Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Ismail Kadare në intervistën e tij për Eni Vasilin, komentoi gjerësisht edhe polemikat me Lubonjën pas botimit të librit të Dashnor Kaloçit ?Kadare në dokumentet e Pallatit të Ëndrrave?.
?Nga ana ime është absurde, këtë njeri e kam njohur shumë pak, pothuajse nuk e kam njohur fare, kam njohur vetëm babain e tij, është e parëndësishme, absurde, dhe pa kuptim.
Ai është historian, unë jam shkrimtar.
Besoj një farë shkrimtari është, i rëndomtë, nuk dua ta fyej, s?po përdor fjalën mediokër, por është krejtësisht i rëndomtë si shkrimtar.
Dhe me sa duket krijon legjenda të tilla për ta bërë tepër interesant emrin e vet.
Nuk jam përzier në punët e tij asnjëherë, me Todi Lubonjën unë kam patur shoqëri, miqësi, dhe po ju them, kur ai u fut në burg si komplotist, të gjithë njerëzit që njiheshin me të, që rrinin me të, janë pyetur për të thënë atë çka dinin për këtë ?armik?.
Se kështu ishte stili atëherë, kur arrestohej një njeri, një turmë e madhe njerëzish, të afërm shokë, miq, të gjithë pyeteshin.
Unë jam pyetur në Kryesinë e Lidhjes së Shkrimtarëve, zyrtarisht.
Deklarata ime për Todi Lubonjën është e dokumentuar, me datë, me vulë, me të gjitha.
Dhe kam thënë: unë nuk kam kuptuar ndonjë gjë armiqësore te Todi Lubonja, veç shakave që bënte shpesh të tepruara, por që ishin në formë humori.
Gjëja kryesore që kam thënë, është se ai më lavdëronte mua në mënyrë të tepruar.
Ndoshta më ka bërë dëm si çdo njeri, kur lavdërohet shumë, dëmtohet.
Kanë qeshur ca, ca s?kanë qeshur.
Kjo ka qenë e vetmja dëshmi.
Ndërsa del tashti, dhe me një kuriozitet unë kam parë dokumentet, që i biri i tij ka mbajtur tjetër qëndrim.
Sipas këtyre dokumenteve, po e përsëris sipas këtyre dokumenteve, ai e ka akuzuar babanë, e ka zhytur thellë e më thellë.
Këtu është ndoshta edhe armiqësia, ndaj e quaj absurde.
Unë isha miku i tij, ai vendosi të godasë babanë.
Por s?kishte punë me mua, s?kishte pse ta theksonte këtë. Le të më zbulonin të tjerët nëse isha armik si i ati i tij?, thotë Kadare.
Shkrimtari thotë gjithashtu se Fatos Lubonja e urrente të atin, ndërsa shton se e gjithë se i është shmangur gjithë kësaj historie për librat e ndaluar, se i duket vulgare dhe e ulët.
?Këtu s?ka ndonjë kontradiktë të madhe, por të thjeshtë, njerëzore, të trishtueshme, dhe të ketë.
Ka patur vërtet atë që njihet si urrejtje ndaj të atit, por kjo teori përkrahet kudo në botë.
Ky ka patur një nervozizëm, se me këto dokumente që kanë dalë ai vihet me shpatulla për muri.
Ai duhet t?i hedhë poshtë ato, se ai thotë unë s?kam folur me ty, ai thotë ke folur kundër Enverit.
Ka diçka që nuk shkon, mund të mos thotë asnjëri të vërtetën, apo të dy të thonë të vërtetën, të ketë keqinterpretime.
Me sa duket si letrar i ri papeshë, mendon se kjo do t?ia ngrejë peshën.
Fatos Lubonja nuk është shkrimtar i ri i arrestuar, por është djali i Todi Lubonjës që u arrestua.
Fatos Lubonja mund të kërkojë aureolën e vet, por nuk ka të drejtë të shpifë për të tjerët.
Nuk ka të drejtë të thotë se unë paskam qenë furnizues i Todi Lubonjës me libra të ndaluar.
Unë mund të kem dhënë ndonjë libër të ndaluar.
Por i biri thotë që i ka dhënë, kur Todi vetë thotë nuk më ka dhënë.
Ky është një llum kaq i madh, sa të vjen turp ta bisedosh.
Kanë kaluar kaq vite, dhe unë i jam shmangur shpjegimeve sepse më duket kaq vulgare, e ulët?, thotë ai.
Sekuestrohen apartamente, garazhe e tokë, të cilat dyshohen ...
Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë, për disa vepra...
Kryeministri Edi Rama u ka uruar mëngjesin të gjithë shqipta...
Deputeti demokrat i Vlorës, i cili u bë qesharak pak ditë më...
“Do t’ i bëj një ofertë që nuk mund ta refuzojë.” Fraza-kyç ...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka akuzuar Prokurorin e P...
Komisioneri i BE për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Ne...
Këto janë titujt kryesorë të gazetave:Gazeta “Shqiptare” hap...
DASHI21. mars – 20. prill Fale ndikimit te madh te Jupiteri...
Të gjtihë jemi rritur me historitë e fundeve të lumtura të p...
Hetimet kanë zbuluar motivin e tragjedisë të ndodhur sot në ...
Është një debat po aq i vjetër sa koha: A duhet apo nuk duam...
U larguan ditët kur këpucët ortopedike u rezervuan vetëm për...
Ne jemi çfarë hamë, por në të vërtetë a e dini se çfarë ushq...
Lulzim Basha duhet të pranojë ekzistencën e një shumice demo...
Ismail Kadare ka dhënë një intervistë për emisionin “Studio ...
Ish-nen/kryetari i PD Astrit Patozi, ka folur sot në mbremje...
Ikonat e kulturës popullore si Princesha Diana apo Michael J...
Gjate nje interviste per Turjan Hysken ne Oktapod, ne Vizion...
Ish-nen/kryetari dhe ish-deputeti dhe një zë i fuqishëm në P...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...