Alarmi!/Kjo toksinë e bardhë që hani çdo ditë është tepër e rrezikshme
A e dini se çfarë është E621 ose monosodium glutamate, MSG? ...
Gjuha, territori, historia e kultura janë elementët bazikë që e identifikojnë shtetin komb, apo shtetin nacional sipas përkufizimit perëndimor.
Kongresi i Manastirit ka meritën historike pasi krijoi Alfabetin Shqip dhe e identifikoi Shqipërinë para Evropës dhe botës si një komb kulturor. Me zgjedhjen e shkronjave latine, korifenjtë e kulturës kombëtare i treguan Perëndimit se Shqipëria është një popull me kulturë e histori thellësisht evropiane dhe se janë fara dhe rrënja e qytetërimit evropian. Ata dëshmuan se orientimi i tyre kulturor dhe politik drejt vlerave të civilizimit perëndimor është jo vetëm domosdoshmëri ekzistenciale, por dhe mënyra më e sigurtë për t?u shkëputur përgjithmonë nga kthetrat e Perandorisë Otomane dhe të asaj Ruso -Sllave. Gjuha, si simbol themelor i një populli, është faktor kohezioni vetëm atëherë kur ajo shërben për unifikimin e të gjitha teksteve që nga Abetarja e deri tek literatura universitare e ajo akademike. Një tekst i Abetares për të gjithë femijët në hapësirën etnike shqiptare është alfa e betejës për ta bërë sistemin arsimor mbarëkombtar, një gurë themeli dhe premisë të sigurtë për të ardhmen e brezave që vijnë.
Kuvendi famëmadh i Arbrit i vitit 1703, i mbledhur nën kujdesin e Papës shqiptar Klementi Xl Albani, është jo vet?m djepi i Rilindjes Kombëtare, por është interpret i d?shirës së flaktë të arbërorëve për ta mbrojtur gjuhën e kulturën e vendit të tyre. Hapja e seminareve dhe kolegjeve në zona të ndryshme me vendim të Kuvendit historik të Arbërit, ku mësimi jepej shqip dhe me tekste të unifikuara, na tregon jo vetëm mashtrimin trashanik e kriminal që historiografia komuniste e dirigjuar nga qarqet antishqiptare sllavo-greke, ka bërë për moshën e gjuhës shqipe, por edhe diçka tjetër themelore, kujtesën tonë historike dhe se jemi tre shekuj prapa së veni n? jet? Projektin e stërgjyshërve tanë. Një sistem i unifikuar i gjuhës e shkollës shqipe do të thot? që fëmijët, nxënësit dhe studentët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal t? Zi, Luginë t? Preshevës, të kenë n? duart e tyre një tekst m?simor, të kenë të drejta e kritere të njëjta për të hyrë në universitetet tona dhe diploma të barazvlerëshme në të gjith? hapësirën shqiptare. Njësoj si për universitetet publike ashtu edhe për ato private. Kualifikimet pasuniversitare, doktoraturat e gradat shkencore duhet te jepen sipas një sistemi të njësuar nacional.
Bashkimi shpirtëror i kombit me një Projekt Nacional i paraprin Bashkimit Politik dhe Ekonomik. Ai pregatit terrenin dhe shërben si gurë-themel i Shtetit-Komb. Trashëgimia kulturore dhe historike janë një e të pandara për të gjitha trojet etnike ku banojnë shqiptarët. Këtë na tregon më së miri folklori, etnografia e së fundmi historia e arkeologjia e epokës ilire, parakristiane dhe e mesjetës së hershme.
Dëshmi të pakundërshtueshme, historike dhe shkencore tregojnë se të Parët tanë kanë patur jo vetëm hemogjenitet përsa i takon gjuhës, mënyrës së jetesës, riteve, dokeve e zakoneve të dalluara qartë nga popujt e tjerë të Ballkanit dhe Evropës, por dhe një civilizim t? shkallës më të lartë.
Shqiptarët ndodhen sot përballë kërcenimit serioz të kuartetit antishqiptar Moskë-Ankara-Beograd-Athinë. Në këto qendra përpunohen taktikat e hartohen strategjitë për të groposur njëherë e përgjithmonë kulturën e vjetër shqiptare dhe kujtesën tonë historike.
Shkatërrimi apo tjetërsimi i monumenteve të lashta dhe autentike shqiptare, duke përfshirë edhe ato të kultit, përpjekja për të përvetësuar figura të shquara Iliro-Dardano-Arbërore dhe për t?i etiketuar ato si sllavo-greke, e së fundmi edhe përpjekja donkishoteske për t?u marrë shqiptarëve Eposin Kombëtar, trashëgiminë Ilire, Gjergj Kastriotin, Migjenin apo Nanë Terezën vërtetojnë katërcipërisht këtë teoremë.
Këto fakte dëshmojnë se siç jemi të ndar? në pes? shtete me qeveri t? paafta e të korruptuara, me akademi të shkencave që flejnë gjumë, akoma nuk e kemi krijuar nëse shprehemi n? gjuhën ushtarake mburojën raketore kundër armiqve tanë historik.
Ka 15 vite që Unioni Artistik i Kombit Shqiptar, si institucioni më i rëndësishëm i kulturës kombëtare shqiptare, vepron n? të gjithë hapësirën etnike të Kombit Shqiptarë për të promovuar artin tradicional, folkun, këngën, vallen, etnografinë si pasaportë autentike, si ADN-në e Kombit tonë. Festivalet kombëtare, spektaklet, koncertet tematiko-patriotike janë organizuar nën moton: ?Një Komb, Një Kulturë-nj? Gjuhë- një Flamurë-një Histori-një Atdhe dhe së fundmi në Plavë-Guci: ?Një Komb – Një Shtet.
Këto manifestime janë kthyer në referendume artistiko-qytetare dhe se Unioni Artistik i Kombit Shqipëtar është laborator i Platformës së Unifikimit të Kulturës Kombëtare, pa diskutim mund të quhet ?Parlamenti Shpirtëror i Kombit?.
Ky konstatim më vjen natyrshëm për shkak se është i shtrirë me aktivitete të rëndësishme në mbarë hapësirën shqiptare dhe se ka si lidershqip ajkën e artit shqiptar.
Mesazhet e tij kanë qenë domethënëse për kohën dhe iu kanë paraprirë zhvillimeve politike. Mesazhet a artit janë të fuqishme dhe se futen aty ku nuk futet dot politika dhe diplomacia.
Kombi jonë nuk përcaktohet tek kombet dinastike apo kombet politike, por tek kombet etno-kulturore, prandaj jetëgjatësia dhe shpëtimi nga asimilimi gjatë sagës së gjatë i dedikohet kulturës tone.
Nëse i referohemi historisë së bashkimit të Gjermanisë aspak më shumë nuk ka kontribut Bis Marku se sa Gëte për realizimin e ëndrrës s? popujve gjermanikë.
Profeti Muhamed na mëson se: “jetëgjatësia e një populli varet nga jetëgjatësia e trashëgimisë shpirtërore të tij?.
Nëse qindra-mijëra artistë të Unionit Artistik të Kombit Shqiptar i bien kryq e tërthorë Atdheut me diplomaci artistike e art diplomatiko-politik, ashtu si Shën Pali Ilirikumit për t? përhapur Ungjillin e kulturës tonë kombëtare, qeveritarët e ministrat e korruptuar me anë të marionetave të tyre t?i mbyllin dyert kur ju paraqet projekte madhore të kulturës kombëtare të kuvendeve të këngëve, të valleve shqipe. Ata shkojn? m? tej duke u bërë barrikada e parë për të dëmtuar e asfiksuar trashëgiminë kulturore.
Projektet kombëtare, festivalet folklorike dhe strategjia afatgjatë për të zbuluar e promovuar breza të rinj artistësh kërkon bashkëveprim mes qeverive shqiptare dhe mbështetje financiare e logjistike.
Ka më shumë se një dekadë e gjysëm që është shembur muri mes shqiptarëve dhe asnjë festival kombëtar i folklorit i mbështetur nga qeveritë e Prishtinës dhe të Tiranës nuk është bërë e me gjasa as nuk mendohet të zhvillohet në Prizeren apo Prishtin?, për të mos folur për Shkupin, Mitrovicën, Preshevën apo Ulqinin. Këto treva të shquara kulturore e historike të Kombit tonë kanë të drejt? të ngren? pyetjen: -Përse Shqipëria Nanë na sheh me syrin e njerkës?! Çfarë bën Qeveria e Kosovës? Cilat janë frytet e takimeve pompoze dhe sfilatat qeveritare Tiranë-Prishtinë? A ka diplomaci kulturore mbarëkombëtare?!
Është paradoksale fakti që Shqipëria, një nga vendet me trashëgimi kulturore ndër më të pasurat e të vjetrit e Evropës krahas asaj (Greko-Romake), ka buxhetin më t? ulët n? kontinent në raport me XHDP-në për kulturën e vet kombëtare.
Hap tjetër i rendësishëm i Platformës së Shtetit-Komb është hapësira e lirë ekonomike, krijimi i komunuellthit ekonomik shqiptar. Politika të unifikuara të zhvillimit, të sigurisë kombëtare dhe të diplomacisë. Akoma me barriera doganore, me politika reciprociteti, në kufirin shqiptaro-shqiptarë.
Mendoni kur Princ Dhimitri i Shtetit t? Arbërit 800 vjet më parë bënte tregti të lirë me Raguzën dhe i merrte në mbrojtje në territorin e vet.
Kjo ka ndodhur dhe dy shekuj më vonë me Gjon Kastriotin dhe djemtë e tij, të cilët u zotoheshin venedikasve se do t?i mbronin dhe do të paguanin çdo dëm që pësonin në territorin e tyre.
Nj? komunuellth shqiptar ekonomik duhet t?u japë garanci bashkëkombasve se nuk do t?u shfaqet si makth trau i doganave apo taksimi i dyfishtë. Hapësira e lirë ekonomike për të dhanë frytet e saj kërkon në rradhë t? parë lëvizjen e shpejtë të mallrave e sherbime me shpejtësi në hapësirën panshqiptare.
Kjo ndodh vetëm atëher? kur t? financohen projektet e mëdha të infrastructures: Rruga e Arbrit, Korridori Adriatik-Alpe, lidhja e porteve shqiptare me rrjetin hekurudhor të Kosovës, një rrjet i unifikuar i energjisë. Këto janë investimet strategjike pa të cilat shqiptar?t nuk mund t? pretendojnë t? hedhin bazat ekonomike.
Siguria kombëtare e diplomacia e përbashkët janë pjesë e rëndësishme e Platformës së Shtetit-Komb. Përtej slloganit: ” Një Komb-Një Qendrim” qeveritë e Tiranës dhe të Prishtinës duhet ta kuptojnë se FSK dhe ato të ushtrisë në Shqipëri duhet të trajtohen njësoj, t? shkollohen në nj? akademi e me një program të vetëm. Të kenë të njëjtin sistem gradash dhe të njëjtën strategji të përbashkët në luftën kundër terrorizmit apo kundër rreziqeve që vijnë në mbarë hapësirën etnike shqiptare nga fqinjët shovinistë.
Politika e Jashtme ka qenë nyja gardiane e shtetit shqiptarë për 100 vjet. Çlirimi i Kosovës ka sjellë një realitet të ri, të cilin u detyra ta njohë edhe presidenti serb Vuçiç. Është koha t? presim me shpatën e drejtësisë këtë nyje të djallit. Shqiptarët duhet t?i flasin Botës me një gjuhë. Diplomacia duhet t? jetë mbarëkombtare.
Shqiptarët nga komb etno-kulturor? duhet të b?hen komb politik. Ka ardhë koha që ata të ken? Shtetin Komb.
Një mik i madh i shqipëtarëve, ish-ambasadori i Amerikan në Kosovë, Willam Wolker, në 20 vjetorin e spektaklit “Mirë se vini në Alpe” dhe në Festivalin e Dytë Kombëtar: “Kënga dhe Vallja Shqipe na Bashkon” tha: “Unë nuk i ndajë shqiptarët të Shqipërisë, të Kosovës, të Maqedonisë, të Çamërisë, të Malit të Zi, të Luginës s? Preshevës. Shqipëtarët janë Një dhe kan? Një Flamur.
Po e mbyll këtë opinion timin duke apostrofuar faktin se këto manifestime kulturoro-artistike u organizuan nga Shoqata ?Alpet Shqiptare?, Shoqata ?Maja e Karafilit?, me mbështetjen e Unionit Artistik të Kombit Shqipëtar në trojet e Ali Pashë Gucisë dhe të Jakup Ferrit, në Vuthaj, Plavë-Guci me dt. 30-31 korrik dhe 1 gusht 2017./Nga Azgan HAKLAJ
President i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar
A e dini se çfarë është E621 ose monosodium glutamate, MSG? ...
Një tjetër pushues ka humbur jetën sot në bregdetin shqiptar...
Gazetari Klodian Tomorri ka bërë një parashikim mbi të ardhm...
Më 13.3.1997 objekti shtetëror në Krrabë të Tiranës ku ruhej...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ka nd...
Ish-kryeministri Sali Berisha i ëhtë drejtuar me një thirrje...
Po, po, edhe si tërmeti i vitit 1967 -na thotë. Shkon dhe më...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj prezantoi pak k...
Doganierët e Barit në kuadrin e një operacioni kundra financ...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako ka inspektuar ...
Diferenca e moshës mes çiftit në një lidhje apo martesë, ka ...
Një situatë e pakëndëshme ka ndodhur me një gazetare në një ...
Deputeti Eduart Ndocaj ka bërë një aksident në Parma të Ital...
Pa u shpikur smartphonët , ju mund të zbulonit lehtësisht në...
Agjencia Qendrore e Inteligjencës amerikane, CIA, ka publiku...
Kryeministri i vendit, Edi Rama pas 4 vitesh bashkëqeverisje...
Një hapësirë e pyjore është përfshirë nga flakët mesditen e ...
Fatmir Mediu, aleati më i ngushtë i kreut të PD ka dhënë dhë...
Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka hapur të enjt...
Partia Demokratike pësoi një disfatë elektorale me 25 qersho...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...