web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shoku Niko Peleshi i kthen përgjigje letrës së shoqes Themie Thomai

3 Shtator 2017, 10:37, Aktualitet CNA

E nderuar shoqja Themie!

Megjithe respektin e madh që kam për ty, duhet të të them se nuk paske kuptuar asgjë për dallimin midis punës tënde si ministre dhe punës sime. Kur ishe ti ministre ishte detyrim i ministrit të bujqësisë të siguronte furnizimin e tregut me prodhime bujqësore e blegtorale. Atë që nuk e siguronte dot ministria tënde, qeveria detyrohej ta blinte jashtë shtetit. Ti kur zgjoheshe në mëngjes duhet të shqetësoheshe për ushqimin e popullit që nga buka, te qumshti, te mishi, te vezët, te patatet, domatet, preshi, djathi, orizi, gjiza ku di unë se çfarë tjetër.

E marr me mend se çfarë pune të vështirë që ke pasur. I marr me mend shqetësimet e tua për realizimin e planit të prodhimeve bujqësore e blegtorale. Si nuk të ka ikur truri 14 vjet ministre me këtë stres!

Edhe unë kam shumë eksperiencë sa ty e mos më shumë. Që të më njohësh më mirë po ta them, jam familje me kontribut në Luftën Nacional Clirimtare, po ashtu jam dhe familje ish-pronarësh. Kam mbaruar gjimnazin me dhjeta, Universitetin e bëra 11 vjet se ika emigrant në Gjermani, aty pashe edhe traktora pe vërteti me rrota të mëdha llastiku dhe e kuptova që nuk i kishim më armiq. U zgjodha kryetar i Dhomës së Tregëtisë Korccë kur shisja xhinse e kompjutera të përdorur gjermanie. Pastaj në 2003 doja të bëhesha kryetar Bashkie nga PD, Saliu sme vuri mënjëherë e kuptova gabimin dhe u bëra socialist i thekur. Nano me Ben Blushin me bënë prefekt të Korcës. Ti e di që i kam pas miq, por mbi të gjithë të kam Edin.  U bëra kryetar I PS Korcë në 2005, në 2007 kryetar Bashkie nga PS, në 2009 punova të binte Saliu, sja dola dot. Fitova prapë në 2011 në Bashki, luftova dhe fitova në 2013, lashë detyrën dhe u bëra zv/kryeministër në krah të të gjatit. Fitova prapë në 2013 dhe 2015 me Raqkën Bashkinë e Korcës, në 2017 listën e udhoqa vetë, fitova si udheqës i Rilindjes prapë se skam më rivalë, në krye të PD kam vënë një ish ortakun tim, shok me mua dhe Raqkën. Tani i gjati më bëri Ministër Bujqësie, sepse ai mendon që unë me eksperiencën time 14 vjecare do Rilind bujqësinë, ai mendon se unë do jem Themiu i bujqësisë. Në fakt ka të drejtë, ai nuk zhgënjen kurrë me parashikimet e tij, megjithëse shquhet për fasada, se këto punët e tjera po mos jem unë dhe Erjon Bracja ehe.

Jemi në kohë të ndryshme e dashur Themie, se unë po të kisha qenë në kohën tënde në vendin tënd do të kisha luajtur mendsh. E të mendosh që atëherë nuk kishte as tendera për të bërë, as udhëtoje jashtë shtetit, që të kompensohej kjo barrë kaq e rëndë e punës.

Puna ime si Ministër i Bujqësisë është ndryshe, komplet ndryshe. E para kam këta të LSI-së që ë kanë bërë ministrinë corape, skanë lënë soj e sorollop pa futur, ka shumë që janë të majtë e ca të djathtë, ca janë emëruar se plotësojnë qejfet në kohë pushimi. Unë të premtoj solemnisht se do përdor një skemë efikase. Së pari dezertimin, kur do dezertojë vetë do i mbaj, ca të majtë do i thithim në Rilindje, kush do ngelet do e heqim me ristrukturim. Ketë se kupton ti se është term modern. Nga ata të PD do mbajme vetëm kë të konfirmojë Luli, nëpërmjet Jemin Gjanës.

Që ta kuptosh detyrën time kryesore se ndoshta të lodha, po ta thjeshtoj më poshtë: Unë nuk kam detyrë ta furnizoj tregon me prodhime bujqësore e blegtorale se tani jemi në kapitalizëm dhe tregu është privat. E furnizon privati. Tani në letër unë kam detyrë t? i ndihmoj dhe t? i asistoj fermerët që të punojnë tokën sa më mirë, të kenë naftë me çmim të lirë, të shtojnë bagëtinë, lope e dele e derra, të rregulloj kanalet vaditëse e kullueses, e ku di unë se çfarë tjetër, se ca do i mësojkur të shkoj.

Por në realitet kryeministri as që më kërkon t? i bëj vërtet këto gjëra. Bëj tendera më thotë e mbaj fjalime. Tenderat kanë rëndësi, fjalimet janë opium për popullin, sic ka thënë udhëqësi yt legjendar.

Nëse puna është bërë në kartat e tenderit, i ka marrë paratë kompania e biznesmenit të besuar të partisë që do të japë përqindjen e caktuar për nderin e bërë, kujt i duhet se ç? bëhet më vonë. Kuptohet iu duhet fermerëve, bujqve e blegtorëve, por ata njëlloj do të na votojnë. Ne në letër bëjmë tendera për të zhvilluar bujqësinë e blegtorinë, me paratë e ndihmave të Bashkimit Europian e Amerikës, fermerët e blegtorët tanë mbjellin hashash e nëse nuk mbjellin këtë e bëjnë se i kanë qilarët e depot plot, pasi kanë prodhuar shumë e nuk e kanë shitur dot të gjithë mallin e korrjeve të viteve të fundit.

Mero Baze tha se kjo është piramida e hashashit, e ngjashme me firmat piramidale. Kryeministri, shoku Edi Rama tha se këto janë rezervat e shtetit. Edhe tre vjet të mos ketë bujqësi e blegtori ky vend tha kryeministri me krenari, kemi prodhim për ta shitur e për të fitur para fshatarët tanë. E kemi të fortë bujqësinë.

Kur ai që është i pari i vendit thotë kështu, çfarë do të them unë. Hashashi shitet, vijne paratë, me to fshatari shkon në treg ble prodhime bujqësore e blegtorale në supermarket, i merr paratë tregtari shkon ble ushqime jashtë shtetit, e kështu bëhet xhiroja.

A thuhej në kohën tuaj ?Ta bëjmë fshatin si qytetin?? Ja pra unë jam Ministri i Bujqësisë që  me një llogari të thjeshtë e bëra fshatin si qytetin. Shkon fshatari në supermarket ble vezë. Kur fshatarët janë të kënaqur pse ta prish unë këtë skemë?

 

Përshëndetje me zemër të majtë

Niko Peleshi, p.s.i gjati më thotë Themi tani

Ministër MODERN i Bujqësisë

Letër e shoqes Themie Thomai për kolegun e saj të sotëm shokun Themi Peleshi

 





Lajmet e fundit nga