Makina futet në piceri/Vritet tragjikisht 12-vjeçarja
Autoritetet franceze thanë se një makinë u fut në një piceri...
100 ditë pas fitores në zgjedhje të Emmanuel Macronit, me të është i kënaqur vetëm një ndër tre francezë. Por kjo nuk do të thotë shumë, beson redaktori i DW, Christoph Hasselbach.
Me të vërtetë Macronin e festuan kudo në Evropë gati si një Mesia: ai arriti ta çlirojë Francën dhe kontinentin nga ëndrra e keqe e një Presidenteje Marine Le Pen. Por jo vetëm kjo: ai u duk se zgjoi një entuziazëm të ri për Evropën dhe se po i bashkonte francezët.
Me 39 vjeçarin inteligjent, në Francë fryu një fllad i freskët. Macroni kishte çfarë t’u ofronte të gjithëve: atyre me probleme sociale një arsim më të mirë, sipërmarrjeve më pak taksa, të pasigurtëve një shtet më të fortë dhe për konservatorët ai udhëtoi në ceremoninë e marrjes së postit në një automjet të hapur ushtarak nëpër Paris – në vend që të udhëtonte me një limuzinë civile, si parardhësi i tij, François Hollande.
Nuk është për t’u çuditur që entuziazmi nuk do të ishte i përhershëm. Por që vlerat e mbështetjes për të do të binin kaq me vrull, kjo ishte surprizë për shumë vetë. Në kryengritje janë para së gjithash punonjësit e Shërbimit Publik, të ardhurat e të cilëve Macroni dëshiron t’i kufizojë. Dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Pierre de Villiers dha dorëheqjen pas grindjes publike për masat e kursimit tek Forcat e Armatosura.
Pas pushimeve vjen prova e forcës
Kjo në një kohë kur Macroni nuk i ka therur ende lopët më të shenjta: ai ende nuk e ka vënë në jetë reformën e shpallur të tregut të punës. Javën me 35 orë punë, e cila i kushton shumë aftësi konkurrence Francës, Macroni gjithsesi nuk guxon ta prekë – ose ende nuk guxon. Edhe një reformë e pensioneve ende nuk është kryer. Prova e parë vendimtare e forcës pritet pas pushimeve të verës. Sindikatat kanë bërë që tani thirrje për greva.
Ngjitja e Macronit ka të bëjë shumë me alternativat zgjedhore të pranverës, para së gjithash me Marine Le Penin. Shumë e zgjodhën, jo sepse donin patjetër Macronin, por sepse donin të pengonin Le Penin. Dhe gati gjysma e francezëve – ky është rezultati i raundit të parë të zgjedhjeve – votuan për kandidatë, të cilët duan ta izolojnë Francën nga globalizimi. Ai që në raundin e dytë votoi pastaj për shkaqe taktike për Macronin, ai zor se e ka ndryshuar qendrimin e tij.
Kalim rrufe në burrë shteti
Por problemet për të nuk janë të pakapërcyeshme. Macroni mbërthen në krye reformat jopopullore. Po të ecë mirë ekonomia dhe po të japë mbështetje koniunktura, ai mund të korrë disa fryte që në kuadër të mandatit të tij. Edhe në parketin ndërkombëtar Macroni bën një figurë të mirë. Gati pa periudhë tranzitore ai po kalon nga një avancues i shpejtë në politikë në një burrë të vjetër shteti. Dhe ai përfiton nga një gjendje e re shpirtërore në Evropë: larg populizmit dhe drejt politikës serioze.
Të gjitha këto nuk janë garanci për sukses. Por me sa duket në Francë është përhapur konkluzioni se opozita fondamentale kundër çdo ndryshimi në vend ka qenë ajo që e çoi vendin në krizë. Macroni nuk është shpëtimtar, megjithëse ndërkohë aktualisht e thërrasin me ironi “Jupiter”. Por Presidenti i ri ka shanse të mira, që duke mbetur qenie tokësore, si reformator ta çojë përpara Francën./DW
Autoritetet franceze thanë se një makinë u fut në një piceri...
Rilexim i Shopenhauerit në dritën e sulmeve të ISIS-it. Vull...
Edhe vazhdimësia e kësaj dite do varet nga ju. Nëse nuk treg...
Dhomat e hoteleve shpesh rezervojnë “surpriza” për klientët...
Seriali televiziv “Game of Thrones” ka korrur një sukses sh...
Ne jemi mësuar t’i shohim gjithnjë njëlloj imazhet e të fams...
Në ditët e sotme ka shumë informacion online për secilin nga...
Ka një kohë të caktuar në jetën e secilit kur rritet, është ...
1. Nuk mundemNë vend të kësaj përdorni: Unë zgjedh për të/...
Në ditët kur gjithçka është virale, revistat përsëri qëndroj...
Vetëm nëse ngriheni nga krevati!/CityNews ...
Disa nuse preferojnë ti mbajnë gjërat tradicionale për sa i ...
Kim Kardashian vendosi një standart tjetër të asaj që quhet ...
Kërkimet tregojnë se duart luajnë një rol të rëndësishëm në ...
Ka një element në secilën prej këtyre fotove i cili nuk përs...
Modelja Kate Bogucharskaia ka bërë xhiron e rrjetit dhe kjo ...
Për të kuptuar sa të jashtëzakonshëm mund të jenë bebet, duh...
Për shekuj me rradhë njerëzit kanë besuar se ari është mater...
Problemat dhe gjeagjëzat janë gjithmonë lojërat më të mira p...
Katër senatorë amerikanë erdhën këto ditë në Tiranë dhe taku...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...