web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryebashkiaku i Rotterdamit viziton Tiranën/Tjetër certifikatë turpi për Qeverinë Rama

10 Gusht 2017, 18:24, Aktualitet CNA

Pavarësisht se këto 4 vjet Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Tiranë nuk ka financuar as edhe një aktivitet, që të trajtojë problematikën e azilkërkuesve shqiptarë në Holandë si edhe të shqiptarëve, që në mënyrë klandestine nga Holanda synojnë portet angleze, në Holandë një problematikë e tillë është një hall i madh. Përvec zhurmës së mediave holandeze dhe luftës politike të Partisë së Lirisë përsa i përket azilkërkuesve dhe klandestinëve shqiptarë në Holandë, tashmë edhe autoritet holandeze po e marrin seriozisht në mënyrë maksimale një problematikë të tillë.

Kryebashkiaku i Rotterdamit në Tiranë
Ahmeed Aboutaleb kryebashkiaku maroken i Rotterdamit (nomenklaturë e Partisë Laburiste) i deklaroi RTV Rijnmond-it se brenda gushtit do vizitojë Tiranën. Kryefjala e kësaj vizite do jetë bashkëpunimi me autoritetet shqiptare për tu shpjeguar shqiptarëve shpresëhumbur se marrja e azilit në Holandë ka zero shanse!

Kryebashkiaku Veliaj shpreson ta shfrytëzojë vizitën në fjalë për luftrat e tija personale politike brenda PS-së. Ai shpreson që në takimin me z. Aboutaleb t?i shpjegojë kryebashkiakut të Rotterdamit se tiranasit nuk kërkojnë azil në Holandë, Gjermani, Suedi, Angli etj. sepse ato kanë rigjetur shpresën dhe vlerësojnë punën e madhe të Veliajt. Tiranasit vlerësojnë veprat e shumta publike-private si parkingje mbi e nëntokësore, grataciela deri ne 40 kate, mikro lulishte, parkime me pagesë në rrugë, pista për patinazh në Parkun e Madh të Tiranës etj. Nëntekësi do jetë i qartë në Tiranë në sajë të administrimit të standartit europian të kryebashkiakut Veliaj është kthyer shpresa dhe njerëzit nuk shkojnë më për azil në Europë, ndërsa në shkallë vendi Kryeministri Rama ende nuk po u ngjall shpresë shqiptarëve.

Z. Veliaj shpreson të jetë i sukseshëm në takim me Kryebashkiaun Ahmeed Aboutaleb, sepse që të dy kanë ndër të tjera edhe fëmijëri të ngjashme. Ahmeedi, kur ishte minoren njëlloj si Erioni, që shiste fiq, shiste erëza, rigon etj. në markatën e qytezës së lindjes, në Beni Sidel. Në moshën 15 vjecare thuajse njëlloj si Erioni me dajën, që shkuan klandestinë në Greqi, edhe Ahmeedi pas shumë peripecish në vitin 1976 mbërriti në Holandë bashkë me disa nga anëtarët e familjes. Për më shumë si Ahmeedi si Erioni janë outsiders në partitë e majta (PS dhe Partia laburiste në Holandë), ku ata militojnë. Mbetet për tu parë sesa do arrijë Veliaj ta shfrytëzojë këtë vizitë të kryebashkiakut të Rotterdamit, për interesat e tija personale politike.

Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Tiranë
Interes të vecantë të zgjon fakti që Ambasada Holandeze përsëri i jep zero, tamam zero, prioritet problemit të azilkërkuesve dhe klandestinëve shqiptarë në Holandë. Ambasada ende është shumë e zënë me financimin dhe mbarështrimine projekteve tipiketë llojit ?pork barrel projects? si psh. ai i Projektit MATRA. Bëhet fjalë për t?u bërë propagandë grave shqiptare, që të mos abortojnë në mënyrë selektive fetuset e seksit femër d.m.th. një projekt në kuadrin e së ashtuquajturës barazi gjinore! Mesa duket Ambasadën Holandeze në Tiranë e shqetësojnë më shumë fetuset femra të grave shqiptare se c?e shqetësojnë tërë politikën holandeze (nga Partia eLirisë djathtas, te Partia Laburiste majtas) problematika e azilkërkuesve dhe klandestinëve shqiptarë në Holandë (Sic!)/Nga GJERGJ THANASI

Për më shumë mund të konsultohet linku





Lajmet e fundit nga