Protesta, "mollë sherri" në Konferencën e Kryetarëve/ Zhupa-mazhorancës: Po fabrikoni prova
Protesta e qytetarëve para Kryeministrisë ka sjellë debate...
Protesta e qytetarëve para Kryeministrisë ka sjellë debate...
Zoti kryetar!
Media ka të drejtë, disa nga diskutimet ishin për të qeshur, kishte edhe të mërzitshëm me vdek, kishte edhe monotonë, ca për të shkuar radhën, por edhe të mirë.
Por, nuk dua të bëj analizën e tyre as si qytetar dhe as ndonjë koment nisur nga kërkesat e komunikimit publik.
Si qytetar do t’i uroj sinqerisht punë të mbarë Kuvendit, qeverisë, deputetëve, opozitës!
Cfarë mund të bësh tjetër!
Do të uroj edhe :
Ministrat hipur në atë estradën e madhe, në presidium, ku dikur rrinin anëtarët e byrosë politike, që ishin pjesërisht edhe ministra, si edhe anëtarët e Presidiumit. Ashtu ishte rregjimi, deputeti ishte një punë si zari. Atje në plate e kishte vendin, si spektator dhe dëgjues i punëve të drejtuesve. Kurse tani çfarë kuptimi ka që ministrat dhe qeveria që atje janë për t’u dhënë llogari deputetëve të qendrojnë në presidium, dhe të shohin nga lart deputetët e trajtuar si spektatorë. Dhe mbi të gjithë, të ulet kryetari i Kuvendit, i cili gjithsesi nuk ka statusin e të qenit mbi të gjithë. Pastaj edhe deputët e vendosur si në klasë, në rresht njeri pas tjetrit, ata më të rëndësishmit, kryetarët e grupeve, të partive, në radhët e para, të tjerët në fund andej që as shihen as shohin.
E gjithë kjo hapësirë e brendshme, e sinqertë totalizuese, në gjuhën e vet, tradhëton diçka, që deputetët vazhdojnë të jenë skalioni i katërt ose i pestë i vendim-marrjes politike në Shqipëri, ata që bëjnë iso.
Unë do të uroja që Gramoz Ruçi ta ndryshonte këtë duke e riorganizuar sallën e Kuvendit!
Uroj që kjo të ndryshohet, por kam shumë pak shpresë. Te ne është bërë traditë që opozita ndjek agjendën e qeverisë, një lloj isojeje kontrapunktuale, ju propozoni ne kundërshtojmë! Ky është problemi, kjo është e meta që vazhdon në ligjërimet opozitare edhe kur struktura e teksteve që ata lexojnë është zbavitëse, edhe kur është serioze.
Unë i uroj Gramoz Ruçit që të mos pranojë asnjë propozim ligji të pa mbështetur në studime të bazuara shkencore, si edhe të porosisi si Kuvend oponenca shkencore dhe teknike edhe për ligjet apo propozimet e deputetëve, sikur ata vijnë nga shumica, sikur të vijnë nga opozita.
Kuvendi duhet të porosisi studimet e veta, ekspertizat e veta, edhe komisionet e Kuvendit. Përndryshe ne nuk jemi një shoqëri që orientohet sikurse bëhet në kohët moderne, pra nga shkenca dhe teknika, por jemi në thelb një shoqëri mesjetare e kohëve kur vullneti princëror, apo i Tavolinës të Mbretit Artur, pra kur politikanët dhe deputetët, me nuhatjen e tyre politike drejtojnë një bigë lundruese, majna, majna, vira, vira!
Kamera nuk është media.
Duhet raportim jo filmim i punimeve të Kuvendit, filmim i cili është përgjegjës për të gjitha incidentet dhe skeçet humoristike që ndodhin në sallën e Kuvendit.
Raportimi i punimeve të Kuvendit do të kërkonte që atë ta bënin gazetarët duke analizuar e shtjelluar në mënyrë kritike dhe sa më objektive thelbin e aktivitetit të deputetëve.
Do i uroj Gramoz Ruçit që të inicionte një kanal televiziv të Kuvendit, ku qytetarët jo vetëm do të njiheshin me punimet, por edhe do të kthehej ky kanal në një arenë debatesh, paraqitjesh, bisedash, dhe veç të tjerash do të shpëtonte edhe mediat gjeneraliste nga politizimi i lajmeve të tyre duke i dhënë përmbajtjes së tyre një drejtim novator jo si sot që i takon gjysmës të shekullit të kaluar: media gjeneraliste e lajmit politik kombëtar! E tejkaluar.
Hapeni kanalin televiziv : Jeta parlamentare ! Rrjete ka sa të duash edhe gazetarë të rinj pa punë!
Nxirrni një kuadër ligjor se kush quhet ekspert i pavarur, cila quhet agjenci e pavarur ekspertize, dhe ekspertizën mos lini ta bëjnë po ata shërbëtorë të interesave të lobiimit, por ekspertë vërtetë të pavarur. Një pedagog ose pedagoge nuk është ekspert i pavarur, as një avokat, nuk është i tillë. Mos lejoni të na hedhin hi syve.
Lërini deputetët të flasin nga vendi dhe jo të dalin në podium si nxënës shkolle!
Mos i lejoni deputetët të lexojnë hartime pa propozime konkrete edhe nëse janë brenda kohës së tyre të fjalës së lirë.
Kërkojuni të thonë se përse flasin, cfarë propozimesh, amendimesh, vërejtjesh argumentesh kanë marrë fjalën.
Një pjesë e diskutimeve janë hartime, përsëritje, rrahje uji në havan, dëshirë për t’u treguar radikal. Kamera të bën dhe narcist.
Gjithësesi urime në punime dhe suksese! /CityNews
Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar ...
Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në faqen e ...
Beyonce dukej mahnitëse teksa ajo po filmonte, atë që mendoh...
Insektoriati i Këshullit të Lartë të Drejtësisë ka përgatitu...
Gjatë ditës së sotme janë publikuar emrat e Sekretarëve të P...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas protes...
Ditën e hënë nis implementimi i procesit të rivlerësimin e g...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar numrin e mjekëve ...
Anëtari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Andi Muhamet...
Pasarelat e Javës së Modës për Pranverën e 2018-ës në Nju Jo...
Ivanka Trump, vajza më e madhe e presidentit Donald Trump dh...
Dhenia e votëbesimit kabinetit qeverisës Rama 2 i ka hapur d...
Ministri Xhafaj ka firmosur urdhrin për nisjen e procesit t...
Ekspertët e të drejtës ndërkombëtare japin opsionet e zgjidh...
Roja Bregdetare libiane arrestoi (ndaloi) anijen “Edvi 1”, q...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në l...
Javët e fundit, mediat spanjolle kanë folur për një krizë të...
Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në rrugë është arrest...
Ish këshilltari i Berishës, Flamur Kuçi ka analizuar gjendje...
Partia Demokratike hodhi akuza të rënda mbi kryeministrin Ra...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...