Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u bën thirrje organeve të rendit për ndriçimin sa më të shpejtë të rastit. Përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare e vendore dënojnë dhunën ndaj gazetarëve.
Përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare dhe të institucioneve të Kosovës kanë dënuar sulmin ndaj gazetarit Parim Olluri, drejtor i gazetës online “Insajderi”, i njohur për shkrimet e tij kundër korrupsionit në Kosovë.
Parim Olluri u rrah nga persona të panjohur natën e së mërkurës në Prishtinë, kur po shkonte në shtëpi së bashku me gruan e tij. Ai mori lëndime trupore dhe së bashku me gruan u trajtuan në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), thotë se “Gazetarët duhet të jenë të lirë të shprehin mendime të ndryshme pa frikë nga dhuna apo lëndimet fizike?.
Freedom House: Kërcënimet ndaj gazetarëve janë rritur gjatë viteve të fundit
Organizata për të drejtat e njeriut “Freedom House” në raportin e tyre të fundit për vitin 2017, konstaton se “mediat në Kosovë janë pjesërisht të lira?, dhe kërcënimet ndaj gazetarëve janë rritur gjatë viteve të fundit. Vitin e shkuar një granatë dore u hodh në oborrin e transmetuesit publik RTK dhe më pas edhe në shtëpinë e drejtorit gjeneral të RTK-së.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nga ana e tij, duke e dënuar sulmin, tha se “sulmi ndaj gazetarit Parim Olluri është i patolerueshëm në shtetin të cilin e kemi ndërtuar mbi vlerat e demokracisë, respektimit të të drejtave të njeriut dhe shprehjes së lirë?. Presidenti kërkoi nga organet e rendit veprime të vendosura dhe të shpejta, në mënyrë që sulmuesit të dalin para drejtësisë.
Edhe kryeministri në largim, Isa Mustafa, është shprehur i shqetësuar për sulmin dhe dhunën e ushtruar ndaj gazetarit, Parim Olluri. “Në një shoqëri, në të cilën duhet të kultivohet e drejta e fjalës publike, aktet e tilla janë të ulëta, të papranueshme dhe të dënueshme?, shkroi në rrjetin social Isa Mustafa.
Reagime nga media në Kosovë
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ndërkaq, “u bënë thirrje organeve të rendit për ndriçimin sa më të shpejtë të rastit?, duke nënvizuar se “sulmet e tilla, në themel dëmtojnë lirinë e shprehjes dhe të medies në Kosovë.? Edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), thotë se sulmi ndaj gazetarëve është sulm ndaj fjalës së lirë.
“Qëndrimit kritik kundër dukurive negative përmes frikësimit të gazetarëve të mediave elektronike dhe të shkruara, përpjekja për kufizim të lirisë së fjalës përmes frikësimit dhe sulmeve fizike ndaj gazetarëve është rruga drejt anarkisë dhe suspendim të ligjeve në fuqi?, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së.
Sulmi ndaj gazetarit Parim Olluri, ndodhi pas një editoriali të shkruar nga ai, i cili i përshkruan disa ish-komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të konsideruar si heronj gjatë luftës por që pas luftës janë pasuruar pikërisht duke keqpërdorur lavdinë e luftës së tyre. Ndërkohë, vetë Parim Olluri thotë se ai nuk ka marr lëndime serioze, ndërsa, do të vazhdojë punën e tij hulumtuese në zbulim të aferave korruptive. “Neve, gazetarëve këto sulme pas shpinës na bëjnë edhe më të fortë. Na tregojnë sa njerëz të ligë janë ata për të cilët raportojmë. Nëse kanë menduar se “Insajderi” do të ndalet së publikuari aferat mafioze të tyre, janë gabuar rëndë. Ata duhet të kenë frikë nga ne gazetarët, e jo ne të frikësohemi nga të korruptuarit?, ka shkruar gazetari Parim Olluri./DW
Gazetari kosovar, Parim Olurri, ka reaguar pas ngjarjes së r...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Int...
Policia italiane ka shkatërruar një bandë që grabisnin banes...
Një studente nga Alabama, për t’i shpëtuar rrëmbimit nga dy ...
Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba, ka ...
Policia italiane ka vënë në pranga 31-vjeçar shqiptar, pasi ...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka komentuar vendim...
Administratori i një shoqërie private është proceduar penali...
Ministrat teknikë të Partisë Demokratike kanë dorëzuar këtë ...
Tre punonjës janë helmuar ditën e sotme në Portin e Durrësit...
Një palgosje me armë zjarri ka ndodhur sot në Kurbin. Një sh...
Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla në fund të nëntorit...
Një breshër i madh ka përfshirë mesditën e sotme Kosovën. Br...
Një rrahje masive ka ndodhur në Sarandë, ku mësohet të jetë ...
Ministrat teknikë të propozuar nga Partia Demokratike thuhet...
Ka vijuar edhe sot replika në distancë mes ish-deputetes së ...
Kandidati për kryeministër i Lëvizjes VetëVendosje, Albin Ku...
Plazhet shqiptare po kthehen dita-ditës në prona private. Ci...
Një sherr ka ndodhur në Tale të Lezhë, ku dy vëllezër kanë k...
Një vjedhje e përmasave të mëdha ka ndodhur ditën e mërkurë ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...