web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Marina shqiptare merr pjesë te “Peshkaqeni 2017”

20 Shtator 2017, 17:50, Aktualitet CNA

Të martën më 19 shtator 2017 filloi në detin dhe qiellin e Katanias (Catania) në Siqili stërvitja shumëkombëshe aero-detare ?Peshkaqeni 2017?. Në kët stërvitje krahas italianëve, francezëve, turqve, spanjollve dhe sllovenëve marrin pjesë edhe foract e mbrojtjes detare shqiptare në rolin e vëzhguesit.

Gjatë stërvitjes simulohet rënia në det e një avioni ?Boeing 737-800? me dy motorë të difektuar dhe qindra pasagjerë në bord.

Po ashtu simulohen operacione kërkim shpëtimi për pasgjerët dhe ekujpazhin e avionit të rënë në det. Stërvitja bëhet në kuadrin e ?SARMEDOC?- Stërvitje kërkim-shpëtimi në Mesdheun Perëndimor.

Oficerë të Forcave të Mbrojtjes Detare Shqipëtare po e ndjekin stërvitjen në cilësinë e vëzhguesit, që nga bordi i një anije patrulluese të Rojes Bregdetare Shqiptare.

GJERGJ THANASI

/Citynews





Lajmet e fundit nga