web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ishte denoncuar e zhdukur, gjendet e varur me litar 17-vjeçarja në Kukës

20 Shtator 2017, 07:20, Aktualitet CNA

Një 17-vjeçare është gjetur e varur me litar në Kukës. 17-vjeçarja, e cila ishte denoncuar e zhdukur nga babai i saj, u gjet e pajetë gjatë kontrollit në territorin e fshatit Pisë.

Policia thotë se ?adoleshentja me iniciale A.H ka qenë shpallur në kërkim për largim nga banesa, pasi më datë 02.09.2017,  është paraqitur në Komisariatin e Policisë Kukës, babai, shtetasi B.H, ku ka denoncuar largimin e saj nga banesa.?

Nga ekspertiza mjeko-ligjore, në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune, si dhe dyshohet të jetë vetvarur.

Ndërkohë që po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet për  veprime të mëtejshme do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës./ CityNews





Lajmet e fundit nga