VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka zbarkuar në Drej...
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka zbarkuar në Drej...
Nëse dëgjoje dje fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e PS-së, të krijohej ideja se socialistët tani kanë ardhur në pushtet. Nga fjalimi kuptohej se Edi Rama nuk ka qenë kryeministër dhe se gati 80 për qind e administratës nuk kontrollohej dhe drejtohej nga socialistët. Sipas Ramës të tjerët e kanë fajin për keqqeverisjen dhe në asnjë rast ai dhe socialistët nuk kanë gabuar apo nuk kanë shpërdoruar detyrën. Apo nuk kanë bërë korrupsion njerëzit e PS. Natyrisht në një bashkëqeverisje ka probleme, si kudo. Por nëse paska qenë kaq keq dhe kaq llum si ka mundësi që kryeministri ka jetuar mes llumit?! Si ka mundësi që nuk ka kërkuar të shkonte vetë në zgjedhje të parakohshme dhe të hiqte ?llumin? dhe të mos i linte shqiptarët në llum?
Fjala më e përdorur në retorikën e kreut të qeverisë ishte ?llum?. Llum në administratë, llum në shërbime, llum në ipoteka, llum në bujqësi, llum në burgje. Llum, llum! Dhe sa nuk thoshte se llumin e kishte nga LSI, ndërkohë që asnjëherë nuk është ankuar ndaj LSI kur bashkëqeveriste. Bile në muajin dhjetor 2016 kur i lutej LSI për të firmosur koalicionin për zgjedhjet e vitit 2017 theksonte se ? është nder të punosh me LSI dhe kemi bashkëqeverisur mirë. Po ju pres të bashkëqeverisim edhe katër vite të tjera?. Nëse llumi paska qenë deri në grykë në qeveri, siç akuzoi dje, pse nuk pastroi llumin dhe të rrëzonte vetë qeverinë? Apo karrika është e këndshme, edhe mes llumit?!
Në përfundim të Asamblesë së PS, fjala e vetme që u mbajt mend është fjala ?llum?. Por pas kësaj ekspozeje qeveritare me pisllëk, baltë dhe ndyrësira (ky është shpjegimi fjalorit shqip për fjalën llum) lind një pyetje: Pse zoti Rama nuk bëre aktin patriotik dhe kombëtar që të shkoje brenda 45 ditëve në zgjedhje të parakohshme parlamentare, por u zhyte në mes llumit si kryeministër?
Pyetjet mund të vijojnë pa fund për administratën dhe çdo institucion që përmendi Edi Rama. Por para se të shqetësohemi për nëpunësit dhe zyrtarët, vendi ka një problem shumë herë më të madh. Është fjala për krimin e organizuar dhe bandat mafioze që tashmë janë kthyer në një shqetësim ndërkombëtar e ku diplomatë të rëndësishëm nuk lënë rast pa i përmendur. Në katër vite Shqipëria u kthye në shtetin me sasinë më të madhe të kanabisit të mbjellë dhe të trafikuar. Vende të fqinjë dhe të BE kanë ngritur prej kohësh shqetësimet për qeverinë shqiptare në raportet e saj me kanabisin. Megjithatë, kryeministri nuk flet për këtë lloj llumi kriminal. Madje as si problem nuk e njeh. Javët e fundit po flitet hapur për mafie dhe familje mafioze të lidhur ngushtë me pushtetin. Është akuza më e rëndë që mund të bëhet për një qeveri. Gjuha që përdori ambadori amerikan Donald Lu për krimin është e njëjtë me krahasimet që bëheshin për republikat e narkotrafikut në Amerikën Latine, dikur. Shteti shqiptar po krahasohet me strukturat e karteleve të drogës dhe ky është një batak ku nuk e kanë futur disa drejtorë, por qeveritarë që janë zhytur në paligjshmëri. Kjo është çështja që duhet të shqetësojë sot qeverinë dhe kryeministrin dhe jo çertifikatat dhe portalet online.
Por meqënëse jemi të llumi, qeverisjes së PS duhet t?i njihet një ?meritë?. Është partia që i dha llumit të shoqërisë imunitet duke e futur në parlament dhe politikë. Në qeverisjen e saj me dhjetëra të dënuar për krime, trafikantë prostitutash, përdhunues, trafikantë droge dhe hajdutë ordinerë u bën pjesë e parlamentit. Në radhët e administratës dhe drejtorëve të rëndësishëm shembujt janë pa fund. Si asnjë herë më parë, të fortët e dalë nga gjirizet e krimit u bën ?deputetë të nderuar? që do rilindnin Shqipërinë. Ky pisllëku që promovoi Rilindja këto ka sjellë më pas edhe infektimin e gjithë shoqërisë ku kriminelët janë modeli i të rinjve sot. Kjo është alarmante zoti kryeministër.
Në mandatin e parë qeverisës koncesionet dhe korrupsioni qeveritar njohën zhvillime të frikshme. Miliarda lekë iu falën njerëzve afër qeverisë si shpërblime personale me anë të PPP-ve të famshme. Sot këto para të nxjerra nga buxheti i shtetit, FMN-ja kërkon që të njihen si borxh publik dhe jo si investime qeveritare. Koncesionet e këtyre viteve janë forma më moderne e korrupsionit që vjen nga maja e pushtetit dhe është miratuar me vendime qeverie. Në krahasim me ndonjë abuzim që kanë bërë drejtorët e agjencive të parëndësishme, këto vendime nuk janë llum, por krime zoti kryeministër.
Në qëndrimin e kryeministrit vihej re qëllimi për ta shkarkuar të ish-aleatët çdo problem që ka pasur qeverisja. Nëse vendi është zhytur në pisllëk, korrupsion dhe mafie, ky është bataku ku e ka çuar vendin PS-ja si forca kryesore qeverisëse.
Edi Rama ka bërë disa reforma pozitive gjatë katër viteve që shkuan, por e dreqos kur thotë se, për ato që nuk ka realizuar, ia ka patur fajin ?llumi?. Këtu e rrëzon ndonjë të mirë që ka bërë apo që mund të bëjë. Tashmë e ka krejt tepsinë në dorë dhe do shikojmë ?llumin? e PS si do dali rrugëve?
Ndërkohë që dita e djeshme u karakterizua me mot të ftohtë, ...
Ata qe janë ne një lidhje do kalojnë një dite me te mire se ...
Këto janë disa prej titujve të shtypit të shkruar për ditën ...
Ish-i dënuari më i bukur në botë nuk është vetëm një njeri ...
Kourtney Kardashian gjatë klipit të serialit ‘Keeping Up Wit...
Ata qe janë ne një lidhje do kalojnë një dite me te mire se ...
Pas problemeve që kishte me trupin, që vinin si pasojë e mos...
Pak a shumë në të njëjtën kohë kur Edi Rama, me ngjyra farfu...
Ndërsa John Legend dhe Chrissy Teighen po bëhen gati të bëjn...
Selena Gomez, vajza që do që ju ta dini që ajo ka një të das...
Flokët në ngjyrë mjalti janë një balancim perfekt për një pa...
Mobstr është një shembull i gjallë që jo të gjithë ata që sh...
Gjarprinjtë. Ndërsa shumë njerëz me të drejtë i frikësohen a...
Justin Bieber, këngëtari 20 vjeçar i cili kaloi Shën Valenti...
Modelja ka folur për mesazhet kërcënuese që ka marrë në faqe...
Halloween është një periudhë stresuese për femrat. Pasi duhe...
Jemi me fat që kemi mundësinë të shikojmë me të fundit që st...
Një makinë hyri mes një turme njerëzish në zonën jashtë Muze...
Është pak qesharake ta mendosh që Harri Lena ka “kapur” Edi ...
Një aksident i rëndë, ku ka gjetur vdekjen një shqiptar, ës...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...