Helmimi i kursantëve te Akademia e Sigurisë/ Reagon policia
Policia e Tiranës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me helmi...
Policia e Tiranës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me helmi...
Lulzim Basha po përsërit hap pas hapi të gjitha manovrat e Edi Ramës kur ky i fundit, humbi zgjedhjet e vitit 2009. Të enjten në mbrëmje, pas një mbledhjeje të tensionuar të kryesisë, Basha doli para mediave për të shpallur se sa të jetë ai në krye të partisë, fraksionet në PD nuk do të lejohen. Duke thënë këtë, ai i dha fund edhe shpresave tepër të vakta për të mbajtur të bashkauar të gjithë ato figura historike të partisë të cilëve u ndërpreu në mënyrë brutale karrierën.
Po në të njëjtën mënyrë pat vepruar edhe Edi Rama pas betejës së tij të parë elektorale në krye të socialistëve. Ai përbertohej se në PS nuk do të kishte kurrë fraksione, duke sjellë shembullin e partisë së majtë franceze që u telendis prej tyre.
Por, ngjashmëritë mes mënyrës se si sillen në humbje të dy liderët e partive të mëdha, nuk përfundojnë këtu.
Të dy prishën standartin e vendosur nga paraardhësit, se kryetari i humbur jep dorëheqjen e parevokueshme. Të dy organizuan zgjedhje të shpejta dhe pa pikë reflektimi. Të dy stimuluan konkurentë fallco për të krijuar idenë e rreme të garës. Të dy u përpoqën të mposhtin zërat kritikë duke ngritur alarmin se lufta më e rëndësishme është ajo me pushtetin.
E parë nga këndi i interesit publik dhe nga aksioma se nuk mund të ketë një demokraci të shëndoshë, pa një opozitë të fortë, përsëritja e kësaj fabule është një katastrofë. Ajo është një hap më tej drejt konsoliditim të partive personale, ku një njeri vendos për gjithçka, bën dhe listat e deputetëve, vendos dhe emrat e të zgjedhurve lokalë, madje kur ka në dorë emëron edhe krerët e institucioneve kushtetuese (ose deri para miratimit të reformës në drejtësi edhe gjykatësit dhe prokurorët, pasi ka emëruar vetë presidentin e republikës).
Të gjithë e dinë, se kjo tendencë erdhi e u përforcua pas ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008 dhe marrëveshjes Berisha – Rama e cila në thelb konsistonte në kompromision: Ai që e mer pushtetin e gëzon atë të plotë dhe pa kokëçarje.
Rama e ndoqi këtë logjikë dhe megjithëse e pësoi në një pale zgjedhje, por që prej vitit 2013, është përfituesi kryesor i atij pakti i cili po i jep dorë të sillet si një timonier i papërgjegjshëm.
Të njëjtën strategji po ndjek dhe Basha. Megjithëse për shumë kohë përdori retorikën e delegimit të pushtetit dhe dëgjimit të zërit të njerëzve, në praktikë ai po zbaton formulën e Ramës: qëndro në opozitë, mbaj fort partinë, spastro kundërshtarët, komando i vetëm, sepse një ditë lodhja e votuesve nga qeverisja do ta sjellë në pjatë të argjendë pushtetin.
Pra, në këtë pikë, mes Ramës dhe Bashës nuk ka asnjë ndryshim. Kreu i PD-së po përdor të njëjtën rrugë dhe të njëjtat mjete, për të realizuar atë që arriti pesë vite më parë rivali i tij i sotëm.
Por, në këtë nismë aspak kreative për të përsëritur eksperimentin e Rilindjes, Basha harron se bashkimi i të njëjtëve elementë, në mjedise dhe rrethana të ndryshme, nuk të çon domosdoshmërisht në përfundime identike.
Rama që ndoqi rrugën e kapjes fort të partisë, linçimit të kritikëve dhe avancimit të një projekti personal, humbi me një diferencë të vogël me PD-në. Ai edhe kur u mund, nuk e pati kurrë larg shpresën e fitores. Dhe kjo jo për meritë të tij. Por për faktin e thjeshtë se shifrat kanë treguar që të majtët janë shumicë në këtë vend.
Për t?i mundur ata, Berishës i është dashur të bëjë domosdoshmërish dy gjëra. Së pari të bashkojë deri më një radhët e veta dhe së dyti të arrijë të përçajë në maksimum pasardhësit e Partisë së Punës.
Por projekti personal, përçarës dhe aspak shpresëdhënës i Bashës ka pak gjasë ta arrijë këtë. Ndaj nëse vazhdon të kopjojë modelin e Ramës, ai nuk përbën vetëm një rrezik për interesin publik. Ai është gjithashtu edhe një kërcënim për të vetët. Sepse duke u përpjekur t?i ngjajë Ramës në mjete, ai mund të mbetet një kopje e tij e keqe në qëllime.
Dhe kjo mund ta gremiste PD, gjithnjë poshtë e më poshtë? sado e unifikuar dhe pa fraksione që të mbetej rreth Bashës. (Lapsi.al)
Një aktivist opozitar sirian dhe vajza e tij gazetare janë g...
Nën drejtimin e kryetarit Ilir Meta, njëherësh dhe presiden...
Deputetët e Partisë Demokratike, Aldo Bumci dhe Enkelejd Ali...
Ministria e Bujqësisë pritet të përfshihet nga një vale e ma...
Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi ka zhvilluar një vizitë n...
200 mijë euro janë akorduar nga qeveria e Kosovës për përkra...
Policia e Tiranës ka arritur të arrestojë autorin e plagosje...
Disa media qendrore në vend , përfshirë Panorama, Syri.net, ...
Është zhvilluar sot seanca gjyqësore për Ledio Zabelin dhe V...
Jamarber Maltezi, drejtues i Departamentit të Mjedisit dhe T...
Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, kryetari i Partisë...
Duke folur në një konferencë për mediat paraditen e sotme, i...
Këshilli Kombëtar i Territorit më datë 14 Prill të viti 2017...
Pas mbledhjes së kryesisë, ka reaguar ish-kreu i grupit parl...
Dje në median e shkruar z. Selami Xhepa, që paraqitet si Pre...
Më shumë se 100 kg kanabis i importuar nga Shqipëria është s...
Një punonjës i policisë në Tiranë është qëlluar me mjet prer...
Dy persona janë arrestuar nga policia pasi janë kapur në fla...
Mos prisni të shfaqen simptomat e para për të parandaluar në...
Të enjten Parlamenti ka miratuar në seancën plenare të radhë...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...