Hidhet nga kati i dytë/ Humb jetën i dënuari në burgun e Krujës
Një i dënuar në burgun e Krujës është hedhur nga kati i dytë...
E dini se çfarë nuk më shqitet nga mendja prej pamjeve filmike të ngjarjes së Elbasanit? Ajo porta elektronike që rrëshqiste ngadalë, duke ngushtuar progresivisht hapësirën e hyrjes, dhe policët që mbetën si të ngrirë para vijës së pragut.
Kishin mbi njëzet sekonda në dispozicion, por as që u lipseshin këto sekonda. Edhe sikur portës t?i duheshin disa orë për t?u mbyllur, ata policë do mbeteshin në anën tjetër të kufirit. Sepse vija e pragut të portës ishte tamam si një kufi.
Nuk ishte se ata policë u matën ta kalonin kufirin, dhe në momentin e fundit u mbërriti një urdhër superior që i ndali. Jo, nuk pati asgjë të tillë. Askush nuk i ndali. Sepse askush nuk tentoi ta ndiqte atë makinë. Kjo do të thotë se që të gjithë ata e dinin se përtej atij pragu nuk ishte se thjesht vepronte një juridiksion tjetër. Për ata policë, përtej ishte një botë e padepërtueshme, një vend i mistershëm që nuk ngjante me asnjë realitet dystopik të kësaj toke, me asnjë Kore të Veriut, Arabi Saudite, Filipine, Siri, Burma. Ishte më shumë sesa kaq. Përtej, ishte një botë përbindëshash, të cilët askush nuk i kish parë me sy, por që të gjithë e dinin se janë përbindësha. Kjo përshtypje të krijohej. Ndryshe, do ta kishim marrë vesh tanimë se çfarë ndodhi.
Dikush mund të ketë provuar antipati për ata policë. Unë nuk e di pse provova keqardhje e empati. Nuk m?u dukën ngordhalaqë. M?u dukën të pambrojtur. Dhe më erdhi mirë që nuk guxuan më tepër. Më erdhi mirë sidomos pak më pas, kur u mor vesh se policia, prokuroria e struktura të tjera të shtetit, nuk morën guximin as të hedhin sadopak dritë mbi atë ngjarje. Janë të gjithë gojëkyçur. Edhe ndonjë gojë që është hapur, ka synuar ta mbulojë me mjegull ngjarjen, duke dhënë shpjegime kontradiktore. Kanë interes ta mbulojnë? Ndoshta. Por mua më shumë më duket se janë të terrorizuar.
Ja, në këtë pikë kemi arritur. Edi Rama e Co. duhet ta kishin ditur se bashkëpunimi me krimin nuk të lejon më të kthehesh prapa. Duhej ta kishin ditur edhe nga shembulli i Sali Berishës, që e udhëhoqi Shqipërinë në një joint venture me krimin për më shumë se dy dekada. Veçse ? duhet bërë ky saktësim i rëndësishëm ? duke i mbajtur nën kontroll kriminelët. Më saktë, duke i zgjidhur nga zinxhirët sa herë që atij ia donte puna t?i zgjidhte. Ndërsa Edi Ramës i kanë dalë nga kontrolli. Ai nuk ka bërë punë të ndyra me ta (duke përjashtuar përdorimin e tyre për qëllime elektorale; nuk kemi prova për këtë, as opozita nuk ka mundur të na japë asnjë provë, por merret me mend se ata kanë luajtur një rol në këtë histori).
Asnjë kundërshtar i Ramës nuk e ka frikë Ramën. Asnjë kundërshtar i Ramës nuk e çon në mendje se Rama mund ta sakatojë, a vrasë. Kjo frikë i përket së shkuarës. Por sot frika është prej bandave që nuk janë nën kontroll. Rama i ka lënë të lira bandat e krimit, duke i bërë së pari, të fuqizohen, e së dyti, ta nxjerrin kokën sheshit, të dalin rrugëve, të hapin biznese, e t?i thonë shtetit: pirdhu, mos i kruaj brirët me ne! Ajo që ndodhi në Elbasan ishte ilustrim i kësaj që sapo thashë. Shteti nuk ka se ç?u bën.
Dhe në këtë mes ka një kontrast që ta heq petllën: ?Ky shtet është parajsa për ca individë të superpasuruar e të fuqizuar në mënyrë ilegale dhe ferri për ca të dobët e të pambrojtur që veprimet ilegale i kryejnë për mbijetesë?. Sepse ky është shteti që ka mbushur burgjet me fukarenj që kanë vjedhur energjinë elektrike. Mua nuk më vjen keq për ta. Madje, e kam përshëndetur këtë aksion.
Por kur shoh që këtij shteti i dridhen leqet e këmbëve nga një grup i vogël njerëzish, kur shoh që ky shtet është gjunjëzuar i tëri para këtij grupi, apo para grupeve të tjera të ngjashme, nuk kam fuqi të dënoj asnjë kundërvajtje tjetër. Madje, kështu na del që në këtë Shqipërinë e sotme, vjedhësit e energjisë elektrike të jenë kremi i ndershmërisë.
Do të vazhdojë ky avaz? Nuk kemi si ta dimë. Mandati i dytë i Ramës sapo ka nisur. LSI-ja iku nga koalicioni duke marrë me vete edhe të gjitha mëkatet e qeverisë ?Rama 1?. Tani, që LSI-ja ka qenë një parti e dreqosur, për këtë nuk ka asnjë diskutim. Dhe që ajo nuk është më në pushtet, është një lajm i mirë. Por mandati i qeverisjes në periudhën 2013-2017 nuk dështoi për shkak të LSI-së. Që kanabisi mori rrugët (edhe mbi asfalt doli), që bandat e të fortëve pushtuan territorin, e që ato vinin vërdallë me eskorta, pa pyetur për policinë, kjo është një vepër ekskluzive e PS-së.
Që puna ka arritur deri aty sa 12 policë të zbythen para një makine, e shteti të mos guxojë të sqarojë se çfarë ndodhi, kjo është vepër absolutisht e PS-së. Madje, vepra më e shëmtuar në gjithë trashëgiminë e PS-së në pushtet pas vitit 1990. Por e keqja nuk është këtu. E keqja është se Rama po kërkon të vendosë rendin publik, e të rimarrë nën kontroll territorin, me të njëjtët policë që pati katër vitet e shkuara. Kjo është e pamundur. Ajo polici ka qenë haptazi e lidhur me krimin. Zinxhiri i komandës në policinë e Republikës duhet zhbërë i tëri.
Ministri Xhafaj ngjalli pak optimizëm në momentin që hyri në zyrë në fund të mandatit të parë. U duk sikur ai donte të ndahej nga e keqja që kishin mbjellë të tjerët para tij, dhe se donte të ndante policinë nga krimi, por duket se nuk i ka duart të lira (nëse e ka vullnetin, të kuptohemi). Ndryshe, nuk ka se si shpjegohet që gjithçka kërkon ta bëjë duke mbajtur nëpër poste drejtuese të njëjtët njerëz, nën hundën (ndoshta me inkurajimin) e të cilëve bandat janë bërë po aq legale sa edhe struktura të shoqërisë civile, apo biznese punëmëdha. U mungon veç një vendim njohjeje nga gjykatat. Ose ndoshta NIPT-i. Banda me NIPT. Nuk është ide e keqe. Si ju duket juve?
Unë nuk e di nëse kjo mazhorancë ka fuqi për ta fituar betejën me krimin. Nuk e di nëse Edi Rama është në gjendje të na provojë se bashkëjetesa me krimin e qeverisë së tij ka qenë një aksident, apo një ekspedient, që duhet arkivuar. Janë vetë këta të fundit që duhet të na bindin. Dhe mund të na bindin jo pas katër vjetësh, por tani, menjëherë. Me veprime konkrete.
Një i dënuar në burgun e Krujës është hedhur nga kati i dytë...
Grida Duma ishte e ftuara e sotme në emisionin e mëngjesit “...
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbërritur në Tir...
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policis...
Policia ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit Bledar Biba...
Njihuni me Holly, një qen 5 vjeçar nga Neë York i cili nuk l...
Një 16-vjeçar nga fshati Vakuf i Dibrës ka humbur jetën pasi...
Mbrëmjen e djeshme janë dëgjuar të shtëna armësh pranë rrugë...
Nga Ilir LEVONJA:Lamtumirë Irak, lamtumirë Irak…, këto ishin...
Policia e Elbasanit bën të ditur se një 34-vjeçar është plag...
Deputeti i LSI-së për qarkun e Dibrës, Përparim Spahiu ka re...
Ngarkimi i listave zgjedhore me personat e vdekur pritet të ...
Në kuadër të operacionit të koduar “Vjeshtë 2017”, policia p...
Në kuadër të ndalimit të paligjshmërisë në shërbimin e trans...
Kryeministri i vendit Edi Rama vazhdon ritualin e tij të për...
Në një status në rrjetet sociale, ish-deputeti demokrat Kast...
Këto janë disa prej titujve të shtypit të shkruar për ditën ...
Nuk do kuptoheni aspak me partnerin tuaj gjate kësaj dite dh...
Marrëveshja për “Misionin Humanitar Rus”, e nënshkruar dje n...
Tani që koha ndryshoi, ju mund të shihni disa ushqime sezona...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...