Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Nga Reila Bozdo
Simbolet kombëtare janë simbole të krenarisë kombëtare. Ato mbledhin mbi vete emocione të krenarisë dhe të identitetit. Simbolet fetare përmbledhin respektin për Zotin, fjalën e Tij dhe sakrificën. Në vetvete simboli krijon gravitet për ndjenja të caktuara. Kur ne flasim për statuja të cilat përmbajnë një simbolikë të caktuar, emocionet dhe tekstet që artikulohen si pasojë e tyre janë derivate të ndjenjave të grumbulluara tek simboli. Askush nuk merret me gurin dhe hekurin e derdhur në statujë. Reagimi vjen si pasojë e emocioneve të grumbulluara në to prej simbolikës.
Një lumë ndjenjash rrjedh në ditët e festave. Ndjenja që udhëhiqen nga tipologjia e festës. Kur festa është zyrtarizuar nga shteti si e tillë, më shumë njerëz përfshihen në këto emocione, pavarësisht se shkalla është e ndryshme.
Duke qenë se në një mënyrë, sjellja ndaj simboleve është e orientuar që të jetë e tillë, sepse në kohë është punuar që popullit t’i ngulitet simbolika, është e gabuar dhe dashakeqe të mbivendosen ngjarje, simbolikat e të cilave nuk përputhen me njëra-tjetrën dhe mund ta bëjnë kaotike morinë e ndjenjave që janë shpjeguar më lart.
Ngjarja e fundit mbi mbulimin apo jo të simbolit kombëtar në shesh gjatë një feste fetare dëshmon, edhe një herë, se shteti nuk ka kryer detyrën e tij sipas të cilit simbolet kombëtare duhet të trajtohen me protokoll strikt i cili i parashikon këto raste. Shteti mungoi në 25 qershor kur dita e zgjedhjeve parlamentare u bashkua me një festë zyrtare fetare. Shteti mungoi përsëri edhe në 1 shtator. Populli që reagon nuk duhet vendosur përballë klerikëve. Populli reagon përballë atij që edhe njëherë nuk arriti të kujdeset që kaosi të mos jetë prezent; shtetit. Shteti është garantor që të respektohet edhe riti fetar, edhe simboli kombëtar. Por me sa duket shteti nuk egziston. Egziston vetëm “Timoni” që con në kaos sapo rasti t’i shfaqet./r.b2017
/Citynews
Një video e postuar në rrjetet sociale, ka habitur jo pak nj...
1 vit pas largimit nga Top Channel, gazetari i njohur Mentor...
Policia në Argjentinë ka qëlluar një pëllumb i cili transpor...
Një aksident automobilistik në rrugën Lushnjë-Fier pranë “Pu...
Vjeshta po vjen edhe ftohja e kohës do të na bëjë që të ndry...
Bregu i detit Jon në Vlorë është pushtuar nga solari(nafta b...
Emergjencat Civile kanë dhënë një informacion të detajuar mb...
Policia ka zbardhur detaje të reja në lidhje plagosjen me ar...
Dhuna ndaj myslimanëve në Myanmar ng pushteti në fuqi vijon ...
Aksi rrugor Orikum-Llogara është bllokuar dhe për pasojë kal...
Një avion i linjës Bruksel-Madrid ka shtyrë udhëtimin e tij ...
Një përplasje me armë ka ndodhur mbrëmë në një lokal në qyte...
Ditën e djeshme në një shkrim të tij, imami Armand Aliu dekl...
DASHI Dita e sotme do jetë shumë e favorshme për beqaret. At...
Për një hap drejt të ardhmes, apo thjesht për një shëtitje r...
Mjaftueshëm për ju që të notoni, pishina më e madhe në botë ...
Në prag të duelit televiziv mes kandidatëve për kancelar Ang...
Do të dëshironit të kishit një jaht kaq të madh sa të bënit ...
Të nderuar gazetarë dhe drejues të mediave! Jini të pranishë...
Jemi mësuar nga të gjitha parashikimet që vijat në dorë apo ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...