web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Inxhinieri zgjodhi spitalin e Zvicrës për vetëvrasje/ Autoritetet italiane nisin hetimet

3 Shtator 2017, 09:44, Aktualitet CNA

 

Karabinerët në Itali po hetojnë në lidhje me vetëvrasjen e një inxhinieri të Albavilla-s. Gjithashtu është nën hetim një mik i tij e cili e ka shoqëruar gjatë procesit. Akuza e ngritur ndaj tij është për mbështetja gjatë vetëvrasjes.

Prokuroria ka hapur një hetim mbi vdekjen e inxhinierit nga Albavilla, i cili shkoi për të vdekur në një klinikë të Zvicrës, ku praktikohet vrasja në mënyrë të vullnetshme.

Inxhinieri nuk ishte i prekur nga asnjë sëmundje e keqe, por ka qenë duke u kuruar për depresion.

Hetimet kanë zbuluar se një mik i tij e ka mbështetur gjatë vendimit të tij për t?i dhënë fund jetës dhe e ka shoqëruar gjatë rrugës deri në Chiasso të Zvicrës. Pastaj nga aty inxhinieri ka marrë një tren për në kryeqytetin e Zvicrës. Akuza është për shtyrje për t?u vetëvrarë.

Ashtu siç raportohet nga gazetat lokale, në kushtet e depresionit inxhinieri i ka shkruar një letër policisë nga ku shpjegonte të gjitha qëllimet e tij.

Ky rast është i ndryshëm nga rastet e tjera, por nuk është hera e parë që një shtetas italian zgjedh Zvicrën për t?i dhënë fund jetës, duke qenë se Italia e ndalon në mënyrë kategorike vetëvrasjen edhe nëse personi është në koma, ose në gjendje të rënduar./CityNews





Lajmet e fundit nga