Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Tatimi mbi Vlerën e Shtuar do të shtrihet ne te gjithë biznesin e vogël. Lajmin e dha sot Kryeministri i vendit Edi Rama gjatë një prononcimi live në ERTV në kudër të konsultimit publik për buxhetin dhe paketën fiskale 2018.
Kryeministri tha se të gjitha subjektet e biznesit të vogël do të përfshihen në TVSH.
?Do t?i kërkojmë biznesit të vogël të bëhet pjesë e luftës kundër informalitetit. Të gjitha subjektet, edhe subjektet e biznesit të vogël do të përfshihen në TVSH. Nuk është e vërtetë që do të ketë rritje taksash për biznesin e vogël. Ne e kemi bërë zero dhe do të vazhdojë të mbetet zero. Ne do ta përfshijmë në regjimin e TVSH, por kjo nuk do të thotë se do të ketë rritje taksash. Çdo biznes i vogël do të sillet në mënyrë të strukturuar?, ka pohuar sot Rama në Fier, teksa ka nisur diskutimet për projektbuxhetin 2018.
Më herët bizneset e mëdha i kanë kërkuar kryeministrit të përfshirë bizneset e vogla në TVSH si mënyra më e mirë për të parandaluar evazionin që krijonte përshkallëzimi.
Aktualisht bizneset e vogla lëshojnë faturë të thjeshtë tatimore, për çdo blerës të tatueshëm që merr furnizimin. Ndersa për çdo blerës individ konsumator final, është i detyruar të lëshojë kupon tatimor nga pajisja fiskale.
Çdo blerje të tyre janë të detyruar ta justifikojnë me faturë tatimore me TVSH, kur blerja është kryer te personat e regjistruar si tatimpagues të TVSH-së.
Por ky vendim i qeverisë do të krijojë një tranzicion të ri në mesin e bizneseve të vogla të cilat kanë një nivel të pamjaftueshëm njohurish dhe burimesh njerëzorë për të tu përfshitë në TVSH.
Në fund të vitit 2015, qeveria shqiptare vendosi që të heqë taksën e biznesit të vogël për xhiro deri në 5 milionë lekë (që ishte 25 milionë lekë në vit), ndërsa për fashën nga 5 në 8 milionë lekë tatimi u ul në 5%, ndërsa për bizneset që kanë një qarkullim vjetor më të lartë sesa 8 milionë lekë, tatim fitimi është 15%. Plani është të taksohen bizneset me xhiro mbi 2 milionë lekë, por deri tani nuk është vendosur se sa do të jetë niveli.
Vendimi u mor pasi aksioni antiinformalitet që u zhvillua me agresivitet në shtator dhjetor 2015 dhe u përqendrua fillimisht tek biznesi i vogël, krijoi pakënaqësi të mëdha dhe uli popullaritetin e politikave të qeverisë.
Por ky përjashtim u konstatua shumë shpejt që u bë burim evazioni. Heqja e taksave dhe vendosja e kufijve të xhiros bëri që prodhuesit të gjendeshin para refuzimit të tregtarëve për të marrë faturë. Kjo do të sillte rritje të xhiros së sipërmarrjeve të vogla, deri në kalimin e tyre në të mesme e të mëdha, pra duke i bërë një biznes objekt taksash.
Të ardhurat nga biznesi i vogël zbritën në rreth 600 milionë lekë në vitin 2016, nga 2 miliardë lekë që ishin në vitin 2015, para se të hiqej taksa për subjektet me xhiro deri në 5 milionë lekë. Pesha që zënë të arhdurat nga tatimi mbi biznesin e vogël në buxhet është e papërfillshme, përkatësisht 0.5% dhe 0.1% e totalit në 2015 dhe 2016, por shqetësimi kryesor lidhet me shkëputjen e zinxhirit të deklarimit për shkak të mungesës së interesit të subjekteve të vogla për të marrë faturë.
Ndërsa në buxhet pesha e të ardhurave të biznesit të vogël është e papërfillshme, ajo ishte e rëndësishme për pushtetin lokal (që përdorte të ardhurat nga kjo taksë), i cili u detyrua ta kompensonte përmes shtimit të taksave të tjera si ajo e pastrimit, hapësirës, pronës etj.
Mësohet se ndërkohe, në kuadër të aksionit antiinformalitet që ka nisur nga 1 tetori, tatimet po kalojnë shumë subjekte të vogla në biznese me TVSH./Monitor
Analisti Agron Gjekmarkaj, ka kritikuar ashpër kreun e Parti...
Aleksandra Spaho, punonjëse në filialin e Postës Shqiptare n...
Analisti Arjan Vasjari, ishte i ftuar në studion e emisionit...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet social...
Nga Mero BAZE – Sali Berisha është në ditë të keqe. Përpjekj...
Profesori i gazetarisë dhe analisti Agron Gjekmarkaj, ishte ...
Gazetari i larguar nga Shqipëria, Flamur Vezaj, ka dhënë një...
Plagoset me armë zjarri një person në Durrës. Sipas informac...
Prej disa ditësh në qendër të vëmendjes së opinionit publik ...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara, i ftuar në st...
Deklarata e ambasadorit të SHBA-ve, Donald Lu, në 20 vjetori...
Janë arrestuar 22 persona nga policia austriake. Sipas media...
Deklaratat e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikë...
Një zjarr masiv ka rënë në zonën e mbrojtur të Tales, Lezhë....
ZGJIDHJA e Koço Kokëdhimës u shpreh me sarkazmën për turin e...
Policia e Shkodrës ka arrestuar një person, i cili ka tentu...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e den...
Dy ministra të kabinetiti Rama- 2 janë në listën e zyrtarëve...
Pas lajmit të publikuar nga “CityNews”, ku u raportuan probl...
Eurodeputeti nga Katalonja, Josep Maria Terricabras, në një ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...