Çështja e Zvërnecit/ Rama: Nuk ka projekt të miratuar
Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat para samitit BE-...
Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat para samitit BE-...
Elvi FUNDO*
– Një debat pro dhe kundër Bashës, vazhdon të jetë pjesë e konsumit ditor politik, por më shumë e përplasjeve të brendshme në Partinë Demokratike.
Le ta harrojnë kritikët e Bashës, le ti hedhim ata përtej, gjithçka që ata thonë dhe artikulojnë. Për një çast të rëndisim një histori të shkurtër politike dhe të shohim faktet, ato janë të vërteta kanë ndodhur, thjeshtë po i rendisim.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është zgjedhur me 22 korrik 2013 kryetar partie pas një proçesi jo statuor të PD, urdhëruar nga lideri i saj historik Sali Berisha. Në statut kryetari zgjidhej nga Kuvendi Kombëtar, procesi u bë një anëtar-një votë, pati lista të kontestuara kudo në Shqipëri, mijëra demokratë që nuk figuronin fare në lista, fletëvotime me numër serie, Sali Berisha në krah të Lulzim Bashës, proçes i kontrolluar prej njerëzve të Bashës dhe në fund i ndjeri Sokol Olldashi mundi të merrte gati 20% të votave.
Basha pasi zgjidhet kryetar i duhet më shumë se një vit të bëjë zgjedhjet në parti, në shumë degë ka pasur përplasje të forta, Basha ndërhyri që të zgjidheshin ata që e kishin mbështetur në garën përballë Olldashit. Përplasjet kanë qënë aq të forta sa pasojat e e ndarjes u reflektuan edhe në dy proçese të ardhshme zgjedhore si ato lokale dhe parlamentare.
Në Kuvendin Kombëtar, që u mblodh pas më shumë se një viti nga zgjedhja e Bashës, u zgjodh Këshilli Kombëtar. Ky këshill nuk u mblodh rurrë. Një Këshill që ashtu siç e ka pranuar dhe vetë Basha ishte i dobët dhe i përzgjedhur prej tij me njerëz anonimë që nuk u thirrën kurrë përveçse në mbledhjen e parë. Tjetër listë zgjodhi Kuvendi Kombëtar e tjetër listë u shpall mbrëmje, nuk mungonin shumë emra që sot janë në krah të kryeministrit Rama apo janë zhdukur pa nam dhe nishan.
Ky Këshill, me propozimin e Lulzim Bashës, zgjodhi departamentet dhe sekretariatet. Shumica e tyre në katër vite kanë dështuan totalisht. Shumë departamente nuk funsionojnë fare, disa sekretariate të zgjedhura nuk patën asnjë vlerë si riorganizimi dhe burimet njerëzore. Këshilli u zhvlerësua kur Luli filloi dhe emëroj disa sekretarë dhe sheaf departamentesh, në shkelje të hapur të statutit, fakt që tregonte ?vlerësimin? që kishte Basha për Këshillin Kombëtar të PD dhe vetë statutin e partisë.
Të gjithë i zgjodhi Lulzim Basha vetë. Vetëm Arben Ristani i doli nga kontrolli në postin e Sekretarit të Përgjithshëm, ketë të fundit e izoloi dhe keqpërdori, në zgjedhjet e 2017-tës e vleresoi më pak se Vangjel Dulen, pra numri dy i Partisë Demokratike nuk kishte as peshën e ish aleatit të ngushtë të Edi Ramës.
Organizatat partnere u anatemuan dhe u përçanë. Faktet janë të shumta.
Zgjedhjet në FRPD, përplasje, konflikte, perçarje e thellë që ende dhe sot është plagë që kruhet nga vetë Lulzim Basha.
LDG nuk u riorganizua dhe nuk ka zhvilluar zgjedhje që kurrë nuk mbahet mend. Organizata e grave në PD ishte thjesht një show me disa veprime të Albana Vokshit që më shumë betejë beri e vetme kundër Ilir Beqës se sa me gratë kundër Ramës. Jo për faj të saj kuptohet.
Degët janë një tjetër problematike. Shumë degë të PD janë të çorganizuara dhe në ndarje të thellë pas një tentative që Lulzim Basha bëri pas zgjedhjeve lokale. Nderhyrja në to rezultoi shkatërruese dhe përcarëse. Kjo erdhi pas humbjes së zgjedhjeve lokale të vitit 2015. Lulzim Basha braktisi reformën administrative, por hyri në zgjedhjet lokale, ku rezultati ishte shumë zhgënjyes.
Një riorganizim i degëve të PD pas zgjedhjeve lokale, solli një tjetër përçarje pas përpjalsjeve të forta brenda strukturave, diku të nënës dhe diku të njerkës. Në Korçë dega e PD-së ndahet në dysh, Korçë dhe Maliq. Tek e dyta ka zgjedhje, tek e para jo. Në Pogradec, PD fiton zgjedhjet lokale, kryetari i degës shkarkohet njësoj si kryetari i Durrësit apo Vlorës të cilët humbën. Në Vlorë ka riorganizim që u përkthye në një ndarje pa kthim. Në Durrës një nga bastionet dhe degët më të mëdha të PD, Lulzim Basha ende nuk ka mundur të zhvillojë zgjedhjen e kryetarit. Dega drejtohet nga një i komanduar.
Një tjetër fenomen është LSI dhe Ilir Meta. Në katër vite u hesht për Ilir Metën, pastaj u sulmua Ilir Meta, pastaj sërish dreka dhe darka për aleancë me Ilir Metën, pastaj sërish Ilir Meta u sulmua dhe dy ditë më parë Lulzim Basha përqafonte kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Ka një aksion politik që është dekriminalizimi, por nuk është i filluar prej Lulzim Bashës. Kanë qënë të tjerë deputetë të opozitës në parlament, Jozefina Topalli dhe lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishin ata që denoncuan krimin dhe bandat në vend.
Pati një denoncim dhe deri në ndërkombëtarizim të çështjes së drogës, por asnjëherë Basha vetë nuk shkoi së bashku me sekretarët e tij në një parcelë me drogë, gjithsesi kjo e fundit mund të quhet nje beteje e fituar ndoshta nga të vetmet e Bashes të cilat janë më pak se gishtat e një dore.
Me tej kemi bojotin e parlamentit. Disa muaj larg, pastaj rikthim. Kemi braktisjen e reformës administrative që përmendem më lart dhe tashmë është një dështim personal i kreut të PD thuajse i gjithëpranuar. Kemi skadalin e sjelljes politike me reformen në drejtësi e shumë veprime të tjera që nuk janë asgjë përpara çadrës dhe marrëveshjes me Edi Ramën.
Lulzim Basha futi demokratët në çadër, i mbajti tre muaj me turne 24 orë në ditë, firmosi një marrëveshje me Edi Ramën dhe mori një rezultat katastrofik në zgjedhje.
Shpalli një listë kandidatësh për deputetë totalisht personale, listë e akuzuar se kishte mandate të shitura, se kishte njerëz të akuzuar për korrupsion dhe pa peshë politike si Genc Pollo, Tritan Shehu, Klevis Balliu, Valentina Duka etj.
Një listë që Basha e quajti krejtësisht personale, e cila vetëm pasoja personale nuk pati.
Në përfundim të zgjedhjeve nuk dha asnjë provë dhe denoncim për manipulim të zgjedhjeve, braktisi betejën zgjedhore dhe filloi garën brenda PD-së.
Republika e Re u mbyt bashkë me humbjen e PD në zgjedhje, Luli spati asnjë pasojë, megjithse sot bërtet unë kam përgjegjësinë, i njof përgjegjësitë e mia ai merr rrogën si kryetar i PD. Në fund iku Republika e Re e Lulit dhe ngeli vetëm Luli me vulën e PD-së që disa ditë e kishte çuar në shtëpi. .
Nuk dha dorëheqje, u vetëngri, gjeti një rival si Eduard Selami dhe në fund tha: megjithëse kam bërë gjithë këto zullumet e mësipërme me votojnë dhe më duan edhe më shumë.
Procesi i rizgjedhjes së Bashës në krye të PD u pa me zë dhe figurë që ishte i manipuluar dhe nuk kishte garë.
Të gjitha faktet që përmendem nga fillimi deri në fund kanë ndodhur. Ka dhe shumë të tjera që ndoshta nuk janë përmendur, por për ata që duan Lulzim Bashën këto janë pa peshë, por në fakt tregojnë një të vërtetë të madhe: që Lulzim Basha ka qënë i papaftë për të drejtuar dhe menaxhuar Partinë Demokratike dhe së dyti gjithçka ai ka bërë ka qënë në funksion thjeshtë të emrit të tij, Çdo veprim ka qënë personal për të ngritur emrin e Lulzim Bashës në PD.
Për gjashtë vite qeverisjejej të Sali Berishës Luilzim Basha ishte një ish-ministër i pasuar më shumë skandale.
Lulzim Basha është një ish-kryetar Bashkie i akuzuar se nuk bëri asgjë për Tiranën, nuk është i ri në PD, është ish-pushtetari me jetëgjatë i PD, pas Berishës.
Sot Lulzim Basha është kryetari i PD-së, fatkeqësisht i ri në moshë, me mbivlerësim për veten, me një paaftësi epike, ndoshta vuan nga deliri i madhështisë, pasi kurrë nuk u bë aq i madh sa çduhej një lider i ri për PD-në.
Faktet e mësipërme kanë ndodhur, ato i di Lulzim Basha, ato i dinë demokratët, ato i dinë të gjithë. Ata që e duan vërtet ndoshta i dinë më mirë këto që kanë ndodhur, por nuk kanë çfarë ti bëjnë dhe nuk mund ta korrigjojnë, por të paktën duhet të ulin kokën dhe të pranojnë publikisht para demokratëve se ky është Lulzim Basha i vertetë. Ka një ndryshim thelbësor midis atyre që duan Partinë Demokratike dhe atyre të duan Lulzim Bashën. Të parët janë shpirti i PD, të dytët pasagjerë të përkohshëm.
Nuk është njeriu që gabon, por është njeriu i skandaleve që kërkon të ketë stanin e tij të rrethuar me një gardh, nga ku del jashtë kushdo që e kundërshton dhe futet brenda cilido që e mbron në ?çmendurinë? e tij politike. Kjo po çon në rrënimin e pandalshëm të Partisë Legjendare Demokratike që po kthehet në Partinë Lulzimore JO Demokratike./ *Shkruar për Citynews.al
Agjencia ruse për rregullimin e mediave, Roskomnadzor, ka ak...
Një ngjarje e pazakontë ndodh në sallën e Këshillit Bashkiak...
Përveçse e domosdoshme për ti hapur rrugën hapjes së negocia...
Policia e Durrësit ka arrestuar një shtetas italian pasi ka ...
Pronari i lokalit dhe një person tjetër janë shpallur në kër...
Disa personazhë të njohur të medies janë përfshirë në debati...
Një tjetër sasi droge është kapur në një fshat të Përmetit. ...
Kreu i bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi ka vendosur që ta ...
Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi aku...
Një tjetër lëvizje befasuese ka ndërmarrë kryeministri Edi R...
Dy ditë më parë Lulzim Basha u pa duke përqafuar e puthur kr...
Një 45-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia rrugo...
Ish-kryeministri Sali Berisha, nëpërmjet një mesazhi në rrje...
Krimi mjedisor do të konsiderohet, dënohet dhe penalizohet s...
Megjithse janë të bindur se i kanë siguruar vëndet e punës f...
Ambasadori i SHBA-ve, në Shqipëri, Donald Lu, në një takim q...
“Ajo që ne dimë mbi Elbasanin është tjetër, është që një duz...
Ish-deputetja demokrate Jozefina Topalli është shprehur e zh...
Nga Jorida TABAKUDitën e enjte shpenzuam një ditë të gjatë d...
Bie nga kati tretë nëna e foshnjës 8 muajshe, Spitali Amerik...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...