web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbulohet numri i punonjësve/ Ja sa njerëz ka në kryeministri

16 Shtator 2017, 14:39, Aktualitet CNA

A e dini sa persona punojnë në kryeministri? Mësohet se në kryeministri Rama ka punësuar 1292 persona, një shifër e frikshme kjo për një institucion.

Sipas ?Civitas.al? nga këta 646 punojnë në Kryeministri, ndërsa vetëm aparati i ngushtë i kryeministrit, pra kabineti i tij ka të punësuar 244 punonjës.
Pjesa tjetër e punonjësve janë të punësuar në agjencitë e varësisë si, Agjensia Komëtare e Certifikimit Elektronik, Agjencia kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Autoriteti shtetëror gjeohapsinor; Departamenti i Administratës publike; Shkolla shqiptare e administratës publike si dhe Agjensia e ofrimit të shërbimeve publike.
Të gjitha këto janë nën varësinë e kryeministrisë.
Ndërsa Kuvendi i Shqipërisë ka gjithsej 405 punonjës duke përfshirë edhe 140 deputetët.
Presidenca ka më pak punonjës, gjithsej 76 punonjës. Në tabelën e mëposhtme mund të shihni punonjësit për secilën ministri. /Citynews





Lajmet e fundit nga