Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Raporti i ministrave të dorëhequr të opozitës po tenton të krijojë një zhurmë të kotë rreth vjedhjes së zgjedhjeve, për të justifikuar në një farë mënyre humbjen katastrofike të PD-së. Edhe sikur të gjithë sa thuhen në faqet e tij të merren të mirqëna, edhe sikur punësimet në shtet, lëvizjet në administratë, pasiviteti i policisë ndaj banditëve, tenderat fiktivë, harxhimet për kaldajat, litrat e karburantit të ministrave, pra edhe sikur të gjitha këto të jenë të vërteta, në fund të fundit ato nuk thonë asgjë. Opozitat në Shqipëri, janë ndeshur gjithmonë me shtrëmbërime të tilla, që mund të jenë ulëritësë për Suedinë, apo Danimarkën, por kurrë nuk kanë dalë kaq keq sa PD e Bashës në 2017.
Prandaj, i gjithë efekti që po krijon raporti i ministrave të dorëhequr është një pasqyrë e shtrëmbëruar e asaj që kulmoi në 25 qershor. 74 mandatet e Edi Ramës dhe qafëthyerja e paprecedentë e Bashës nuk u vendosën as nga ata njerëz që u punësuan në doganë, as nga ata militantë që morën rrogën në tatime, dhe as nga ata policë që bashkëpunuan me bandat. Natyrisht ata kanë pasur rolin e tyre minor, por të duash të shpjegosh përmes tyre zgjedhjet e kësaj vere është një miopi e pafalshme.
Në këtë kuptim, raporti duket vërtet një produkt teknik i njerzve teknikë, që nuk kanë as kapacitetin dhe as instrumentat që të shikojnë me distancë reflektive pikturën e madhe.
Ajo që tregon kjo e fundit është krejt tjetër. Rezultati i këtyre zgjedhjeve nuk u përcaktua as nga faullat e vegjël, as nga një penallti e dhënë gabim, as se gjyqtari ishte i prirë të ndihmonte njërën palë. JO dhe JO. Ai u përcaktua nga fakti se të gjithë rregullat e lojës ishin shkruar që të kishte vetëm një fitues: Jo ai që arrinte të punësonte dy njerëz më shumë, por ai që e kishte qepur gjithë sistemin si një kostum ?sur mesure?.
Këto zgjedhje u vendosën nga fakti që Edi Rama kishte blerë në avancë të gjitha televizionet e mëdha. Ai mund të jetë i vetmi rast në botë, kur një lider sillet në fushatë si një klloun, dhe të gjithë ekranet e mëdha trasmetojën live ?one man show-un? e tij, pa bërë rolin e ndërmjetësit me publikun, pa i bërë kurrë një pyetje për premtimet e pambajtura dhe për mungesën e tyre për të ardhmen. Pra vetëm ky episod tregon se kryeministri u fut në një garë, ku pushtetin e katërt që garanton barazinë dhe ndershmërinë e saj e kishte të kapur.
Por le të shkojmë më tej. A ka pyetur njeri se si janë paguar këto televizione nga partitë ? Se si trasmetoheshimi nga katër mitingje të Ramës në ditë, që më së pakti (vetëm në një televizion) kushtonte nga tre mijë euro ? A ka hetuar njeri nëse këto lekë janë paguar me bankë dhe me kontrata të rregullta, apo thjesht janë dhënë në të zezë ? Sepse nëse rrezulton sipas të gjitha gjasave kjo e dyta, del një pyetje tjetër: Nga u gjetën në duart e qeveritarëve këto euro jashtë sistemit (që çuan monedhen europiane në minimimun historik të këmbimit në raport me lekun)? Dhe këtu dalim automatikisht tek aleanca okulte që Rilindja ka vendosur me oligarkët. Me të gjithë ata që kanë marë koncesionet marramendëse në shëndetësi dhe mbi 160 lejet e ndërtimit në Tiranë. Përse e ka bërë këtë ? Natyrisht jo vetëm për përfitime personale, por edhe për të blerë zgjedhjet në bashkëpunim të plotë me biznesin e madh të këtij vendi.
Dhe kur kemi thënë, këtë natyrshëm lind pyetja: po si mund të kishte zgjedhje normale kur edhe mediat e oligarkëve edhe paratë e zeza të tyre shkonin në favor të njërës nga palët?
Natyrisht një gjë të tillë e kishte kuptuar edhe Lulzim Basha i cili shpalli si devizë të çadrës faktin se nuk mund të kishte zgjedhje me Edi Ramën, pikërisht sepse duheshin shkëputur lidhjet me këta faktorë pa të cilat zgjedhjet e ndershme ishin të pamundura.
Eshtë puna e tij se pse e tradhtoi këtë kredo natën e 18 majit. Ndoshta se fitimi i shpejtë i zuri sytë për të mos parë projektin afatgjatë. Ndoshta sepse rilindasit u treguan aq perfidë, sa shantazhuan dhe zunë peng vendimmarrësin real në PD.
Këto hamendësime mbase nuk vërtetohen kurrë.
Por ajo që dihet me siguri është se në ditën që firmosi paktin me Ramën, Lulzim Basha nënshkroi edhe shitjen e zgjedhjeve. Ai pranoi të hyjë në to duke u nënshtruar para rregullave të vëna nga trekëndëshi, kryeministër, pronarë mediash, oligarkë. Të imagjinoje se mund ta pengoje këtë koalicion me vullnetin e mirë të ministrave teknikë, ishte në rastin më fatlum një donkishotizëm.
Koha e vërtetoi këtë. Ajo i dha të drejtë Bashës së çadrës, jo Lulit të marrëveshjes. Por, ky i fundit vazhdon të këmbëngulë edhe pas zgjedhjeve se pakti me Ramën qe e mirë, por se ky i fundit u tregua i pabesë dhe nuk e zbatoi atë (lexo shkrimin poshte).
Raporti teknik, me detaje teknike, i ministrave teknikë mëton të argumentojë këtë linjë politike. Dhe ky është mëkati më i madh i tij.
Ai sjell plot detaje të manipulimeve të vogla, me punësime, tendera dhe polici të anshme, por ai nuk tregon vjedhjen e vërtetë, atë që ishte nënshkruar shumë kohë përpara nga alenaca e Edi Ramës me televizionet e gënjeshtrës dhe oligarkët e koncesioneve dhe lejeve të ndërtimit. Me këtë koalicion Rilindja do të fitonte edhe sikur asnjë doganier të mos kishte futur në punë. Prandaj numërimi i tyre nuk ka vlerë. Ai mund t?i duhet vetëm burokratëve të OSBE-ODHIR-it për të hartuar një raport metikuloz, por jo shqiptarëve që duan të kuptojnë se ç?ndodhi këto zgjedhje.(Lapsi.al)
Një banesë ka rënë pre e grabitjes në qytetin e Korçës. Pers...
Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka f...
Ndarjet dhe lamtumirat janë shumë të vështira këdo.Ka nga at...
Dy ditë më parë, Kozeta Mamaqi më dërgoi një tregim. E kisht...
Ish-zëvendëskryeministrja teknike, Ledina Madija, njëherësh ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Bur...
Kur mendoni një grua shumë të pasur, çfarë ju vjen ndërmend?...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për raportin final të minis...
Seria e kartëmonedhave të emetuara në vitin 1964, i ashtuqua...
Të tjera skandale vijojnë të shfaqen në plazhet shqiptare. K...
Ish- kreu i LSI, njëherazi dhe kreu i grupit parlamentar të ...
Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka f...
Policia e qytetit të Shkodrës ka bërë të mundur asgjesimin e...
Prej më se 2 vjetësh jemi të detyruar të shohim nëpër televi...
Shumë karakteristika fizike kalojnë nga prindërit tek fëmijë...
Pas raportit të pubkikuar nga ministrat teknikë, ka ardhur d...
Një shtetase ukrainase dhe një shtetas turk janë arrestuar n...
Gënjeshtrat janë kudo rreth nesh dhe këtë nuk mund t’a shman...
Një 64- vjeçar është proçeduar penalisht në gjendje të lirë ...
Driss Oukabir, terroristi i arrestuar ditën e djeshme si aut...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...