Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD kallëzon në SPAK Edi Ramën për vepr...
Grupi Parlamentar i PD kallëzon në SPAK Edi Ramën për vepr...
Kohët e fundit po përsëritet një refren i vjetër, por i pakrahasueshëm, me kohën kur ka lindur në historinë politike të Partisë Demokratike, Opozita e opozitës.
Refreni përdoret nga servilë politikë të vjetër dhe të rinj në Partinë Demokratike. Këtu përfshihen disa fytyra ?tradhëtarësh? të shumë sulmuar dje nga disa personazhe që sot zhurmojnë. Nga të rinj servilë që duke lëpirë kanë ecur lart në shkallët e karrierës por edhe disa individe me histori edhe më shumë se 20 vjeçare në PD. Më poshtë do sjell edhe disa fakte konkrete.
Opozita e opozitës
Disa nga profilet e mësipërme politike kanë filluar të artikulojnë se sot kundërshtarët e Lulzim Bashës, janë opozita e opozitës dhe se dora e shtrirë e Lulit po merret dobësi.
Në fakt kjo e fundit nuk vlen është thjesht gënjeshtër. Sepse s?ka asnjë dorë të shtrirë, por ka një humbës të ngrirë si Lulzim Basha, i cili përdori Edmond Spahon dhe Edi Palokën, për të manipuluar zgjedhjet në PD. Duke bërë përjashtime, duke mos garantuar garë dhe duke lejuar Jemin Gjanën të nxjerë shifrat sipas qejfit të kunatit të Lulit. ?Maqo? humbi keq, si Mondi në Elbasan apo Paloka në Durrës.
Këta të tre janë nga lloji i demokratëve servilë të vjetër. Por përjashtim bën Jemini vetëm për faktin që u bë ministër, ndaj dhe serviloset më shumë.
Këta personazhe dhe disa ?pionerë? të Lulit, flasin se kritikët janë opozita e opozitës. Por si argument do përdor 3 personat që u kam shkruar emrat se cila është opozita e opozitës vërtet.
Opozitë 1997
Paloka, Gjana, Spaho i përkasin opozitës së vërtetë në atë kohë se sot janë bërë për tu ngushëlluar, megjithë servilizmin e tyre që as për moshe nuk ju shkon të treve, por plaku si femija. Paloka më i ri por fatkeqsisht në atë rrugë duket.
Atëherë u artikulua opozita e opozitës kur, Genc Pollo, Tritan Shehu, Nard Ndoka, Ferdiand Xhaferri dhe disa deputetë dhe ish themelues e drejtues të PD themeluan PDR. Berisha dhe servilët e tij si Paloka, Gjana e Spaho na thanë tek demokratët atëherë se Pollon e kishte paguar Ambasada Greke dhe Fatos Nano që të bënte opozitën e opozitën bashkë me këta të tjerët.
Opozita e opozitës, sepse PD dhe Berisha kishin qëndrime radikale, të forta kundër Nanos dhe socialistëve, pas vrasjes së Azëm Hajdarit në selinë e PD, ndërsa Pollo me shokë të përdorur nga Doris Pack e disa ambasada bënin pazare me Nanon, Meten, Majkon dhe çuan PD në një humbje në vitin 2001 duke bërë opozitën e opozitës. Ata qëllim kishin të dobësonin PD, i paguanin klanet e PS-së sepse Berisha qëndronte përballë dhe s?pranonte pazar. Pra opozita e opozitës në atë kohë ishte një instrument përballë një PD-je të fortë larg pazareve dhe korrupsionit me qeverinë.
Opozitë 2017
Spaho, Paloka, Gjana dhe ?pionerët? e Lulit, të urdhëruar nga ky i fundit, kanë filluar të artikulojnë në të njëjtën mënyrë opozitën e opozitës. Janë të njëtët servilë që sulmuan Genc Pollon e Co, që sot ndajnë pushtet në PD e zhgryhen me Pollarët, që nxisin të njëjtin koncept për të krijuar një çarje brenda PD që të interpretohet si ?tradhëti?.
Por ka një ndryshim thelbësor, atëherë vërtet quhej opozita e opozitës, sepse bënte pazar me qeverinë kur PD i qëndronte përballe. Tani është krejt e kundërta.
Është Lulzim Basha i cili ka bërë Pazar me Edi Ramën dhe qeverinë, i pasuar nga servilër dhe pollarët, ndërsa kritikët e Bashës janë opozita e vërtetë.
Opozitë e opozitës fatkeqsisht duket se është Lulzim Basha i braktisur masivisht nga demokratët, me 230 mijë vota më pak, me një grup parlamentar që e ndërtoi vetë i cili po katandis në 30 mandate, me një sjellje politike mizerabël, korruptive, me pazare, prona e pasuri që i dëmshpërblen qeveria, me një fushatë qesharake dhe deputetë për nuk i vlejnë askujt.
Sot në fakt kritikët e Bashës janë opozita e vërtetë dhe jo opozita e opozitës, rolin e kësaj të fundit po e bën Lulzim Basha dhe sekti që e ndjek nga pas.
Janë ata që dinë ta bëjnë mjaft mirë pasi e kanë bërë me kohë, tani kanë nga pas dhe ish sharësit e tyre që i kanë futur në xhep si ortakë.
Fatkeqsisht opozita e opozitës, sot është Lulzim Basha dhe PD-ja zyrtare që qëndron tek marrëveshja me Edi Ramën, ndan pushtet, voton Gramoz Ruçin dhe ndan milionat me kryeministrin.
Opozita e opozitës e ka emrin Lulzim Basha, kjo sipas fakteve, krahasimeve dhe vlerësimeve konkrete, këtë e di mire Paloka, Spaho, Gjana e ndonjë tjetër, pa lënë mënjanë Berishën që për të shpëtuar nga ngjyerja me këtë llum politik u doli me kritika. Këtu nuk përmenden servilët dhe qesharakët e rinj të zgjedhur apo të pazgjedhur deputetë, pa përjashtuar kryetarë degësh mediokër, sekretariatin, departamentet dhe shumë struktura inaktive, të pavlera dhe servile që i dhanë sot PD-së me Lulin në krye fytyrën e opozitës të opozitës./Shkruar për Citynews.al
Prej një viti në Gjykatën e Lushnjes punonjnë vetëm 2 gjyqta...
Tre ditë pasi Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale...
Në seancën e fundit të Parlamentit Europian që u mbajt në St...
Këtë të dielë Gjermania zgjedh Bundestagun e ri. Qytetarët v...
Ish-drejtori i Arkivës së Ministrisë së Brendshme, Kastriot ...
E pjesëmarrë në Konferencën Rajonale për të “Drejtat e Grave...
Një koreano-veriore, që ka dalë kundër regjimit, i ati i sec...
Xhaxhai që masakroi nipin me thikë dhe e la të vdekur në ven...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka dëshmuar s...
Ditën e sotme në Tiranë Policia ka vëne në pranga një 18 vje...
Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas bullgar Konstanti...
Kryetari i Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha priti në një ...
Askush nuk ka më dyshime. Edhe Edi Rama, dhe qeveria e tij k...
Kryetari i ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima, postoi një foto-ikonë t...
Kompetencat dhe kufijtë e të drejtës për ndërhyrjen e tetë p...
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Flamur Hoxha nj...
Përveç pjesës së dukëshme të raporteve të dy grupeve përfaqë...
Nga Artur AJAZI-Ajo që ka ndodhur dhe po ndodh pothuajse çdo...
Gjashtë persona janë plagosur nga një sulm me acid në një qe...
Pas vrasjes së bashkëshortes, nga 49 vjeçari Bashkim Mekolli...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...