Përballë Nokës për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së/ Korreshi: Ja kur e mora vendimin për të garuar
Deputeti Saimir Korreshi është vendosur përballë Flamur No...
Deputeti Saimir Korreshi është vendosur përballë Flamur No...
Kandidati për kryeministër i Lëvizjes VetëVendosje, Albin Kurti, përmes një postimi në rrjetin social ka zbuluar përse PAN, koalicioni i fitimit të zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 11 qershorit, ka ka bojkotuar dhe po bojkoton sistematikisht pjesëmarrjen në senacat e Kuvendit, duke shkaktuar vonesë dëmsjellëse për moszgjedhjen e drejtuesve të institucioneve të larta shtetërore. Ndiqeni postimin e plotë të z.Kurti:
Kur ta hedh populli
Aktgjykimi AGJ700/2014 i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, i datës 26 gusht 2014, ia ka vënë kazmën Republikës Parlamentare. Ky vendim i jep përparësi absolute të parit në garë në raport me shumicën e tërësisë. Për të propozuar kryetarin e Kuvendit, në vend se ata që e formojnë shumicën pas zgjedhjeve ta kenë të drejtën, tash koalicioni parazgjedhor që del i pari në zgjedhje e ka veton.
Ky aktgjykim i ka dhënë PAN-it të drejtën ekskluzive për fuqi përbrenda Kuvendit, porse ata e përdorën këtë fuqi ekskluzivisht për padrejtësi kundër Kuvendit. E braktisën mbledhjen konstituive më 3 gusht dhe nuk u kthyen në asnjërin prej tri vazhdimeve të saj. Më 9 gusht premtuan se do të jenë gati për 17 ose 18 gusht, ndërsa sot premtuan që do të jenë gati për 24 gusht.
Nuk e dimë nëse do të vijnë që të rrinë me 24 gusht. Por, e dimë që do të bëhen plot tri javë që ulëset e kolonës së mesme në sallën e mbledhjeve plenare do të mbeten të zbrazëta. Thua se deputetët e PAN-it dëshirojnë që ulëset t?i kenë me vete kudo që ata ndodhen, prandaj ato ngelen bosh meqenëse janë karrige të palëvizshme e s?i marrin dot me vete.
Bojkoti i PAN-it është opozitarizëm ndaj Kuvendit të Republikës dhe Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ndaj kryesuesit Adem Mikullovci, deputetit më të moshuar por assesi më të vjetër, dhe, dyfishimit të forcës progresive që u bë partia më e madhe në vend. Në thelb të bojkotit të PAN-it ndodhet mospranimi i rezultatit të zgjedhjeve të 11 qershorit 2017. Bojkoti i PAN-it është zëvendësim taktik për mosnjohje të rezultatit të zgjedhjeve.
Po të mund të ktheheshin në muajin maj, kurrë nuk do ta ndërmerrnin nismën për zgjedhje të parakohshme nëpërmjet mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë. Se PDK nuk i deshi zgjedhjet e parakohshme për ta ribërë Kadri Veselin kryeparlamentar dhe as për ta bërë Ramush Haradinajn kryeministër, apo jo? Të tjera pazare kishin në mendje veçse populli me 11 qershor ua prishi pazaret e i la pa mend. Qytetarët e befasuan regjimin i cili nuk mund t?i befasonte më qytetarët. Aq i keq që ishte bërë ai.
Disa prej tyre nuk mund të dalin nga pazari sepse pazari është i vetmi planet ku mund të ketë jetë për ta. Qëndrimin në pazar e kanë lëvizje të detyrueshme. Të tjerët, ose nuk duan ose nuk guxojnë të ikin nga pazari. Meqë u shemb pazari parazgjedhor, e s?dalin dot prej tij, ata po e zgjerojnë kornizën e pazarit. Vazhdimi i mbledhjes konstituive sipas tyre duhet të presë për dorëzimin e listave me kandidatët për zgjedhjet lokale, e, pastaj, kushedi, ndoshta vjen edhe ndonjë adresim te Gjykata Kushtetuese. Shtohen zvarritjet që të blihet kohë e qeveria të formohet në kuadër të pazarit të ri të balotazheve në fillim të nëntorit.
Mirëpo, edhe këtë zgjerim pazari qytetarët do t?ua prishin me 22 tetor. Ka nisur epoka kur populli do të mësohet të fitojë e politikanët do të mësohen të humbin. Ky është mësimi i demokracisë. Ama duke mos harruar atë që thoshte Sami Frashëri: ?Sa zor është për njerëzit e mësuar të bëjnë pasuri, aq i vështirë është mësimi për të pasurit.? Bëhuni gati për një hedhje të re. Nuk besoj që lidhja e rripave u bën punë.
Plazhet shqiptare po kthehen dita-ditës në prona private. Ci...
Një sherr ka ndodhur në Tale të Lezhë, ku dy vëllezër kanë k...
Një vjedhje e përmasave të mëdha ka ndodhur ditën e mërkurë ...
Hëngrëm një akullore te Kapri në Pogradec. Hezitim i madh mi...
Policia e Beratit ka ndaluar sot një zjarrvënie të qëllimshm...
Ka ditë që disa media gjermane janë fokusuar tek debati që ë...
Tritan Shehu, “xhaketa e vjetër”, i zgjedhur deputet falë fu...
Për të gjithë ju që në tetor do të nisni Universitetin.Ne po...
Policia kriminale në bashkëpunim me policinë Rrugore ka zhvi...
Një sherr ka ndodhur në zonën e Bathores në Tiranës, pak min...
Pas raportimeve për ndotjen e bregetit dhe mbytjen e disa pu...
Të paktën 50 persona raportohet se janë helmuar ditën e djes...
E kemi parë të udhëtojë me avione private, të jetë pjesë e m...
Kreu i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike,...
Një nga plagët e hapura të ekonomisë shqiptare janë edhe pa...
Sot të pasurit një llogari në Instagram është shndërruar edh...
Një shqiptar është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Fro...
Tre persona të maskuar kanë dhunuar shefin e stacionit të pi...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) duhe...
Një 38-vjeçar është goditur me thikë nga 3 persona ditën e s...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...