web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Agron GJEKMARKAJ/ Basha e trajtoi PD-në si bahçen e vet, duke synuar të bëhej Sali Berishë

16 Shtator 2017, 09:19, Aktualitet CNA

Tek akti i dhunimit fillon problem i PD, tek mundësia e trajtimit të një partie politike si plaçkë. PD nuk ka patur kurrë demokraci të brendëshme, ndonëse ishte bijë e demokracisë. Më saktë ka patur një lider të fortë e karizmatik, Sali Berishën.

Ai nën yryshin e ambicies personale triumfoi mbi çdo mendim ndryshe. Shumë deshën ti zinin vendin, por ky fakt bëri që atyre të mos u zinin këmbët dhe?

Autoriteti i Sali Berishës, e më vonë edhe i familjarëve të tij, ishte më i rendësishëm se çdo normë statuti dhe pandehmë e opinionit publik.

Kriteri i besnikërisë dhe i njohjes direkt zë fill qysha aso kohe.

Kështu me këso garancish u shfaq në politikë Lulzim Basha. Me vete në valixhe solli kostumet ministëriale pak muaj para pushtetit për të marrë menjehrë pas fitores së 2005 një pjesë shumë të rendësishme të tij.

Deri aso kohe askush nuk e njihte. La shije të mirë si rishtar.

U ftua për tu bërë demokrat dhe Basha e pranoi ftesën.

U ftua të bëhej deputet dhe nuk refuzoi. U ftua të bëhej tre herë ministër dhe nuk ia theu zemrën ftuesit me refuzim. U ftua të bëhej kryetar bashkie, ku vërtetë bëri një fushatë shumë të mirë dhe përsëri u bind.

Në fund u ftua të pranonte një dhuratë: Partinë Demokratike dhe e morri gjithë qejf. Për të gjithë këtë trajektore kishte mjaftuar veç një garanci.

Pra, basha nuk pati rast të ishte asnjëherë demokrat papushtet? Ndërkohë për kolegët e tij, bashkëpunëtorët e djeshëm të Berishës, të cilët i largoi nga PD ofroi bujarisht sentencën: Mund të jenë demokrat edhe pa qenë deputet. Vetë se pat kurrë këtë mundësi për të shuar kuriozitetin personal.

Ndoshta Bashës i është dhuruar duke menduar se mirënjohja e tij do jetë e përjetëshme dhe po e tillë edhe bindja ndaj ?dhuruesit?.

Basha duke menduar tani se partia është e veta, e trajtoi vërtet si bahçen e vet. Bëri çdeshi me të. Familjen Berisha e zëvendësoi me familjen Basha pa djersën e të parit. Problemi më i madh është pikërisht ky mentalitet: Kryetari është padron dhe bën çfarë ti teket. Këtë mentalitet Basha e gjeti. Falë tij bëri prokopi. Ky është mësimi themelor që jep shkolla politike shqiptare qysh në vitin 1912.

Kur erdhi rradha ai mendoi të bëhej Sali Berishë për 24 orë pa betejat, lodhjen, rrëniet dhe ngritjet e këtij të fundit.

Berisha në intervistën e tij të fundit tha disa të vërteta. Ai foli për këshilltarë mizerabël të kryetarit aktual. Staturës së tij do ti kishte hije të rrëfehej në mënyrë emancipuese. Ai mund të kërkonte falje për një mentalitet mizerabël që mbjellë sherbetor dhe rrit batakçinj, ujit servil dhe lulëzon të korruptuar në këmbim të heshtjes apo të ?besnikërisë?, këtij koncepti fuqiplotë në shoqëritë ku sundon uni dhe jo ligji.

Këtë mentalitet Basha nuk e solli me vete, e gjeti aty dhe e pa si thesar. Po harroi se vartësit e Berishës kishin krijuar një autoritet të vetin të cilin ai e goditi për interesa krejt personale. E goditi se e shikonte si rrezik për karrigen e tij dhe jo për parime. Ndaj ?kutia e Pandorës? i shpërtheu në dorë duke e spërkatur atë parti, sepse Basha nuk është produkt i përfaqësimit, i konkurencës por i garancive.

PD pas disfatës së vitit 2013 kishte nevojë për ndryshime dhe jo për goditje përvetësuese. PD kishte nevojë të ushqehej me personalitete dhe ide elitare dhe jo me idiotë që shkulën Parlamentin me të qeshura.

Mbi dhjetë deputetë të opozitës tronditën votuesit e PD dhe qytetarët e zakonshëm me fraza, gjeste e mendime që Konica do ti klasifikonte si ?gomarërira?.

Kjo atmosferë e bëri Bashën të dinstancohej dhe të shfaqte përbuzje. Një rrëshqitje kësisoj në banalitet të thellë është e pazakontë dhe ajo u bë me vëtëdije nga Basha për tu shndëruar në padronin dhe heroin e tyre.

Ky është një imitim në formë i Sali Berishës, i cili vërtetë ka patur çirakët e tij por sot ata duken intelektual të mëdhenj?, kandidat për në Akademinë përballë deputetëve të Bashës.

Në paraqitjen e fundit televizive Lulzim Basha dukej i pazoti për të arsyetuar, i pazoti për të thenë të vërteta, i pazoti për të kërkuar ndjesë dhe shtrirë dorën e bashkimit të PD-së.

Ai u mund dukshëm nga gazetarët, megjithse ata ishin dashamirës dhe të dhembsur me të. Basha ka nevojë të tejkalojë momentin. Po e bën në mënyrën më të keqe, me retorikë të cekët pa vjega ku varen shpresa.

Basha është i mërzitur, por mërzia e tij ka të bëjë me goditjet që mori në imazh për projektin e tij mbi tapinë e re të PD-së. Po ashtu problem transversal mbetet mentaliteti i çimentuar në dekada në të gjithë partitë.

Ata që Basha largoi në emër të kësaj tradite kurrë nuk guxuan të ngrihen kundër saj, kurrë nuk e ngritën zerin për të mbrojtur një vlerë që nuk ishte në sintoni me liderin.

Për 23 vjet ata kanë parë me dhjeta raste dëbimesh e demaskimesh. Për ta Lideri kishte gjithmonë të drejtë në shporjen e ?armiqve??

Lexoni deklaratat me tak fap, pa iu dridhur qerpiku, që po recitonin gjepura.

Rasti i Mark Markut dhe i Selami Xhepës, dy intelektual me integritet. Të cilët u larguan pa asnjë sqarim dhe askush në ato mbledhje forumesh nuk pyeti pse. Ata në asnjë rast as synonin, as kërkonin karrigen e Berishës.

Tani u bë zhurrmë se Basha largoi dy të tretat e establishmentit mbi të njejtin parim atë të bezdisë, frikës, rrezikut dhe ndëshkimit personal. Sigurisht Basha skishte distancë autoriteti, ndershmërie dhe legjitimiteti me të larguarit dhe ky fakt e bëri copash imazhin e ?themeluesit? të Republikës së Re.

Pra gjithë faji nuk është i Bashës. Ai thjesht u tregua tahmaqar më shumë se ç?i nxë stomaku, por ama konseguent në traditën e PD-së dhe politikës shqiptare. Ndoshta ky është zhgënjimi më i madh ndaj Bashës dhe jo vetëm arsyet që shpesh kemi përmendur së paku për të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë.

*Titulli i shkrimit është i CityNews. Titulli në origjinal i publikuar sot në ?Panorama? është :?Jo gjithë faji është i Lulzim Bashës?.





Lajmet e fundit nga