Maratona e Tiranës/ Pjesëmarrës edhe persona me aftësi të kufizuara

15 Tetor 2017, 07:39, Aktualitet CNA

Mëngjesin e sotëm ka nisur Maratona e Tiranës në të cilën marrin pjesë mbi 2500 vrapues nga 40 shtete të botës të cilët do të përshkojnë disa nga pikat më kryesore të qytetit.

Maratona e Tiranës zhvillohet në 3 kategori: 21 km, 10 km dhe ?We too?, gara për persona me aftësi ndryshe. Erion Veliaj ka përshëndetur në nisje të maratonës së Tiranës duke iu uruar suksese të gjithë pjesëmarrësve.

Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve për mbarëvajtjen e saj.

Slogani i Maratonës së Tiranës këtë edicion është ?Vrapo me ritmin e qytetit?.

Ashtu siç është bërë me dije edhe me parë deri në orën 14:00 disa akse rrugore do të jenë të bllokuara./CityNews





Lajmet e fundit nga