Një vit pritje për 3 milionë borxh, çfarë ndodhi pas ndërhyrjes së “Stop”
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Emisioni BOOM denoncoi mbrëmjen e sotme mosshlyerjen e detyrimeve të prapambetura për personat e verbër për periudhën 2005-2010, si rezultat i indeksimit të gabuar që ka çuar në mosrritjen e pagesave të këtyre personave gjatë kësaj periudhe
Në bazë të ligjit 9355 për ndihmen ekonomike dhe shërbimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë, këshillat bashkiakë çdo 2 muaj duhet të marrin vendim për këto lloj pagesash. Një e drejtë kjo që e gëzonin të gjithe grupet e invaliditetit.
Kjo gjë nuk u bë për 5 vite me radhë, derisa më pas edhe ligji ndryshoi. Shoqata e të Verbërve ngriti padi për ti marrë këto pagesa të prapambetura.
E njëjta padi në gjithë vendin mori përgjigje të ndryshme nga gjykatat. Diku iu e dha e drejta anëtarëve të shoqatave dhe u ekzekutua vendimi nga përmbaruesi.
Diku tjetër e fituan këtë të drejtë por ende sot nuk është ekzekutuar vendimi nga Bashkitë përkatëse. Dhe në kryeqytet, Gjykata Administrative e refuzoi kërkesë padinë e ngritur nga kjo shoqatë për efekte proceduriale.
Të verbërit në Kukës fituan gjyqin dhe u likujduan nga Bashkia
BOOM kontaktoi me kryetarin e Shoqatës së të Verbërve për degën e Kukësit, ku pasi ata kanë fituar të drejtën përmes proceseve gjyqësore, bashkia e Kukësit i ka likujduar anëtarët e verbër të kësaj shoqate për këtë degë rreth 75-80 persona direkt pas përfundimit të procesit gjyqësor, pra brenda afateve ligjore siç shprehet edhe Besmir Germizi.
Besmir Germizi: Unë si Degë e Shoqatës së Kukësit e kam përfituar, e ka vendosur Shkalla e Parë. Nuk është apeluar nga ish-komunat atëherë dhe Bashkia Kukës. Pastaj është marrë me përmbarim brenda afateve.
Gazetarja: Eshtë ekzekutuar vendimi i gjykatës nga përmbaruesi?
Besmir Germizi: Është ekzekutuar, po!
Gazetarja: Ju keni zgjedhur përmbarues shtetëror apo privat?
Besmir Germizi: Privat.
Gazetarja: Për sa persona të verbër bëhet fjalë?
Besmir Germizi: Kjo ka ndodhur para 2 vitesh dha ka qenë diku te 75-80 persona.
Gazetarja: 75-80 persona që janë likujduar?
Besmir Germizi: Po që janë likujduar përmes përmbaruesit.
Gazetarja: Sa ka qenë shuma e përfituar për një individ?
Besmir Germizi: Varet nga kategoria. Një person, domethënë, grupi i parë e ka patur 1 milion e 900 mijë lekë të vjetra, kurse grupi i dytë, 900 mijë lekë të vjetra.
Gazetarja: Kuptoj. Janë likujduar të gjithë?
Besmir Germizi: Po.
Në Tropojë gjyqi u fitua, por Bashkia Bajram Curri nuk ekzekuton vendimin
Mosindeksimi i bërë për periudhën 2005-2010 është kërkuar edhe nga anëtarët e shoqatës për degën e Tropojës.
Gjykata ka vendosur në favorin e tyre dhe ju ka dhënë të drejtën e përfitimit anëtarëve të kësaj dege. Por ata enden edhe sot e kësaj dite pa e marrë këtë pagesëm pasi Bashkia e Bajram Currit nuk e ekzekuton vendimin e Gjykatës. Këtë e pohon Shpëtim Memia nga Shoqata e Të Verbërve, Dega Tropojë.
Shpëtim Memia: Që nga viti 2005-2010 ka pas qenë një ligj që të paguhej nga 70% e rrogës minimale të verbërve. Kjo nuk na është paguar. Më datën 21.05.2015 kemi fituar, pra është lënë vendimi i Shkallës së Parë në fuqi. Numri i personave përfitues është 43.
Gazetarja: Ju e keni në përmbarues privat apo shtetëror?
Shpëtim Memia: Është përmbarues privat.
Gazetarja: Përmbaruesi privat nga 2015 deri më sot nuk arrin të ekzekutojë vendimin?
Shpëtim Memia: Përmbaruesi privat e ka marrë më 11 dhjetor të 2015. Ai thotë që nuk mundem që t?iu ndal rrogat ose investimet.
Gazetarja: Këtë detyrim duhet ta përmbushë Bashkia e Tropojës kundrejt jush?
Shpëtim Memia: Bashkia e Tropojës, Drejtoria e Shërbimit Social e Pukës dhe Drejtoria e Shërbimit Social e Ministrisë. Domethënë të tria janë debitorë.
Gazetarja: Deri më tani ju nuk keni marrë asnjë lekë?
Shpëtim Memia: Asnjë lek!
Gazetarja: Përsa lekë bëhet fjalë për secilin? Sa është shuma?
Shpëtim Memia: Ka nga ata që i takojnë dhe 100 mijë lekë të vjetra, por shuma në total është 48 milion lekë te vjetra.
Gazetarja: Për Tropojën?
Shpëtim Memia: Po, për Tropojën.
Në Tiranë, Gjykata Administrative refuzoi akt-padinë
BOOM solli edhe rastin e Tiranës, ku Gjykata Administrative e ka refuzuar çështjen me padinë e ngritur nga Shoqata e të Verbërve dhe për të kuptuar se çfarë ka ndodhur gazetarja e BOOM kontaktoi Gëzim Dafkun, anëtar i degës Tiranë i kësaj shoqate.
Gëzim Dafkun: Ne kemi dorëzuar edhe padinë në Gjykaten Adminstrative dhe shohim një inferioritet ose nje mospërfillje nga kjo gjykatë që na çon të dyshojmë që ka edhe ndonjë linjë politike në këtë mes dhe kjo gjykate na e kthen mbrapsht akt-padinë, duke na thënë se pse e keni bërë padinë me prokura të veçanta, duhet e përgjithshme ose këtë e ka Ministria e Punës mos iu drejtoni Bashkive dhe ne nuk e kuptojme pse e bën këtë punë. Siç e thashë më lart, ne të Tiranës na është kthyer mbrapsht padia. Përderisa Ministria e Punës e ka pranuar këtë borxh dhe ka deklaruar para ca kohësh që do ti kthejmë përsëri ajo vazhdon të jetë inferior ndaj këtij problemi por ne do të vazhdojmë ta kërkojmë të drejtën tonë dhe do ta hedhim në gjykatë.
Sinan Tafaj: Jemi të vendosur ta vazhdojmë këtë luftë
BOOM kontaktoi edhe kryetarin e Shoqatës së të Verbërve, Sinan Tafaj, i cili shpjegon se ku bazohet nga ana ligjore kërkesa e kësaj shoqate dhe anëtarëve të saj dhe problemet e hasura gjatë këtyre viteve.
Sinan Tafaj: Në bazë të ligjit 9355 për ndihmën ekonomike dhe shërbimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë, këshillat bashkiakë çdo 2 muaj duhet të marrin vendim për këto lloj pagesash. Në këto padi i kemi filluar ti ngremë që në vitin 2010, 2011. Ne vitin 2012 u lanë për kompetencë për tu gjykuar nga Gjykata Administrative dhe këtu filloi problemi ynë. Në shumë, Gjykata janë pranuar këto padi dhe janë shlyer nga bashkitë detyrimi për të verbërit por akoma më shumë janë ato që nuk janë shlyer detyrimet.
Shqetësimi im qëndron në faktin se asnjë gjykatë nuk e ka rrëzuar në themel kërkesën tonë por e kanë refuzuar ose bëhet e pamundur per efekte proceduriale. Ka patur raste kur gjyqtarët janë treguar të hapur dhe të ndershëm me ne dhe i kanë shqyrtuar psh janë fituar paditë në Kukës Tropojë, Has, Pogradec, Berat dhe një pjesë e tyre janë likujduar por ka edhe që nuk jane ekzekutuar.
Jane të ngurtë kryetarët e Bashkisë, si psh ai i Tropojës. Përmbaruesit kuptohet që nuk janë aq luftarak për të zbatuar ligjin. Ne si organizatë jemi të vendosur ta vazhdojmë këtë luftë derisa këto para ti marrë çdo i verbër, një e drejtë që ju takon edhe grupeve të tjera jo vetëm të verbërve.
Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD, përveç kërkesës...
Ndalesa e radhës e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Ja...
E nisur rreth orës 16:00 mbledhja e grupit parlamentar të Pa...
Në Parlamentin Europian nga data 11 deri në 14 shtator të kë...
Fushata e krijuar nga New Moment Tirana për USAID në Shqipër...
Edi Rama nuk i ndahet Xhorxh Soros. Avokati Altin Goxhaj pub...
Një student ka adresuar një shqetësim shumë shpesh të përsër...
Kryetari i Gjykatës së Shkallës së parë të Vlorës, Skënder H...
Pas një aksioni të suksesshëm policia e Lezhës ka bërë të mu...
Në një konferencë të mbajtur të hënën nga Prezenca e OSBE-së...
Prej disa kohësh ndaj institucioneve të larta arsimore publi...
Alfred Nikolli, që një vit më parë vrau të dashurën e tij ...
Një i ri shqiptar është dëbuar ditën e sotme nga Italia si p...
Pas lajmit se ka dalë një vendim akreditimi nga Bordi i Akre...
Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim në rrjete...
Fushata e krijuar nga New Moment Tirana për USAID në Shqipër...
Gripi i frikshëm australian, sipas britanikëve do të jetë më...
Ditën e sotme dy shtetas afganë janë ndaluar në pikën kufita...
Përfaqësuesit e mazhorancës dhe opozitës u përfshinë në deba...
Agjencia britanike e vlerësimit të universiteteve do të publ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...