web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi takohet me presidentin Trump

20 Shtator 2017, 17:14, Aktualitet CNA

Me ftesë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në vijim të seancës së rradhës të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me Zonjën e Parë të shtetit u pritën nga çifti presidencial amerikan, presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump. Kreu i shtetit të Kosovës e ka falënderuar presidentin Trump për mbështetjen personale që ika dhenë Kosovën, duke theksuar se SHBA janë partneri kryesor strategjik i Kosovës dhe së përkrahja e saj e fuqishme dhe gjithëpërfshirëse është jetike për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e përgjithshëm të Kosovës dhe të Rajonit.

Statusi i plotë të presidentit Thaçi:

Bashkë me Lumen i takuam presidentin Donald Trump dhe zonjën e parë, Melania Trump, të cilët i falënderuam për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën.

Presidenti Trump na rikonfirmoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë ta mbështesin Kosovën në rrugëtimin euroatlantik.





Lajmet e fundit nga