Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Rrjedhja e të paktën dy votave nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, për zgjedhjen e Gramoz Ruçit si kryetar të Kuvendit, ka shkaktuar reagime të shumta që prej të shtunës në mbrëmje. Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur në mbledhjen e grupit parlamentar një qëndrim pa ekuivok dhe të prerë, duke nxjerrë zbuluar papjekurinë dhe mënyrën idiote se si deputetë të caktuar të partisë së tij, përpiqeshin të shmangnin përgjegjësitë. Si zëri i njerëzve në veprim Demokracia është zëri i atyre që kanë diçka për të thënë. Ajo nuk është thjeshtë një traditë apo dhuratë e trashëguar, e cila nxirret para të tjerëve që t’a admirojnë si të ishte një plaçkë e vyer. Demokracia është veprim, ndaj ajo duhet praktikuar. Ajo është diçka që duhet vënë në jetë. Dhe, si shprehia e çdo veprimi të sofistikuar, ajo duhet mësuar që kur jemi të rinj, në mënyrë që të mos harrohet kurrë. Sipas kësaj logjike, dy “pionerët” e Partisë Demokratike, Grida Duma dhe Ervin Salianji, u përpoqën kot të bindnin se, komisioni i numërimit të votave kishte kryer manipulime. Idetë e kundërta nuk duhet të konsiderohen praktikisht të dyshimta, egoiste dhe të gabueshme. Ato duhet të luftohen me argumente, e jo të injorohen me cinizëm. Nuk duhet harruar se injoranca dhe cinizmi, janë korrezive si për individin ashtu dhe për shoqërinë. Përderisa politika është forma e jashtme, kompozicionale dhe strukturore e ndërtimit dhe funksionimit të shtetit, kultura është esenca e brendshme e qenësisë së tij, shpirti që i jep frymë dhe identitet. Obligimi i politikanit të kulturuar nuk është magjepsja e popullit, futja e emocioneve dhe e konfuzitetit në të. Obligimi i politikanit të kulturuar është të dijë e të parashikojë për të vepruar, për të qenë pjesmarrës i zbulimit dhe i realizimit të qëllimeve që i janë rrëmbyer popullit, pjesmarrës i krijimit të një praktike koherente dhe të vetëdijshme për të gjithë dhe pjesmarrës i krijimit të një përgjegjësie në rrafsh të historisë. Kjo nënkupton dhe përpjekjen e politikanit të kulturuar për të nxjerrë në dritë të vërtetë të gjithë ata politikanë të rremë dhe jo të kulturuar që duan të afirmohen, të arrijnë kapital e të ndërtojnë karrierë mbi të keqen e popullit. Si një politikan i kulturuar, po kaq dhe i regjur, Sali Berisha, u ka kujtuar “pionerëve” të grupimit të tij politik se, është plotësisht e mundshme që, dy apo më shumë deputetë demokratë të tradhëtojnë, të joshen, të hakmerren ose të shantazhohen, në ndërkohë që është e pafalshme që të hiqesh sikur kjo gjë nuk ka ndodhur dhe çdo gjë shkon vaj. Sigurisht që, ato dy vota të panevojshme për Gramoz Ruçin, konsiderohen si një turp për Partinë Demokratike. Dhe, kur ka ndodhur kështu, përgjegjësia është e kryetarit të partisë. “Është e pafalshme. Kjo çeshtje duhet analizuar, duhet të vendosim rregulla. Unë dola me kokën ulur nga Parlamenti. Kush e bëri na futi thikën mbrapa. Nuk duhet t’a falim për atë që bëri. Ata që e bënë duhen dënuar. Se është populli që na gjykon, nuk mund të gjejmë pretekst që t’i hedhim hy syve”, mësohet të ketë thënë Berisha. Mirëpo, Berisha, “i hekurt” duhet t’a kishte këshilluar me kohë Bashën se, kur deputetët dalin nga lista e kryetarit, rreziku më i madh është paaftësia e tyre, për të plotësuar kryetarin në udhëheqjen e partisë. “Ndërsa burrat e mëdhenj, e njohin nevojën e vetëkontrollit, të vegjlit shpesh i vë në lëvizje frika dhe mendjemadhësia. Uroj që në të ardhmen, të mëdhenjtë të bëjnë që të vegjlit të ulen për të diskutuar, përpara se të hidhen në luftë”, thotë Jackie Kennedy. Tashmë, kur opozita zyrtare në Shqipëri ka kohë që deliron, Berisha, që konsiderohet si i vetmi “nerv i gjallë” i saj, do të frenojë lajthitjet e “pionerëve” të grupit të tij politik.
Nga Azem Parllaku
/Citynews
E reja solli në jetë foshnjën e saj, ndërsa vetë nuk mundi t...
Në kulmin e transmetimit të dy orëve të gjata, Miss North Da...
Vini re sot në një grumbull – jo të vogël – urimesh prindëro...
Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorin...
Pas 27 vitesh perpjekje për të shpëtuar nga varfëria, shqipt...
Nga Aulon KalajaSigurisht që kjo do të jetë qeveria më pa sh...
4 të rinj janë shpëtuar në Sarandë nga policia kufitare.“Më ...
Në kuadrin e vizitës zyrtare në Itali, Presidenti i Republik...
Një grua e re 28-vjeçare nga Vlora humbi jetën ditën e sotme...
Seanca parlamentare e sotme ka sjellë probleme për deputetët...
Kryeministri Rama i’u është rikthyer replikave me komentuesi...
Donald Trump, për herë të parë si president do të udhëheqë v...
Grupimi Politik Lëvizja Socialiste për Integrim ka paraqetur...
Ndarja nga jeta e akademikut Farudin Hoxha është shoqëruar m...
Papa Francesku është lënduar. Lajmi është konfirmuar nga vet...
Partia Demokratike ka bërë me dije se në vazhdimin e seancës...
Policia rrugore ka bërë me dije se në kuadër të rritjes së m...
Ish-Ministri i Brendshëm dhe ushtaraku Dritan Demiraj ka uru...
Nga Enton AbilekajKriza e Partisë Demokratike po thellohet m...
Nga Mero BazeMë shumë se sa për atë që ndodhi në Kuvend, deb...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...