web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kosova kusht Serbisë/ Të hapen dosjet për gjetjen e 1600 të zhdukurve

30 Gusht 2017, 19:30, Aktualitet CNA

Tetëmbëdhjetë vite pas përfundimit të luftës në Kosovë mbi një mijë e gjashtqind persona rezultojnë të zhdukur ende.

Në ditën ndërkombëtare të të zhdukurve, është kërkuar edhe një herë ashtu sikurse vitet tjera që fati i tyre të zbardhet, t?i bëhet presion Serbisë dhe ndërkombëtarët të bëjnë më shumë për zbardhjen e të zhdukurve.

Analisti politik Ejup Gojnovci, ka  thënë për ?Bota sot? se Serbia është totalisht e pa interesuar që të zbardhet fati i të pagjeturve edhe pse ajo është në dijeni për ata.

Sipas Gojnovcit, institucionet e Kosovës, e veçanërisht ndërkombëtarët deri tani nuk kanë dhënë kontributin maksimal që do të duhej për të pagjeturit.

 

  Kosova e pafuqishme karshi Serbisë

?Fatkeqësisht ne nga viti në vit, po shënojmë ditën e të pagjeturve, duke numëruar  vit për vit numrin e njerëzve që mungojnë. Institucionet e Kosovës,  e veçanërisht ndërkombëtarët , deri tani nuk kanë dhënë kontributin maksimal që do të duhej për të gjetur fatin e atyre njerëzve që janë mbi 1 mijë e  600. Serbia është totalisht e pa interesuar nëse do të ketë ndryshim në këtë çështje?, ka pohuar Gojnovci.

Sipas tij, çështja e të pagjeturve është përdorur si karem për ta marrë Kosovën në një formë, apo tjetrën.

?Është përdorur politikisht shumë, ndoshta edhe  si një karem për ta marrë Kosovën tani në një formë apo tjetrën. Kosova shpesh herë duket e pafuqishme karshi  Serbisë, kemi raste disa herë të hapjes së varrezave të dyshuara, qoftë në Rashkë dhe në lokacione tjera dhe lejen pastaj të Serbisë që është bërë duke ndërprerë punimet dhe duke mos sjellë bashkëpunim?, ka thënë Gojnovci.

Ai ka kërkuar që fuqisë së Kosovës t?i bashkohet krahu i Bashkimit Evropian dhe shtetet e tjera, sepse Serbia ka informacione të sakta për atë se çfarë ka ndodhur.

?Fuqisë së Kosovës duhet t?i shtohet krahu i fuqishëm i Bashkimit Evropian, sidomos, por edhe shteteve tjera që t?i gjejnë sepse Serbia ka informacione të sakta se çfarë ka ndodhur, sepse ka ushtruar terror e luftë me paisjet e mëdha qoftë ushtarake qoftë policore, prandaj ka të dhëna të sakta sepse nuk ka qenë një përleshje të mos dihet se çfarë ka bërë, këtu ishte një luftë e orkestruar dhe e organizuar të cilën Serbia kishte nën kontroll të plotë, prandaj e din fatin e secilit njeri, qytetarë të Kosovës, sidomos shqiptarë se çfarë ka ndodhur dhe çfarë ka ngjallë me ta?, është shprehur tutje Gojnovci.

Sipas tij, forcë të mjaftueshme nuk ka treguar BE-ja dhe Serbisë duhet t?i bëhen kushtet tjera për këtë problem.

Ai ka shtuar se hapi i parë që duhet të bëjë Serbia është të ketë moral dhe t?i identifikojë trupat.

?Bashkimi kombëtar fatkeqësisht nuk ka treguar forcën e mjaftueshme për ta zgjidhur këtë problem kaq serioz. Do të duhej më herët që të shtrëngohej Serbia t?i vendosin kushtet tjera që nuk do të duhej të lihet në harresë numri kaq i madh i njerëzve, pastaj të bëhet normalizimi në mes të shteteve. Hapi i parë që do të duhej bërë është që Serbia në anën morale, për shkak të ndërkombëtarëve dhe komenteve të tyre t?i identifikonte të gjitha trupat eventual nëse ka të gjallë, t?i sqaronte për secilin person, pastaj vijnë në shprehje çështjet tjera?, ka theksuar Gojnovci.

Gojnovci ka pakënaqësi edhe ndaj institucioneve për qetësinë e tyre lidhur me këtë çështje.

?Kam pakënaqësi serioze, sepse institucionet kanë një qetësi të pa durueshme, thuajse flasin për diçka tjetër, e jo për jeta njerëzisht, madje janë dhjetëra njerëzisht, flasin lehtësisht, është jo seriozitet. Familjarët janë në një gjendje të tmerrshme dhe nuk e meritojnë atë gjendje të cilët janë dhe nuk e meriton askush për kulturën tjera, duhet bërë shumë më tepër. BE-ja duhet  të ndryshojë  çasje sepse këtu janë viktimat, të luash me fatin e njerëzve është e padrejtë edhe Kosova ta bëjë punën e saj?, ka përfunduar Gojnovci.

Mungesë e presionit ndërkombëtar

Kurse, sipas analistit Nexhat Haziri, mungesa e presionit ndërkombëtar ndaj Serbisë, ka bërë që ajo të neglizhojë përgjegjësinë për çështjen e të pagjeturve.

Sipas Hazirit, institucionet e Kosovës do të duhej që ta kushtëzonin Beogradin zyrtar për hapjen e dosjeve për gjetjen e të zhdukurve.

?Mendoj se çështja e personave të pagjetur dhe zbardhja e fatit të tyre nuk është trajtuar me aq seriozitet as nga institucionet vendore e as nga ato ndërkombëtare që nga mbarimi i luftës. Mungesa e një presioni nga faktori ndërkombëtar ndaj Serbisë, ka bërë që kjo e fundit ta neglizhojë përgjegjësinë e sajë në raport me çështjen  e personave të pagjetur. Institucionet e Kosovës, është dashur që marrëveshjet që janë arritur ne Bruksel, apo edhe vete fillimin e dialogut me Serbinë ta kushtzonin që Beogradi zyrtar  t?i hap dosjet për gjetjen e të zhdukurve?, ka thënë Haziri për ?Bota sot?.

Sipas Hazirit, nuk mund të ketë përmirësim e as normalitet në marrëdhëniet Kosovë- Serbi, pa zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

?Nuk mund të ketë përmirësim e as normalitet të mardhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë pa zbardhjen e fatit të personave të pagjetur, dhe për ta pasur rezultate në këtë process, i vetmi mekanizëm që do ta shtyente Serbinë, është presioni ndërkombëtar dhe kuzhtëzimi i vazhdimit të  dialogut nga pala e Kosovës, në mënyrë që Serbia  t?i hap të gjitha dosjet dhe gjithë arkivat , të cilat mbajnë informatat mbi varrezat masive dhe të identifikohen trupat në këto varreza që përfundimisht të përfundoj ankthi edhe i familjeve të personave të pagjetur, dhe këta të fundit të kanë një varrë ku do të prehen përfundimisht eshtrat e tyre, në vendin e tyre?, ka përfunduar Haziri.





Lajmet e fundit nga