Protestuesit në refren kërkojnë largimin e Ramës: Duam dorëheqjen
Protestuesit janë vendosur para Kryeministrisë ku në refre...
Protestuesit janë vendosur para Kryeministrisë ku në refre...
Deputeti i PDIU, Aqif Rakipi, ka reaguar pas aksidentit të rëndë të ndodhur një ditë më parë, me pasojë vdekjen e një personi në autostradën Tiranë-Durrës. Për Neës 24, deputeti Rakipi shpreh keqardhje të jashtëzakonshme për humbjen e jetës së një njeriu, duke sqaruar se viktima i preu rrugën në të qindën e sekondës, teksa po udhëtonte herët në mëngjes nga Durrësi drejt Tiranës.
?E them me sinqeritetin më të madh që jam tej mase i hidhëruar për atë që ndodhi.E kam thënë dhe e ripërsëris që ndjej keqardhje dhe dhimbje për jetën e viktimës. Nuk kam qenë duke ecur shumë shpejt dhe dua të bëj me dije se makina ime është dëmtuar pasi personi u përplas mbi automjet ndërsa po bëja përpjekje për të manovruar kur dallova hijen e personit. Fatkeqësisht nuk kam mundur ta evitoj aksidentimin e tij megjithë përpjekjen e bërë?, tha Rakipi.
Më tej, deputeti shtoi se viktima ka kaluar në rrugë në fraksion sekondi dhe se nuk ka asgjë për të sqaruar, pasi ngjarja është parë dhe nga të paktën dy a më shumë persona në rrugë.
?Viktima ka kaluar në fraksion sekondi dhe nuk kam asgjë për të sqaruar sepse nuk kam bërë asnjë përpjekje të përdor pozicionin tim si deputet për të fshehur të vërtetën e këtij aksidenti që u pa edhe nga të paktën dy a më shumë persona që kaluan rrugën duke mos pyetur për rrezikun që sjell kalimi i saj prej tyre në atë mënyrë aq të pakujdesshme.Policia dhe prokuroria kanë aty provat filmike dhe të gjitha provat e tjera . Nuk jam tip që i fshihem të vërtetës. Në këtë rast ajo është kështu si po e them dhe sikurse e kam deklaruar e nënshkruar para organeve kompetente. Ndërsa gjithçka tjetër është spekullim keqdashësh ndaj emrit dhe figurës time publike?, u shpreh më tej deputeti.
Ai gjithashtu kërkoi seriozitet në maksimum për zbardhjen e së vërtetës dhe që ngjarja të hetohet deri më detaj.
?Garantoj gjithkënd në këtë proces kam kërkuar seriozitet max për zbardhjen e të vërtetës. Kërkoj të investigohet deri në detajet më të imtësishme për të nxjerrë në dritë të vërtetën. Atë mëngjes po kthehesha pasi kisha qëndruar deri në agim në Durrës, pranë nënës së një njeriut tim që po lëngon nga një sëmundje e rëndë. E bëj publik edhe këtë detaj të panevojshëm pasi po spekullohet edhe se ku isha , ku shkoja e se çfarë mund të kisha për të fshehur pas ngjarjes. Në atë moment gjykova se shkuarja menjëherë në polici ishte zgjidhja më e mirë. Nuk i kam telefonuar askujt. I jam nënshtruar testit të alkolit para kamerave dhe jam trajtuar nga ekspertët sikurse çdo kush tjetër i përfshirë në aksident. Shpreh keqardhje për jetën e humbur dhe nuk ia uroj askujt t?i ndodhë një aksident i tillë. Gjithkush êshtë i bindur që në këtë jetë ka plot gjëra që nuk varen prej vullnetit tonë. Lidhur me akuzat e PD deputeti Aqif Rakipi theksin se ai nuk shqetësohet për akuzat e ulëta politike, aq më tepër kur bëhet fjalë për një jetë të humbur që dikush kujtohet të bëjë politikë edhe në fatkeqësi. Nuk dua fare t?i komentoj tani këto, jam i hidhëruar për atë që ndodhi?, përfundoi deputeti i PDIU./CityNews
Gjenerali i lartë amerikan ka mbërritur në gadishullin Korea...
Trupi i femrës është shumë ndryshe nga ai i mashkullit. Për...
Ndonjëherë mund të ndeshesh edhe me gjëra të pazakonta.Ndër...
Karabinierët e qytezës së Skancanos (Scanzano) afër Grosetos...
Si do të duken fëmijët tuaj? Kujt do t’i ngjajnë më shumë? ...
Një situatë horrori ka ndodhur në Brazil, ku një grua i ka ...
Një 67-vjeçar është arrestuar nga forcat e Policisë së Shkod...
Një person është arrestuar ditën e sotme në Sarandë. Shtetas...
Sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, Julian...
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka bërë një ...
Gjatë mesnatës një stuhi e papritur “mbyti” të gjithë vendin...
E shastiur dhe e përhumbur pas rezultatit të zgjedhjeve të ...
Policia kufitare e Rinasit ka shtrënguar masat e për kalimin...
Një 20-vjeçar nga Ohajo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës k...
Policia kufitare ka vijuar punën për ndalimin e personave q...
Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Sarandës pasi...
Një person ka qëlluar me armë zjarri në ajër në qytetin e L...
Pas publikimit të skandalit të Kontrollit të Lartë të Shteti...
Ditët e sotme koha është shumë e shenjtë. Sidomos për femrat...
Policia e Elbasanit ka arrestuar ditën e sotme dy shtetas të...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...