Financimi i kullës së Ervin Matës/ Plug: Mbi 28 milionë euro autofaturime për kompanitë e lidhura me Vilma Nushin
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Komentet e Lulzim Bashës mbi raportin e ministrave teknikë për zgjedhjet nuk ia shtojnë vlerën atij. Përkundrazi, ia zbehin fare, nëse ai vërtetë mund të shërbente për diçka në këtë vend. Jo për këto zgjedhje, se ato mbaruan, por ndoshta në të ardhmen.
Sepse mes fushatës së qetë dhe pa asnjë denoncim të opozitës dhe “tmerreve” që përshkruan raporti, është në mes një det i tërë. Në të cilin i vetmi i fundosur këmbë e duar është Lulzim Basha.
I cili ka përgjegjësi të plotë për memecërinë e Partisë Demokratike, që nga mesnata e 17 majit e deri në ditën e numurimit të votës së fundit në zgjedhjet e 25 qershorit.
Sipas kësaj logjike i bie që çdo opozitë në atdheun tonë, që të provojë se qeveria i vjedh apo i manipulon zgjedhjet, duhet të ketë 6 apo më shumë ministra teknikë. Ndryshe, ajo vetë është e paaftë që të provojë edhe faktojë qoftë edhe një rast të vetëm abuzimi.
A thua se kjo praktika e marrëveshjes Rama-Basha është një traditë universale në këtë vend e më gjerë dhe jo një shpikje shqiptare e minutës së fundit.
Por ne në Shqipëri kemi jetuar dhe këtu janë bërë shumë palë zgjedhjesh. Dhe si Partia Demokratike ashtu edhe kundërshtarët e saj kanë tundur botën me shkeljet dhe manipulimet, sa herë që ka pasur të tilla. Madje, nuk e teproj të them se në shumë raste e kanë ekzagjeruar me pretendimet e tyre, të cilat jo rrallë kanë qenë të shpërpjestuara me të vertetën.
Por më mirë të bërtasësh më shumë se ç’duhet “kapeni hajdutin”, se sa të mos pipëtish fare si Lulzim Basha gjatë fushatës dhe ditës së zgjedhjeve të 25 qershorit.
Ndaj edhe lë shije të keqe kjo “Eureka” e tij pas një raporti shumë atipik të ministrave teknikë të PD, të cilin nuk dua ta paragjykoj. Ashtu si edhe ata vetë për atë thekje në diellin e qeverisë së “armikut”, ndonëse zgjedhjet e 25 qershorit kishin dy muaj që ishin mbyllur. Sepse nuk besoj se ka qenë përgjegjësi e tyre mosdorëheqja në kohën e duhur.
Edhe raporti i OSBE/ODIHR-it sikur të nxinte nuk do ta shpëtonte dot Lulzim Bashën nga pesha e fajit për humbjen e thellë të Partisë Demokratike në 25 qershor, më të rëndën e të gjithë historisë së saj. Ndaj nuk ka asnjë vlerë që të merremi me cilësinë e asaj që kanë shkruar dhe as me rolin që kanë pasur në këtë histori ministrat teknikë, që më në fund ikën prej qeverisë së Edi Ramës.
Lulzimi ka vetëm dy mundësi tani: ose ta besojë plotësisht raportin e teknikëve, që i bie të bojkotojë parlamentin dhe të hapi prapë “çadrën e lirisë”. Ose, në rast të kundërt, ta qepë gojën e të mos flasë më për vota të blera dhe të vjedhura, por të lëpijë ndonjë kockë që mund t’i vijë nga Edi Rama, nëse ky i fundit do ta ketë zemrën e gjerë. Kam bindjen se ai nuk do të bëjë, as njërën dhe, as tjetrën. Siç ka ndodhur gjithmonë gjatë këtyre katër vjetëve. Sepse gjëja që urren më shumë në jetë ai është që të marrë vendime.
VO. Mirëpres me qetësi komentet e grupit të gatshëm të avokatëve dhe zëdhënësve të Lulzim Bashës në PD, meqë ai vetë është me pushime./CityNews
Është ndarë nga jeta aktori i mirënjohur i kinematografisë t...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, shpreh keqardhjen dhe ng...
Kreu i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, ka reaguar pas de...
Policia e Lezhës ka finalizuar me sukses operacionin e kodua...
Raporti i ministrave të dorëhequr të opozitës po tenton të k...
Një banesë ka rënë pre e grabitjes në qytetin e Korçës. Pers...
Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka f...
Ndarjet dhe lamtumirat janë shumë të vështira këdo.Ka nga at...
Dy ditë më parë, Kozeta Mamaqi më dërgoi një tregim. E kisht...
Ish-zëvendëskryeministrja teknike, Ledina Madija, njëherësh ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Bur...
Kur mendoni një grua shumë të pasur, çfarë ju vjen ndërmend?...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për raportin final të minis...
Seria e kartëmonedhave të emetuara në vitin 1964, i ashtuqua...
Të tjera skandale vijojnë të shfaqen në plazhet shqiptare. K...
Ish- kreu i LSI, njëherazi dhe kreu i grupit parlamentar të ...
Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka f...
Policia e qytetit të Shkodrës ka bërë të mundur asgjesimin e...
Prej më se 2 vjetësh jemi të detyruar të shohim nëpër televi...
Shumë karakteristika fizike kalojnë nga prindërit tek fëmijë...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...