Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD kallëzon në SPAK Edi Ramën për vepr...
Grupi Parlamentar i PD kallëzon në SPAK Edi Ramën për vepr...
Asgjë e re nga Gjermania. Angela Merkel mbetet kancelare. Në të kundërt mbetet e hapur çështja e koalicionit. Kësaj here me FDP dhe Të Gjelbrit? Sidoqoftë atë e presin detyra të mëdha.
Rezultati i zgjedhjeve parlamentare është një konfirmim për kancelaren. Me 33,2 përqind unioni konservator CDU humbet rreth 5 përqind krahasuar me zgjedhjet e vitit 2013, megjithatë në Bundestagun e ri këtej e tutje do të jenë të përfaqësuara gjashtë në vend të pesë partive si deri më sot. Konkurrenca politike është bërë më e fortë, sepse partia Alternativa për Gjermaninë, AfD me 13,2% hyn si forca e tretë në parlament. Socialdemokratët kanë marrë deri tani 20,8%, Liberal Demokratët, FDP 10,1%, partia E Majta 8.9%, Të Gjelbrit 9,3% dhe të tjerat 4,5%, nuk arrijnë të përfaqësohen në parlament. Pragu i përfaqësimit parlamentar në Gjermani është 5%. Këto rezultate janë një sfidë e re për Angela Merkelin.
Një koalicion i mundshëm premierë
Një tërmet politik në këto zgjedhje u shmang. Vota aktualisht për AfD pritej, humbja e mëtejshme e socialdemokratëve pritej gjithashtu. Me rikthimin e liberalëve në parlament për Angela Merkelin ka dy mundësi koalicionesh: një vazhdim i koalicionit me bazë të gjerë me socialdemokratët nuk ka gjasa. Partisë socialdemokrate nuk i përshtat roli i më të voglit, ndaj ajo nund të preferojë të rigjenerohet duke dalë në opozitë. Kësisoj mbetet si një variant serioz i formimit të qeverisë një koalicion prej tre partish mes unionit CDU/CSU, Liberalëve (FDP) dhe Aleancës së ekologjistëve, Të Gjelbrit. Ky është një terren i ri politik, ndaj bisedimet e koaliconit mund të zgjasin shumë.
Por ajo që mbetet është pohimi, se nuk do të jetë eksperimente. Gjermania mbetet pas këtyre zgjedhjeve ajo që është, një zonë e qetë politike, shoqërore dhe ekonomike. Tension ka diku tjetër; në Turqinë e Erdoganit, në SHBA-në e Trumpit, në Rusinë e Putinit dhe në Britaninë e Madhë të dalë nga BE-ja. Frika nga terrori dhe populizmi kanë efekt. Megjithatë në Gjermani vazhdon të mbizotëroje qetësia. Zgjedhjet parlamentare janë efektin pothuajse të një testi psikologjik të shëndetit.
Mandati i katërt i Merkelit
E tashmë përsëri katër vjet Merkel – nëse ajo do të rezistojë. Sidoqoftë protestantja e kontrolluar konsiderohet si njeri i përgjegjshëm, atë që ajo enis e çon deri në fund. Por si e bën këtë?
Si gruaja e parë në këtë post dhe si një kancelare për një kohë të gjatë ajo është tani një rast për të hyrë në librat e historisë. Por sidoqoftë që të lerë diçka që mbetet pas, asaj i mungon ende një coup i madh politik. Adenaueri integroi republikën e vjetër në Perëndim, Brandti krijoi me politikën e tij për Lindjen një afrim në kohën e Luftës së Ftohtë, Kohl prganizoi ribashkimin, Schröder e reformoi shtetin social. Çfarë i mbetet Merkelit?
Për të gjithë befasuese ishte hapja prej saj e kufijve në vitin 2015 për më shumë se një milion refugjatë. Mes përzierjes së ndjenjave humanizëm dhe indinjatë, ajo iu përmbajt kursit të saj. Ajo iu kundërvu pranimit të një kursi për përcaktimin e kuotës maksimale të pranimit të refugjatëve dhe për këtë iu referua kushtetutës pikë më pikë, që nuk parashikon limit për ligjin e azilit. Tani asaj i duhet të organizojë sfidën. Të integrojë ata që janë pranuar në Gjermani dhe të dëbojë nga Gjermania refugjatët “e gabuar”. Një projekt politikë që kërkon një kohë të gjatë.
Më e mira në fund?
Një kantier tjetër është edhe BE-ja. Brenda familjes europiane ka disbalancë. Fëmija historik i njerkës, Britania e Madhe tani do ta rigjejë veten e vetme në botën e globalizuar, dalja e saj duhet të rregullohet. Vetëm kjo është një detyrë gjigante për Merkelin. Por edhe vendet jugore të BE-së po ndërgjegjësohen dhe nuk duan ta pranojnë më gjatë diktatin gjerman të kursimeve. Merkel konsiderohet si mbrojtëse e idesë europiane, por vendet në borxhe ndihen nën presion nga Gjermania e fortë. Ajo do, që ta mbajë të bashkuar BE-në. Nëse nuk ia del kësaj do të ngrihet sërish zëri për shtetin nacional.
Por edhe tendenca për etjen e Gjermanisë për të qenë një fuqi e madhe rëndon mbi supet e Merkelit. Jo vetëm Trumpi do ta bëjë sërish të fortë Amerikën e tij, edhe Putini e Erdogani synojnë një politikë të dorës së fortë. Ka kohë që ajo konsiderohet si “Anti-Trump”. Ajo mund t’u bëjë ballë provokimeve pa lëshuar pe. Gjithmonë e kursyer në gjeste, mimikë dhe në përzgjedhjen e fjalëve. Atë nuk e nënvleftësojnë më. Dikur ka qenë ndryshe.
Me pragmatizmin e saj ajo është pa diskutim e suksesshme. Ajo neutralizon opozitën. Vetëm se ndonjëherë CDU-ja nuk e di më se çfarë ka mbetur konservatore tek ajo. Sidoqoftë për partinë, që gjithmonë ka synuar pushtetin në radhë të parë, pyetja për humbjen e profilit të unionit është vetëm me karakter akademik.
Detyra e saj tani është të jetë: “Anti-Trump”
Triumfi i saj i ri në zgjedhje bazohet në radhë të parë tek besimi. Kështu ishte edhe në zgjedhjet e vitit 2013. Mjaftoi një fjali për të bërë reklamë për veten: “Ju më njhni mua”, tha ajo atëherë. Po kaq presidial është edhe stili i saj politik. Atë e respektojnë anë e mbanë. Madje edhe të rinjtë e vlerësojnë shumë atë. Pikërisht në radhët e 25 vjeçarëve as që mund të kujtohet ndonjeri për kohën pa Merkelin në kancelari.
Megjithatë në artin e saj të oratorisë deri më sot ajo nuk ia ka dalë të jetë më mirë se mesatarja. Me duart e saj përpara torsit ajo ka krijuar një ikonografi klasike moderne. Është minimalizmi më radikal në politikë dhe ky është tipari dallues i saj. Ruajtja e qetësisë. Një as çuditërisht i rrallë, me të cilin ajo tani duhet të luftojë që t’ia dalë ose të largohet si kancelarja e plotësuar ose e paplotësuar nga skena politike.
New York Times e ka vlerësuar atë si “mbrojtësja e fundit e Europës”. Kaq shumë lavdërim e mirënjohje këtej e tutje do të kthehen në detyrim. Ajo për një kohë të gjatë e pati lënë të hapur, nëse do të rikandidonte ose jo për herë të lartërt. Zgjedhja e Donald Trumpit më 9 nëntor 2016 ishte këmbana, thuhet nga radhët e saj. Përderisa ajo, sipas fjalëve të veta, asnjëherë nuk ka dashur ta mbyllë karrierën si “një gërmadhë gjysmë e vdekur”, ajo ka besim ta përballojë edhe një mandat të katërt si nga shëndeti edhe politikisht. Votën e zgjedhësve ajo tashmë e ka. Tani i duhet të ofrojë rezultate.
Dritan Laçi ekspert i sigurisë ushqimore, në një intervistë ...
Kombinimi i realitetit virtual dhe stimulimi transkranial ma...
Furtunë politike kanë shkaktuar në Greqi, disa foto të minis...
Pas motit të ngrohtë të kësaj fundjave, ditën e nesërme prit...
Presidenti Donald Trump kritikoi Senatorin John McCain në nj...
DW agjensia zyrtare e lajmeve te Gjermanise ka publikuar nda...
Exit Pollet ne Gjermani nxjerin fituese kancelaren Angela Me...
Policia italiane arrestoi një çift shqiptar, tw dy 37 vjeç n...
Pentagoni thotë se një mision me bombardues të tipit B-1B ja...
Nga Artur AjaziDuket se gjithçka e keqe për ne shqiptarët, p...
Bashkimi Rama – Basha është politikë për progres, apo është ...
Një 22 vjeçar shqiptar është përzënë nga shteti Italian pasi...
Është kapur në Romë, Osvaldo Marku, shqiptari i arratisur 55...
Kohët e fundit po përsëritet një refren i vjetër, por i pakr...
Prej një viti në Gjykatën e Lushnjes punonjnë vetëm 2 gjyqta...
Tre ditë pasi Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale...
Në seancën e fundit të Parlamentit Europian që u mbajt në St...
Këtë të dielë Gjermania zgjedh Bundestagun e ri. Qytetarët v...
Ish-drejtori i Arkivës së Ministrisë së Brendshme, Kastriot ...
E pjesëmarrë në Konferencën Rajonale për të “Drejtat e Grave...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...