Bota mban frymën!/SHBA-Kore e Veriut shtojnë kërcënimet
Retorika mes Uashingtonit dhe Phenianit po ashpërsohet gjith...
Nga Mimoza KOÇIU
Kjo pyetje mundon këdo, që e ka sado pak për zemër funksionin bazik të opozitës si oponente e qeverisë, sidomos e një shumice tashmë arrogante, edhe në numra.
Paradoksi i ministrave teknikë të Lulzim Bashës, të cilët pas humbjes së thellë më 25 qershor, po bëjnë punën për të cilën Rama u votua në 2013, për ta kryer deri në shtator 2017, është rikthyer në këto ditë të nxehta vere, edhe për një arsye shumë të thjeshtë: i zoti i punës, Lulzim Basha, që ende nuk e ka zbardhur marrëveshjen e 18 majit, nuk po arrin t?i gjejë një justifikim që nuk çalon, qëndrimit të ministrave të tij në tryezë me njeriun që thotë se i ka vjedhur zgjedhjet, edhe pse 6 javë pas tyre, ende nuk ka paraqitur një provë në publik, a në prokurori.
Heshtja a mungesa e fantazisë së Lulzim Bashës dhe e stafit të tij për t?i dhënë drejtim kësaj situate, a për ta mbyllur me një justifikim të besueshëm si debat, prodhon situata qesharake zinxhir, edhe nga justifikimet lara-lara të vetë ministrave, që vihen para pyetjes se çfarë bëjnë ende në qeveri. Dikush përdor si mburojë Kushtetutën, që e detyroka të rrijë deri në fund, edhe pse emërimi në atë funksion, nuk është bërë sipas Kushtetutës, por bazohet në një marrëveshje nate mes Ramës e Bashës. Dikush tjetër priste që ai që e kishte propozuar, Basha dmth., ta tërhiqte; një tjetër sfidonte kryeministrin që ta shkarkonte, edhe pse ky i fundit e tha qartë pak ditë pas zgjedhjeve, se priste që teknikët të largoheshin, pasi e kryen misionin e tyre. Në fund, një variant u dha nga zëvendëskryeministrja, se po përgatitej një raport për zgjedhjet, e këtij varianti iu bashkëngjit edhe vetë Lulzim Basha, ditën që mori mandatin e dytë si kryetar i Partisë Demokratike.
Por çka na rezulton, të paktën mediave në këto ditë vere, çka vetë teknikët përcjellin, nuk janë lajme për ecurinë e punës për raportin e zgjedhjeve. Njoftimet prej tyre vijnë tipike pune, të ministrave që vazhdojnë detyrën e zakonshme, si pjesë e shumicës së votuar në 2013-ën. Madje, premtimi i ministrit të Brendshëm teknik në dy intervista televizive, se kur Rama të nisë mandatin e dytë, nuk do ketë më kultivim kanabisi, është më befasuesi dhe u vë pikëpyetje jo vetëm deklaratave se teknikët po punojnë për raportin, por edhe marrëveshjes së natës Rama-Basha, e cila mesa duket shkon përtej zgjedhjeve, madje edhe përtej asaj lloj humbjeje spektakolare, pa asnjë lloj meraku e konsiderate për imazhin e lodhur të opozitës, që veç nxihet më fort.
As edhe një rresht në media nga teknikët se deri ku është raporti i zgjedhjeve, apo kur do përfundojë ai. Mbi të gjitha, si mund ta ketë luksin kjo opozitë që humbi aq thellë, të marrë kaq shumë kohë për hartimin e një raporti, që nëse merren seriozisht deklaratat e bëra, duhet të jetë jetik për besueshmërinë e PD-së e të kryetarit të saj?
Heshtja e Lulzim Bashës, që natyrisht ka të drejtën e tij të pushojë me familjen, duket një zgjedhje, e paqartë nëse e lehtë apo e vështirë, në koleksionimin e humbjeve, e mbulimin me harresë, të asaj të 25 qershorit, njëlloj si ato të 2013-ës, e 2015-ës, duke mos bërë analizën, një praktikë që vetë Edi Rama na e dëshmoi publikisht se bëhet, edhe pas një fitoreje si e tija.
Mbi të gjitha, duket sërish zgjedhje e Lulzim Bashës, që të mos i japë drejtim kësaj situate qesharake me ministrat e vet në qeveri, teksa vetë është me pushime, njëlloj si Rama e ministrat e vet, me ndonjë përjashtim, për shkak të emergjencës së zjarreve.
Në këtë paradoks, që Lulzim Basha e shoqëron me heshtje, ishte krejt flagrant një ilustrim i pozitës së vështirë ku gjenden ministrat teknikë. Ministri i Drejtësisë, për hir të së vërtetës një nga njerëzit më të aftë që ka PD, u sfidua publikisht me tallje e moskonsideratë nga një kompani private, që ka sjellë byzylykët e shërbimit të provës. Dy herë e ftoi ministria këtë kompani për të bërë verifikimet e gjendjes e funksionimit të tyre dhe ajo jo vetëm që nuk u paraqit, por as nuk i ktheu përgjigje. Një injorim i tillë publik nuk ka shans t?i ndodhë një ministri të Ramës. Për pasojë, ministri teknik i opozitës gjendet në një situatë, ku kryeministri nuk e mbështet, ndërsa Basha nuk e tërheq.
Pa u ndalur tek rasti që po heton ministri Bardhi, përse vallë duket detyruar të vihet në një pozitë të tillë? E bashkë me të edhe Lulzim Basha që e mban aty, përse vallë e pranon këtë tallje e përçmim që i bëhet publikisht?
Këtë situatë e rëndojnë më tej edhe justifikimet alogjike, mbase për shkak të vapës, që lëshojnë përfaqësues të tij, se teknikët duke qëndruar deri në fund në detyrë, respektokan Kushtetutën e marrëveshjen e 18 majit.
Me një fjalë, opozita do vazhdojë të bëhet qesharake deri në fund, edhe kur tallen kaq hapur e kaq publikisht, me një rol që nuk i takon, qeverisjen, por këmbëngul ta luajë, për një arsye, që deri tani asnjë mendje racionale, sado dashamirëse ndaj Bashës e PD-së, nuk e rrok dot.
Përse Lulzim Basha po e lë të bjerret çdo ditë e në rënie të lirë, atë që është arma kryesore e opozitës, besueshmëria, ky mbetet një mister i madh, por edhe një luks i pakuptimtë, për moralin e cenuar tashmë nga një marrëveshje e pazbardhur, e nga një humbje spektakolare./GSH
Retorika mes Uashingtonit dhe Phenianit po ashpërsohet gjith...
Një mot i tmerrshëm me shira të rrëmbyeshëm kanë goditur sot...
Kreu i Depuartamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Ja...
Deputeti i PDIU, Aqif Rakipi, ka reaguar pas aksidentit të r...
Gjenerali i lartë amerikan ka mbërritur në gadishullin Korea...
Trupi i femrës është shumë ndryshe nga ai i mashkullit. Për...
Ndonjëherë mund të ndeshesh edhe me gjëra të pazakonta.Ndër...
Karabinierët e qytezës së Skancanos (Scanzano) afër Grosetos...
Si do të duken fëmijët tuaj? Kujt do t’i ngjajnë më shumë? ...
Një situatë horrori ka ndodhur në Brazil, ku një grua i ka ...
Një 67-vjeçar është arrestuar nga forcat e Policisë së Shkod...
Një person është arrestuar ditën e sotme në Sarandë. Shtetas...
Sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, Julian...
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka bërë një ...
Gjatë mesnatës një stuhi e papritur “mbyti” të gjithë vendin...
E shastiur dhe e përhumbur pas rezultatit të zgjedhjeve të ...
Policia kufitare e Rinasit ka shtrënguar masat e për kalimin...
Një 20-vjeçar nga Ohajo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës k...
Policia kufitare ka vijuar punën për ndalimin e personave q...
Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Sarandës pasi...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...