web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fier-Zetori përplas makinën/ Një viktimë e dy të plagosur

31 Gusht 2017, 07:06, Aktualitet CNA

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në qytetin e Fierit, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një person e ndërsa 2 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si ?Mulliri i Fierit?, ku një zetor ka përplasur një automjet tip ?Mercedez- Benz?.

Mësohet se ka humbur jetën drejtuesi i zetorit, e ndërsa të plagosur kanë mbetur dy pasagjerët tek ?Benzi?.

Nuk dihet ende identiteti i viktimave, policia është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./CityNews





Lajmet e fundit nga