Vendimi për Ikballe Berishën/ Lamallari jep detaje: Informacione nga inteligjenca, ka edhe urdhër dëbimi
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ndau so...
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ndau so...
Presidenti Donald Trump është në qendër të një stuhie politike, për ndryshimin e qëndrimit ndaj personave përgjegjës për dhunën e së shtunës në Sharlotsvill të Virxhinias. Dhuna e kishte burimin në një protestë të organizuar nga grupet e bardha nacionaliste. Komentet e zotit Trump të martën, ku ai fajësonte të dyja palët për dhunën janë denoncuar si nga demokratët ashtu edhe nga republikanët dhe bëhen në një kohë kur sipas anketave, mbështetja për Presidentin vazhdon të bjerë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Jim Malone sjell më shumë hollësi nga Uashingtoni.
Në shkëmbimet e tensionuara me gazetarët në Nju Jork, presidenti këmbënguli se të dyja palët ishin fajtore për dhunën në protestat e Sharlotsvillit.
?Unë pashë çdo gjë me shumë vëmendje, shumë më tepër vëmendje se ju. Dhe kishte një grup nga njëra anë që ishte i keq dhe një grup nga ana tjetër që ishte gjithashtu ishte shumë i dhunshëm. Dhe askush nuk do që ta pranojë këtë. Por unë po e them?, tha ai.
Komentet e zotit Trump u dënuan nga demokratët dhe disa republikanë, përfshirë Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan thanë në Twitter se ?supremacia e bardhë është e neveritshme ? dhe nuk mund të ketë mëdyshje morale?.
Senatori republikan, Cory Gardner foli në një takim me qytetarët në Kolorado.
?KKK, neonazistë dhe supremacistë të bardhë, po e përsëris: kthehuni mbrapsht në shpellat tuaja?.
Kryetarja e Komitetit Kombëtar Republikan, Ronna Romney McDaniel e mbrojti presidentin, por nga ana tjetër denoncoi grupet e ekstremit të djathtë.
?Nuk e duam votën tuaj. Nuk ju mbështesim. Do ta ngremë zërin kundër jush. Këtë qëndrim ka mbajtur presidenti dhe nënpresidenti?, tha ajo.
Të hënën, preisdenti Trump i denoncoi grupet raciste të urrejtjes pasi u vendos nën një trysni të madhe për të korrigjuar një deklaratë të mëparshme të së shtunës, që dënonte dhunën nga ?shumë palë?.
Reagimet janë tregues të natyrës luftarake të presidentit, thotë Julie Pace.
?Në fund të fundit bëhet fjalë për një 71 vjeçar që beson në atë që thotë. Ai nuk pranon të vihet nën kontroll dhe reagon ndaj përpjekjeve për ta vënë nën kontroll. Kështu pyetja që shtrohet është, si do të vazhdojë më tej?? thotë Julie Pace e agjencisë Associated Press.
Zoti Trump shpesh i merr kritikat personalisht, thotë analisti republikan Scot Faulkner.
?Ai flet me një larmi retorike kur flet për ?njerëzit që nuk kanë zë, të harruar? dhe vendin në përgjithësi. Por po ta gërvishtësh pak sipërfaqen, e sheh që ai do që çdo gjë të jetë për të?.
Presidenti e gjen veten nën kritika në një kohë kur mbështetja për të ka rënë nën 40 për qind sipas shumë anketave, thotë analisti Larry Sabato I Universitetit të Virxhinias.
?Gjendja është kaotike dhe e paqartë dhe të gjithë e shohin kështu. Ai ka mbështetjen më të ulët për një president në 200 ditët e para të mandatit, përsa kohë janë bërë sondazhe?.
Stuhia për komentet e presidentit vjen ndërkohë që u mbajt funerali për Heather Heyer, që vdiq të shtunën pasi një makinë u përplas me një grup kundërprotestuesish në Sharlotsvill./VOA
Ndërkohë në një përpjekje të re për t’i dhënë zgjidhje diplo...
Në Shqipëri zëvendëskryeministrja Ledina Mandija dhe 6 minis...
Gjykata e Dubrovnikut ka vendosur të ekstradojë sot Ismail M...
Policia e Torinos ndaloi një kamioncinë Mercdes Sprinter me ...
Fatkeqësisht, jo vetëm për demokratët, por dhe për shqiptarë...
Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë një njoftim të rëndësi...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka mbyllur restorantin në Shi...
Një grup dasmorësh janë helmuar nga ushqimi që kanë konsumua...
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u bën thirrje organeve t...
Gazetari kosovar, Parim Olurri, ka reaguar pas ngjarjes së r...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Int...
Policia italiane ka shkatërruar një bandë që grabisnin banes...
Një studente nga Alabama, për t’i shpëtuar rrëmbimit nga dy ...
Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba, ka ...
Policia italiane ka vënë në pranga 31-vjeçar shqiptar, pasi ...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka komentuar vendim...
Administratori i një shoqërie private është proceduar penali...
Ministrat teknikë të Partisë Demokratike kanë dorëzuar këtë ...
Tre punonjës janë helmuar ditën e sotme në Portin e Durrësit...
Një palgosje me armë zjarri ka ndodhur sot në Kurbin. Një sh...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...