Njihuni me njeriun më të papastër në botë
80 vjeçari iranian, Haji është njeriu më i pistë në botë, pa...
Gjyqtarja që u vra nga burri para 5 ditësh i kërkoi ndihmë KLD-së në shkurt 2017, por kërkesa u refuzua.
Fildeze Hafizi, para se të emërohej gjyqtare me kohë të plotë në gjykatën e Shkodrës,i ka paraqitur një kërkesë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, që ta caktonin gjyqtare në Tiranë ose në Durrës, për shkak se ajo dhe familja e saj kërcënohej nga ish-burri i saj.
KLD refuzoi kërkesën për ndihmë të gjyqtares
Gjyqtarja në shkurt të 2017 i shkruante KLD se ajo është divorcuar nga burri i saj që ka tentuar ta vrasë, por ai kishte dalë nga burgu dhe sërisht vijon të përbëjë një rrezik për të dhe familjen e saj. Nisur nga kjo situatë anëtari i KLD Artan Broci, i ka propozuar anëtarëve të tjerë, që rasti të shihet dhe të niset nga ndjenja humane.
Prandaj sipas tij, gjyqtarja duhet të futej pa rradhë në votim, me shpresën e kapjes të një vendi në gjykatën e Durrësit e Tiranës.
Por kjo kërkesë u rrëzua poshtë nga 8 anëtarët e KLD të cilët votuan kundra ndërsa vetëm 3 prej tyre votuan pro.
Vendet vakant në Durrës dhe Tiranë u zonë nga magjistratë të tjerë, ndërkohë që gjatë mbledhjes së KLD, gjyqtarja e Fildeze Hafizi u caktua gjyqtare në Shkodër.
Ndërkohë asnjë nga anëtarët e KLD edhe pse ishin në dijeni për dhunën, kanosjen dhe tentativën e vrasjes së Hafizit nga ish-burri, nuk e kanë pyetur apo ofruar ndihmë e opsione sigurie.
KLD, Artan Broci: Burri tentoi ta vrasë, u dënua për dhunë
Ajo që tërheq akoma më shumë vëmendjen nga zbardhja e procesverbalit të KLD është fakti që vetë institucioni ishte në dijeni të faktit, që Hafizi ishte kërcënuar me vrasje, ndërsa autori ishte dënuar vetëm për dhunë në familje dhe armëmbajtje.
Gjatë parashtrimit të kërkesës në KLD, Artan Broci theksonte në mbledhjen e datës 10 shkurt 2017 se ?Atëherë, në mbledhjen, para mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, është paraqitur, është depozituar një kërkesë nga njëra nga kandidatet, e cila është e pesta në listë sot dhe ka parashtruar disa arsye të veçanta.
E divorcuar me një bashkëshort që e ka kërcënuar për ta vrarë, i cili është në burg për ?Dhunë në familje?; me dy fëmijë të mitur në ngarkim; me dy pleq në moshë të thyer; me nënën me ishemi cerebrale në ngarkim.
Ka paraqitur një kërkesë për t?u caktuar në një nga vendet afër Tiranës (meqenëse ka vendbanimin në Tiranë). Ne dy vendet e Tiranës sapo i zumë?.
Fadil Kasemi edhe pse e kërcënoi me vrasje në Golem në 2015 u dënua vetëm për dhunë në familje dhe armëmbajtje dhe jo tentativë vrasje.
REPORT TV zbardh procesverbalin e mbledhjes së KLD
Artan Broci: Jo në këtë mbledhje ndoshta, por as në mbledhjen që kaloi, por para mbledhjes së jashtëzakonshme, mbaj mend që Këshilli i Lartë i Drejtësisë na ka shpërndarë kërkesën e një kandidates për emërim, e cila ka paraqitur disa arsye personale. Ka paraqitur arsye që është kryefamiljare (është një zonjë e divorcuar). Një zonjë e cila ka pasur një problem në tentativë të vrasjes nga ish bashkëshorti i saj. Ka dy fëmijë të mitur në ngarkim. Ka dy prindër në moshë të thyer. …zonja Hafizi.
Fildeze Kasemi apo Hafizi. Besoj se kemi një kërkesë të llojit të veçantë ?sui generis?, ku dy fëmijët e saj në moshë të mitur, ka dy prindër në ngarkim (sipas certifikatës familjare), në moshë të thyer babain të datëlindjes ?37 dhe nënën të ?45 (me sa shoh nga aktet që janë depozituar).
Dy fëmijët e mitur, djalin të datëlindjes 2002 dhe vajzën të 2001 dhe njëkohësisht ka dhe, e ëma (me sa shoh unë) është me diagnozën ?ishemi cerebrale? dhe në pamundësi, që ka nevojë për një kujdesie. Duke iu referuar edhe preferencave të zonjës (kandidates), besoj se do ishte në logjikën e këtij Këshilli që ta caktonte në një nga vendet e afërta, meqenëse ka preference dhe ka vende, qoftë në Tiranë, por qoftë edhe në Gjykatën e Durrësit apo Gjykatën Administrative të Durrësit.
Qoftë në një nga katër vendet e para që janë, po themi Gjykata Tiranë, Gjykata Administrative e Tiranës, apo Gjykata e Durrësit apo Gjykata Administrative e Durrësit, për t?i krijuar mundësinë dhe sigurisht unë besoj se Këshilli duhet të niset edhe nga një ndjenjë humane, për t?iu gjendur këtyre njerëzve.
Bujar Nishani:Dakord!
Kush është dakord me propozimin e zotit Broci, për të marrë në shqyrtim e kërkesën e magjistrate Fildeze Hafizi?
Ta marrim në shqyrtim.
Tani pra. Pa radhë.
Kush është dakord?
Një, dy, tre (3).
Kundra?
Një, dy, tre, katër, pesë, gjashtë, shtatë, tetë (8).
Rrëzohet kërkesa
Fildeze Hafizi, ?Shumë mirë? vlerësimi. ?E drejta administrative? ?Mirë?. ?Menaxhimi i gjykatave dhe adm. prokurorisë? ?Shumë mirë?; ?Avokati i Popullit?. ?Shkëlqyeshëm?. Ka kërkuar Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë…(Tiranë), e cila nuk është më vakante. Ka kërkuar Gjykatën e Rrethit Gjyqësor… (Tiranë), që nuk është më vakante. Ka kërkuar Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, që nuk është më vakante. Atëherë, është vendi vakant i Pogradecit; është vendi vakant i Lushnjës; është vendi vakant i Shkodrës; është vendi vakant i Korçës; është vendi vakant i Tropojës. Këto janë. Dhe shkalla e parë administrative Shkodër, Vlorë, Korçë, Gjirokastër.
Atëherë, ju lutem, nëse është gjyqtarja, magjistralja, të vijë brenda.
(Hyn në sallën e mbledhjes magjistrate Fildeze Hafizi.)
Zonja magjistrate, ju lutem, uluni një minutë. Jemi në shqyrtimin e emërimit të caktimit tuaj në detyrë. Këshilli, gjatë shqyrtimit të preferencave tuaja konstaton se preferenca juaj në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, nuk janë më vakante. Dhe janë vakante Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë, Administrativja e Shkallës së Parë Shkodër, Administrativja e Shkallës së Parë Vlorë, Administrativja e Shkallës së Parë Korçë dhe Administrativja e Shkallës së Parë Gjirokastër. Kështu që ju lutem, duam të dimë se cila është preferenca juaj.
Fildeze Hafizi: Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Bujar Nishani: Gjykata Administrative… Jo administrative…
Fildeze Hafizi: Civilja. Rrethi gjyqësor.
Bujar Nishani: Mirë!
E dytë si preferencë?
Fildeze Hafizi: E dyta, administrativja Shkodër ose Lushnjë. Lushnjë.
Bujar Nishani: Mirë! Ju falenderoj!
Mund të shkoni!
Fildeze Hafizi:Faleminderit!
(Magjistrate Fildeze Hafizi largohet nga salla e mbledhjes.)
Bujar Nishani: Atëherë, kush është dakord për të caktuar Fildeze Hafizi në preferencën e saj të parë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër?
Dy, katër, gjashtë, tetë, dhjetë, njëmbëdhjetë (11).
Dymbëdhjetë (12) pro.
Kundra, s?ka. Miratohet në Shkodër.
Mbajeni shënim ju lutem administrata.
Bujar Nishani: Magjistrat Fildeze Hafizi. Këshilli i Lartë i Drejtësisë ju ka emëruar gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Fildeze Hafizi: Faleminderit!
?Betohem solemnisht se gjatë kryerjes së detyrës do t?i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ligjeve në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesionale. Betohem.?
Bujar Nishani: Urime!/shqiptarja
80 vjeçari iranian, Haji është njeriu më i pistë në botë, pa...
Ish-ministri Teknik i Drejtësisë, Gazmend Bardhi, ka folur p...
Nëse keni një kafshë shtëpiake dhe dëshironi që ta kënaqni m...
Besi dhe Xhensila më datë 1 shtator, ashtu siç kishin parala...
Emisioni investigativ Fiks Fare ka nisur mbrëmjen e sotme se...
Një kopje e veturës së famshme Batman që përdoret në trilog...
Ministri i ri i Bujqësisë, Niko Peleshi, ka qenë i ftuari i ...
Megjithëse Uragani Harvey aktualisht është duke dominuar med...
Dhuna në familje është një fenomen që ka tërhequr mjaft vëme...
Është mbajtur në Teksas kampionati botëror i mjekrës dhe mus...
Ju nuk do të besoni se çfarë bëjnë këta njerëz për të jetuar...
Avokati Spartak Ngjela ka vijuar sulmet ndaj dyshes Rama-Bas...
Idea e shkodranëve por edhe e shqiptarëve per të lënë vendin...
Në nder të kuajve që janë pjesë e historisë së Skocisë, Skot...
Shoqata kulturore patriotike Labëria “Nderi i Kombit” është ...
Ai është një ndër shqiptarët më të rrezikshëm, por kjo nuk e...
Këto fotografi pa dhëmbë të të famshëmve janë të frikshme ...
Një rreth i mbyllur njerëzish në ndërtesën që quhet Akademia...
Pas vrasjes së gjyqtares Fildes Hafizi, të cilës i mori jetë...
Ish- zv. kryeministri Niko Peleshi ka folur për herë të parë...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...