Moti për ditën e sotme/ Ja sa gradë do të shënojë termometri
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ish këshilltari i Berishës, Flamur Kuçi ka analizuar gjendjen e Partisë Demokratike. Në një intervistë për ?Telegraf?, Kuçi e ka cilësuar kreun e saj si një sundimtar. Ai tha gjithashtu se përgjegjësitë për humbjen e zgjedhjeve janë politike dhe teknike.
Ndër të tjera Flamur Kuçi ka folur edhe për rrugët që duhet të ndiqen për ringritjen e demokratëve.
Ish-kryeministri Sali Berisha kritikoi së fundmi disa qëndrime e veprime të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. A ishte ndërhyrja e Berishës hapje e mëtejshme e debatit në PD apo një përpjekje për mbylljen e tij? Si e vlerësoni ndërhyrjen e Berishës në debatin e brendshëm në PD?
?Të vonuar. Në fakt unë nuk kam asnjë tagër, dëshirë apo nevojë të komentoj qëndrime të ndryshme që nuk janë të organeve të partisë, edhe pse i konsideroj me influence në zhvillimet politike. Sidoqoftë, personalisht kam qenë kritik i Bashës prej disa vitesh tashmë. Vlerësoj se dështimet e PD-së në vitet e fundit janë kryesisht për shkak të agjendës personale të Bashës në konflikt me agjendën që duhet të ketë opozita dhe PD. Në asnjë mënyrë fatura e këtyre dështimeve nuk mund t?i shkarkohet ?konsulentëve?. Përgjegjësitë janë politike dhe duhen mbajtur nga drejtuesi apo drejtuesit politikë. Bishtnimi ndaj këtyre përgjegjësive ka sjellë në një fare mënyre këtë situatë degraduese në PD. Disfata e PD-së në zgjedhjet e fundit nuk ka qenë një ngjarje e papritur. Ndoshta, për shumë mbështetës të PD-së, e tillë mund të ketë qenë përmasa e saj. Por prej disa vitesh PD-ja endet në mjegullën e një krize që buron nga një degradim që po përjeton kjo parti. Tentativa për ta ?teknikalizuar? humbjen nuk i shërben PD-së. Patjetër që edhe limitimi i shpjegimit të humbjes me ?listën? e personalizuar, jopolitike dhe jopërfaqësuese, nuk e ndihmon debatin. PD prej vitesh po përjeton procese degraduese që kanë sjellë tashmë këtë regjim të ri ?status-quo?-je kënetore. Komprometimi gjithmonë e më shumë i vlerave demokrate, personalizimi i partisë, mungesa e mendimit dhe e aksionit politik, flirtimi me segmente të pushtetit (herë me LSI e herë me PS), përdhosja e forumeve dhe e simboleve të PD-së, përplasja dhe konflikti me partnerët historikë perëndimorë, harresa dhe neglizhimi i mbështetësve, deri tek pazari me kundërshtarin politik, janë në themel të shkaqeve të disfatës.
Humbja nuk erdhi për shkak të aspekteve taktike e organizative, por për shkak se mbështetësit e PD-së refuzuan pazarin e Bashës me Ramën. Debatet që kërkojnë të shëndoshin situatën në PD mund dhe duhet veç të përqendrohen në shkaqet e vërteta të disfatës. Përndryshe, deformohet e vërteta dhe nuk ndihmohet ringritja e PD-së?.
PD po e zhvillon pothuajse të gjithë debatin për gjendjen e partisë jashtë forumeve dhe strukturave. A ndihmon ky debat publik i ndezur?
?Një nga problemet më të mëdha me të cilat përballet PD-ja është mohimi dhe inekzistenca e forumeve. Basha me nevojën e tij për të sunduar partinë, në vend që ta udhëheqë, ka precipituar mosfunksionimin e partisë, mosfunksionimin e organeve të saj, atrofizimin e forumeve të saj. Dritëshkurtësia e sundimtarit ka bërë që të mbytet çdo shans për një debat të shëndetshëm brenda forumeve të partisë. Fatkeqësisht, PD nuk po bën një debat të tillë. Basha nuk bëri asnjëherë as analizën e humbjes së zgjedhjeve të vitit 2013, as atë të humbjes së zgjedhjeve vendore 2 vite më pas, dhe as nuk planifikon të bëjë asnjë analize për disfatën e vitit 2017. Madje dhe Kuvendi i PD-së i para 3-4 viteve, në mënyrë të paprecedentë nuk miratoi asnjë rezolute përfundimtare politike. Ai i shërbeu vetëm Bashës të ?përzgjidhte? forumet e partisë në funksion të pushtetit të tij. Sot, qëllimisht, nuk ka një infrastrukturë për të zhvilluar një debat të shëndetshëm për të ardhmen e PD-së dhe kjo dëmton dhe komprometon seriozisht këtë parti. Sundimtari dhe agjenda e tij personale janë pengesa kryesore për një debat të tillë. PD sot po vuan mungesën e besimit që ka mbjellë kryetari i saj. Për të rifituar besimin e opinionit publik, PD ka nevojë që debatin ta bëjë në faqe të publikut në dritën e diellit. Nuk i vjen e keqja PD-së nga bërja publik e një debati të tillë?.
Një pjesë e komentatorëve politikë flasin për një marrëveshje Rama-Basha që ende vazhdon dhe do të vazhdojë. Shikoni ju nuance të një marrëveshjeje të tillë?
?Ajo që u pa publikisht është orientimi i sundimtarit të PD drejt pazarit, jo drejt marrëveshjes politike. Faktori dashamir ndërkombëtar u investua seriozisht në ndërmjetësimin e një marrëveshjeje politike mes pozitës dhe opozitës në dritë të diellit dhe me ?noter? ndërkombëtarë serioz. Me gjithë këtë investim serioz ndërkombëtar, Basha refuzoi partnerët e huaj dhe me Ramën ranë dakord për 3 orë në mes të natës larg syve të publikut dhe pa dëshmitarë. Një pazar i tillë ka qenë dhe është jopolitik, jo transparent dhe, me gjasa, kriminal. Ndaj ishte i nevojshëm të ishte larg syve të publikut, pa prezencën e faktorit serioz ndërmjetësues dhe i papritur. Personalisht, nuk gjej asnjë interes në hulumtimin nëse pazari vazhdon apo jo, për sa kohë ka dyshime serioze që pazari të jetë jo-politik dhe aspak në interes të publikut. Për më tepër ishte ky pazar që u refuzua qartë dhe prerë nga mbështetësit e PD-së?.
Cilët janë rrugët ku duhet të ecë PD-ja në situatën e krijuar brenda saj dhe përballë mazhorancës solide të PS-së?
?Për mendimin tim, PD do duhet t?i kthehet vlerave për të cilat ajo është krijuar. Nëse Sundimtari i PD-së vazhdon komprometimin e këtyre vlerave në një pseudo luftë ndaj neo-komunistëve, ndërkohë që vazhdon flirtimin me pushtetin në pritje të pazarit të radhës nga Rama apo nga Meta, e ardhmja e PD-së është në një dyshim serioz. Aktualisht pengesa më e madhe e ringritjes së PD-së është vetë Sundimtari i saj. PD më shumë se për individë e personalitete ka nevojë për vlera dhe procese. Këto procese nuk i ndërmerr dot shkaktari i atrofizimit të PD-së. Agjenda sunduese është përçarja e mbështetësve. Është në interes të sundimtarit rrudhja e CD-së. Në këtë mënyrë Sundimtari është më i qetë në sundimin e tij, duke shtrënguar radhët vetëm me interesaxhinjtë e karriges.
Rruga e ringritjes së CD-së kalon vetëm nga largimi i barrikadave që kanë atrofizuar funksionimin e CD-së dhe kanë çuar në dëshpërim pjesën dërrmuese të mbështetësve të CD-së. Vetëm atëherë mund t?i hapet rruga proceseve reformuese të CD-së. Kjo do duhet të ndodhë dhe do të ndodhë në mënyrë që CD të mos shuhet. Duhet vetëm që fatin e kësaj partie ta marrin në dorë mbështetësit e vërtetë?. /CityNews
Partia Demokratike hodhi akuza të rënda mbi kryeministrin Ra...
Nga java e dytë e shtatorit e në vazhdim ajka e gjeneraliati...
Ismail Kadare në intervistën e tij për Eni Vasilin, komentoi...
Sekuestrohen apartamente, garazhe e tokë, të cilat dyshohen ...
Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë, për disa vepra...
Kryeministri Edi Rama u ka uruar mëngjesin të gjithë shqipta...
Deputeti demokrat i Vlorës, i cili u bë qesharak pak ditë më...
“Do t’ i bëj një ofertë që nuk mund ta refuzojë.” Fraza-kyç ...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka akuzuar Prokurorin e P...
Komisioneri i BE për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Ne...
Këto janë titujt kryesorë të gazetave:Gazeta “Shqiptare” hap...
DASHI21. mars – 20. prill Fale ndikimit te madh te Jupiteri...
Të gjtihë jemi rritur me historitë e fundeve të lumtura të p...
Hetimet kanë zbuluar motivin e tragjedisë të ndodhur sot në ...
Është një debat po aq i vjetër sa koha: A duhet apo nuk duam...
U larguan ditët kur këpucët ortopedike u rezervuan vetëm për...
Ne jemi çfarë hamë, por në të vërtetë a e dini se çfarë ushq...
Lulzim Basha duhet të pranojë ekzistencën e një shumice demo...
Ismail Kadare ka dhënë një intervistë për emisionin “Studio ...
Ish-nen/kryetari i PD Astrit Patozi, ka folur sot në mbremje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...